Qëndrim nga Shoqata Atdhetare Kulturore “Gramshi”
Ndërkohë që në kuadër të 75-vjetorit të çlirimit të Atdheut nga pushtuesit nazifashistë dhe përfundimit të Luftë së Dytë Botërore në Shqipëri, flitet dhe merren masa për kremtimin e kësaj ngjarjeje të shënuar, këto ditët e fundit ka pasur një thirrje nga një qytetar i Gramshit, për heqjen nga lulishtja e qytetit të bustit të luftëtarit antifashist dhe komandantit të batalionit Vërçë-Sulovë, Kapo Lenës, qytetar nderi i qytetit Gramsh, pas vdekjes.
Shoqata Kulturore Atdhetare “Gramshi” e cila ka në misionin e saj edhe ruajtjen e vlerave dhe traditave më të mira që përcjell Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare, jo vetëm që distancohet nga kjo thirrje e veçuar, por po ashtu e shikon me vend të mbajë një qëndrim ndaj saj, duke përmbledhur në pak rreshta për lexuesin, kontributin e komandant Kapos gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
***
LANҪ e rreshtoi Shqipërinë përkrah koalicionit Anglo-Sovjeto-Amerikan, në krahun e duhur të historisë. Kjo është padyshim një meritë e luftës dhe e atyre që e udhëhoqën luftën. Një arritje që i bën edhe sot ndere vendit. Për herë të parë bota i pa shqiptarët ndryshe nga ç’i mendonte; një komb i qytetëruar e i organizuar, një komb që çmonte lirinë e pavarësinë e atdheut, që ishte i gatshëm e i vendosur që me çdo çmim e me çdo sakrificë t’ia kthente ato vendit.
Në themelet e institucioneve mё tё larta tё Europёs sё sotme, ёshtё pra edhe gjaku i martirëve shqiptarë. Është ky gjaku i shenjtë i dëshmorëve dhe heronjve, me të cilën u shkrua historia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe s’ka forcë që ta deformojë apo ta njollosë atë.
Ashtu si edhe prof. Aleks Buda shprehej, më 29 nëntor 1944 mori fund historia e pushtimeve të Shqipërisë, e pazarllëqeve në kurriz të saj, që kishin çuar në rrudhje të kufijve etnikë, në shkëputje e aneksime të territoreve shqiptare nga shtetet fqinje. Të mbrosh të vërtetat historike është jo thjeshtë çështje morale, por atdhetare, sepse vetëm kështu lidhen kohët, bashkohen brezat, harmanizohen ndjenjat dhe forcohen idealet!
Sa i përket bustit të komandant Kapos, ai është vendosur në përputhje të plotë me ligjet e shtetit, me vendim të këshillit bashkiak të Gramshit. Meritë e familjarëve është investimi për lulishten ku u vendos busti. Dhe për këtë gjë familjarët e tij meritojnë lavdërime, e në veçanti Skënderi, i cili i fali qytetit një ambient të rehatshëm e të këndshëm, ku pushojnë qytetarët e Gramshit.
Këshilli bashkiak i Gramshit duhet të përgëzohet për përjetësimin e veprës së këtij burri të thjeshtë, i cili as e kishte idenë në atë kohë se çfarë ishte komunizmi, por mori pushkën e luftoi për çlirimin e atdheut nga nazifashistët. Ai bëri detyrën e tij si patriot e si shqiptar i ndershëm, ashtu si shume bij e bija të këtij populli, që luftuan e derdhën gjakun për lirinë e këtij vendi.

Kush ishte Kapo Lena?
Kapo Lena lindi në vitin 1893 në fshatin Rashtan të rrethit Gramsh, nё një familje të varfër fshatare, por të pasur me traditat dhe vlerat më të mira atdhetare, patriotike, luftarake e liridashëse, që kishin në themel të tyre besën, mikpritjen, bujarinë, trimërinë dhe humanizmin. Prindërit e tij kanë marrë pjesë në kryengritjet e vitit 1912 dhe kanë luftuar e ndihmuar për pavarësinë e Shqipërisë. Në këtë djep patriotik u lind, u përkund e u rrit trimi Kapo Lena.
Viti 1924 e gjeti Kapon në krahun e forcave mbështetëse të Fan Nolit. Më 6 prill 1939, kur mori vesh rrezikun e sulmit fashist, ngriti bashkëfshataret e tij të fshatit Rashtan dhe i kërkuan Nënprefekturës armë. Po përgjigjja që mori ishte: “Të ruajnë qetësinë dhe patriotizmin”.
Kapo Lena e ndjente shpirtërisht se atdheu i pushtuar nga Italia fashiste duhej çliruar, ndaj u lidh që në fillim me Lëvizjen Nacionalçlirimtare. Ai zbërtheu parmendën e qetë e punës nga teliga e zgjedha dhe rrëmbeu dyfekun e torbën me fishekë dhe bashkë me luftëtarë të tjerë të fshatrave përreth të Vërçës, më 31 janar dhe 2 shkurt, u shkoi në ndihmë e u bashkua me çetat partizane të Mokrës, Gorë-Oparit e Skraparit, dhe goditën postën e Snosmit. Ku u zhvilluan luftime shumë të ashpra dhe pas 8 orësh luftime pa ndërprerje, në Snosëm e Kodovjat, forcat fashiste u shpartalluan përfundimisht.
Me formimin e batalionit partizan Vërçë-Sulovë, Kapo Lena, inkuadrohet në këtë formacion. Ndërsa më vonë, në fillim të prillit 1944, caktohet Komandant i Komandës së Vendit në komunën e Kukurit me qendër në Kishë.
Pas Operacionit të Qershorit të vitit 1944, me organizimin e Batalionit Vërçë-Sulovë më 29 qershor të atij viti, ai u emërua komandant i këtij batalioni, detyrë që e kreu me devotshmëri deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë.
Pas përfundimit të luftës dhe çlirimit të Shqipërisë ai u kthye përsëri në fshatin e tij të lindjes. La dyfekun dhe mori prapë parmendën. Përveç lirisë dhe daljes një herë në vit në tribunën e festës që organizohej në 18 Gusht për nder të krijimit të Batalionit Vërçë-Sulovë, ai u trajtua si gjithë të tjerët.
Ishte rastësi që Kapo Lena shpëtoi e nuk u vra gjatë luftës, siç u vranë vartësit e tij si Shefqet Guzi apo Afëz Berbiu e partizane të tjerë të batalionit. Ndryshe ai sot mund të kishte varrin në varrezat e dëshmorëve të Atdheut. Ne duhet të përulemi përpara atij busti të vogël, të komandanti trim dhe njeriu të thjeshtë por me zemër të madhe.
Duhet të ruajmë kujtime të pashlyeshme pёr ata njerëz të thjeshtë dhe ato figura të paharruara, të ajkës të plejadës të shkëlqyer të atyre luftëtarëve që luftuan e drejtuan me profesionalizëm e përkushtim Luftën.
Kapo Lena, ishte një burrë i zgjuar, trim e bujar, cilësi këto që e bënin të ishte njëri ndër nga më të përmendurit burra të zonës, që meritojnë respekt e mirënjohje për punën e besnikërinë në gjithë fushat e jetës.
Nderim e respekt pёr këtë luftëtar të LANҪ-it. Njerëzit që e mbyllin jetën me nder meritojnë të kujtohen e nderohen për kontributet që kanë dhënë në tërë veprimtarin tyre, për t’ua transmetuar ato brezave që do të vijnë.
Me respekt,
Shoqata Atdhetare Kulturore “Gramshi”

Jane te gjitha te verteta ne kete promemorje me te cilen kujtohet e nderohet kjo figure patriotike.Turp per ata qe e nenecmojne dhe vjellin vrere.Zoti i denof
LANÇ ishte kopile e ruseve dhe serbeve dhe nuk ishte pjese e koalicionit anglo-amerikan-sovjetik. Nuk firmosi ndonje shqiptar ne ate koalicion. Prandaj Shqiperia nuk u ftua ne Konferencën e San Franciskos Prill-Qershor 1945. LEXO SHKRIMIN E KRISTO FRASHERIT.
Gramshi shyqyr qe ka nje hero dhe patriot si Kapo Lena! Se 75 vjetori i Clirimit keto figura historike duhet te kujtoje. Ata qe nxjerrin vrere e duan ta heqin do jene te semure mendore. Turp per analfabetet qe nuk njohin as historine e vendit te tyre. Bashkia Gramsh ju lumte qe i nderoni heronjte.
Gremshi ka qenë epiqendra e luftes së dyte boterore. gjithe bota aty e kishte mendjen. Pas Gremshin vjen Skrapari. Beteja te medha janë zhvilluar. Shyqyr qe na rreshtuan ne koalicionin e madhe se kushedi ku do ishim sot. Tmerr do ishte. Për xha Kapoja ka nje liber. Mjafton ta lexoni ate.
Cja Keta kopila qe duan te heqin bustin e komandantit ton qe ka luftuar per nje Shqiperi te lir: KAPO LENA ka qen trim i Shqiperia e jo tradhetareve: KAPO LENA ka qen trim e trimat si ai nuk vdesin kurr. Te jemi krenar qe KAPO LENA esht gramshiot. Se Gramshi ka akoma trima
O i biri Muhos,o ai ndertuesi qe do te ndertoje nje kulle shumakateshe tek Lulishtja Kapos.
Shoke gramshake! Ne Gramsh nuk ka ballista.legalista,rreaksionare,diversanete,armiku klases.
Prandaj per te gjetur se kush kerkon ta heqe Kapon nga Lulishtja,duhet te shkojme nja 70 vjet ne kohen e kulakeve.A pinte raki Kapua?Pinte.Me ke pinte raki Kapua?Me Muhon.Kush e rrahu Kapon?Muhua.
Kush e shpalli kulak Muhon? Kapua.
Prandaj une mendoj qe ketu kane dore djemt e Muhos dhe jo ballistet,zogistet dhe reaksioni nderkombetar.