Kur do vihet dorë për problemin e taksive?

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

Përshëndetje stafit drejtues, gazetarëve të gazetës DITA si edhe lexuesve të saj. Kam ngritur disa herë problemin e taksive të paligjshme të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, taksitë e komunave që punojnë në Tiranë dhe brenda vendit. Kemi informuar ministrin, kryeministrin, komunikojmë me policët e trafikut dhe na thonë se nuk kanë urdhër nga policia. Kur do vihet dorë për problemin e taksive? Nuk është bërë asgjë deri tani nga qeveria e re. Nuk duhet ta ngremë ne këtë problem, por shteti të merret me të gjitha punët që i takojnë. Po merret me kazinotë, me ndërtimet pa leje, me gjithçka të kundërligjshme, por shteti është rregullator për gjithçka. Kur do t’i vijë radha taksive, që deri më sot është sindikata më e madhe në vend?

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *