Me eliminimin e Tiranës dhe Vllaznisë, nga Kupa tashmë janë larguar të gjithë të mëdhenjtë e historisë së saj. Tirana ishte fituesja e dy edicioneve të fundit, si dhe skuadra me më tepër trofe, 15 të tilla, po aq sa edhe Partizani. Pas tyre vjen Dinamo, me 13 trofe, e eliminuar që në raundin e parë, ndërsa Vllaznia ka fituar gjashtë Kupa në historinë e saj. Nga skuadrat e mbetura në tetëshe, vetëm Flamurtari dhe Teuta e kanë fituar më parë Kupën, nga tri herë. Gjashtë skuadrat e tjera synojnë suksesin e parë.
Fituesit e Kupës
Tirana 15
Partizani 15
Dinamo 13
Vllaznia 6
Flamurtari 3
Teuta 3
Besa 2
Elbasani 2
Apolonia 1