Gjykata e Shkodrës ka dhënë vendimin duke i shpallur të pafajshëm Ish-trajnerin e kombëtares së femrave Armir Grima, ish boksierin e Vllaznisë, Nelson Hysa dhe ish-portierin e Vllaznisë B, Fabjol Rexhepi.
Këtë persona dyshoheshin si të përfshirë në grupin kriminal “Bajri”, por sot gjykata vendosi përfundimisht në favor të tyre.
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë pafajësinë për tre të arresturit, ndërkohë që në gusht të këtij vit, çështja u transferua nga Krimet e Renda tek Gjykata e Shkalles së Parë në Shkodër për moskopetencë.
Ky vendim u dha nga gjyqtari Tonin Sterkaj ndërsa prokurorja Edlira Cufi kërkoi pafajësinë për mungesë provash. Pas shqyrtimit, gjykata e Shkodrës u bind dhe dha pafajësinë për te tre këta shtetas.
o.j/dita
