Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në Golem, ku një person është rrëzuar teksa ishte duke punuar në lartësi në rindërtimin e një objekti.
Si pasojë e këtij aksidenti 40 vjeçari ka ndërruar jetë, ndonëse është dërguar menjëherë në spital për t’iu dhënë ndihma shëndetësore.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton shkaqet e rënies.
Njoftimi i Policisë:
Kavajë/ Informacion paraprak
Në Golem, më datë 22.10.2019, në një objekt në rikonstruktim ka rënë nga lartësia shtetasi D. H., 40 vjeç, banues në Durrës, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në Spital.
Si pasojë e dëmtimeve të marra,shtetasi D. H ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
e.ll./dita

Banues ne ndertesen ku punohej, apo punetor?