Vrasja në Shosh/ Arrestohet autori i dyshuar, i afërm i viktimës

Edona Llukacaj

Policia e shtetit ka hedhur dritë mbi ngjarjen e djeshme në Shosh të Malësisë së Dukagjinit, ku mbeti i vrarë 55-vjeçari Lazer Arra ndërsa transportonte ushqimet e dimrit.

Policia ka arrestuar të martën autorin e dyshuar të ngjarjes, M. A., 26 vjeç raportohet të ketë edhe lidhje familjare me viktimën.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për konflikte të mëparshme mes viktimës dhe të dyshuarit.

Njoftimi i policisë:

Nga strukturat e D. V. P. Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë një pune intensive hetimore dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative është bërë dokumentimi ligjor dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit:

M. A., 26 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi dje më datë 21.10.2019 dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin L. A., në fshatin Palaj, Njësia Administrative Shosh, Shkodër.

Kjo ngjarje dyshohet të ketë ndodhur për konflikte të mëparshme mes familjeve.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *