Intervista / Cilat janë pritshmëritë e SHBA nga ngritja e SPAK dhe BKH

Edona Llukacaj

Zv. Ndihmës Sekretari amerikan për Çështje të Narkotikëve dhe Ligjzbatimit Jorgan Andrews, thotë se përkushtimi i Shteteve të Bashkuara për të mbështetur ngritjen e strukturave të reja që do të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si SPAK dhe Byroja e Hetimit, është i palëkundur. Gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë, Andreës ka komentuar zhvillimet që janë ndërmarrë në këtë aspekt në një intervistë për VoA.

Andrews tha ndër të tjera se zbatimi i masave antikorrupsion do të forconte dhe rolin e agjencive ligjzbatuese në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të drogës, pjesë të rëndësishme të së cilës ai sheh dhe reformimin e sistemit të burgjeve.

 

Z. Andrews, cili është qëllimi i vizitës tuaj në Shqipëri?

Andrews: Shumë faleminderit. Është kënaqësi të jem me ju sot. Përfaqësoj një byro të Departamentit të Shtetit të SHBA – Byronë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Ligjzbatimit. Jemi përgjegjës për zbatimin e ndihmës civile në fushën e sigurisë, zbatimit të ligjit dhe sektorin e drejtësisë në vendet anembanë botës. Jemi në 90 vende. Jemi krenarë që jemi partnerë me Shqipërinë dhe me policinë e sektorin e drejtësisë të Shqipërisë teksa ata ndërmarrin reforma për të përmirësuar cilësinë dhe sasinë e drejtësisë që iu ofrojnë qytetarëve të Shqipërisë.

Në raportin e DASH për strategjinë e luftës ndërkombëtare kundër narkotikëve theksohet se Shqipëria është gjithnjë e më shumë, një vend tranzit për kokainën dhe heroinën, pse ka ardhur kjo?

Andrews: Ka një numër arsyesh. Mendoj se mënyrat në të cilën drogat prodhohen dhe trafikohen kudo në botë po ndryshojnë. Mendoj se ka pasur përhapje jo vetëm të tipeve të drogave, me gjithë këto drogat sintetike, por që me globalizimin e logjistikës, korridoreve dhe rrjeteve, ka pasur edhe një përhapje të rrugëve të trafikimit. Pra, grupet kriminale ndërkombëtare kanë më shumë mundësi për të prodhuar dhe lëvizur drogat kudo në botë. Për pasojë, nuk duhet të habitemi që organizatat kriminale ndërkombëtare, përfshi ato në Shqipëri, po shfrytëzojnë këto mjete në botën e globalizuar.

Në raport thuhet se korrupsioni i përhapur e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve. Si i vlerësoni përpjekjet e autoriteteve shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar, drogës apo dhe pastrimin e parave dhe çfarë prisni më shumë?

Andrews: Po ndalem së pari tek komenti juaj për korrupsionin. Dëshiroj ta filloj duke thënë se jemi të gjithë qenie njerëzore. Nuk ka rëndësi se nga vjen, nëse jepet mundësia, një përqindje e caktuar e njerëzve do të zgjedhin të jenë të korruptuar. Nëse nuk kemi institucione të forta, të afta dhe të besueshme që krijojnë shtysat e duhura për sjellje të ndershme dhe shkurajojnë sjelljen e pandershme. Një nga gjërat ku punojmë me homologët tanë në Shqipëri, teksa ata ndërmarrin nisma të ndryshme anti-korrupsion, është se përpiqemi t’i ndihmojmë për të ngritur institucionet që do të shkurajojnë korrupsionin tek njerëzit.

Sepse në pikëpamjen tonë, korrupsioni është ai që minon çdo gjë në shoqëri. Pavarësisht nëse përpiqesh të krijosh një mjedis të mirë biznesi, të nxisësh investim nga kompani të huaja, të cilat do krijojnë vende pune për shqiptarët, apo nëse përpiqesh të qeverisësh dhe ofrosh shërbime për qytetarët – të gjitha këto gjëra minohen nga korrupsioni. Korrupsioni imponon kosto dhe në botën e globalizuar ku jetojmë, vendet tona nuk mund të jenë konkuruese nëse jemi të korruptuar. Nuk konkurojmë dot për biznes, nuk konkurojmë dot për mundësi, nëse paguajmë çmim ekstra për shkak të korrupsionit. Kështu, homologët tanë shqiptarë në sektorin e drejtësisë, në polici dhe tjetërkund po shohin masa të ndryshme anti-korrupsion. Realizimi i kësaj do t’i bëjë më të fortë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare për të ulur përmasat e trafikimit njerëzor, trafikut të drogës, dhe të tjera veprimtari kriminale. Pra të gjitha këto janë pjesë e krijimit të një sistemi më të mirë, më të fortë, më të aftë drejtësie.

Reforma në Drejtësi parashikon dhe ngritjes e strukturave të posacme për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe një njësi të posacme hetimore e ngjashme me FBI-në amerikane, cilat janë pritshmëritë tuaja për këto dy organe të reja që pritet të ngrihen, cila do të jetë mbështetja konkrete që do të ofrohet nga SHBA?

Andrews: Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përfshi zyrën që unë përfaqësoj, si dhe partnerët tanë në Departamentin e Drejtësisë mbështesin fort përpjekjet shqiptare për të ngritur këto struktura të reja anti-korrupsion. Kemi punuar fort për të ndihmuar Shqipërinë që të krijojë procesin e përzgjedhjes, për të siguruar që personat që vijnë në këto struktura të jenë kontrolluar (vetuar), dhe sillen si duhet pasi bëhen pjesë e atyre strukturave. Ideja është që pasi këto struktura të jenë themeluar dhe ngritur me personat e duhur, ata të mund të ndihmojnë institucionet shqiptare të bëhen më të forta, më transparente dhe të ofrojnë shërbime më të mira dhe drejtësi për qytetarët. Pra, përkushtimi ynë është i palëkundur. Do të vazhdojmë t’i mbështesim këto organizata. Por gjithnjë e më shumë, me kalimin e kohës, me përparimet që Shqipëria do të bëjë, do të kërkohet gjithnjë e më pak ndihmë sapo këto institucione të ngrihen dhe të fillojnë të funksionojnë mirë.

Së fundmi u njoftua për një mbështetje prej 920 mijë dollarësh amerikanë për përmirësimn e sistemit të burgjeve në Shqipëri, konkretisht, cfarë synohet përmes kësaj mbështetjeje?

Andrews: Më vjen mirë që më pyetët për këtë. Jemi në proces hartimi të një program të lidhur me sistemin e burgjeve. Si një person që ka qenë i përfshirë në programet tona të ndihmës për sistemet e burgjeve në vende të tjera, e njoh mirë këtë lloj pune. Në përgjithësi, kur përfshihemi në punën me burgjet, kjo është pjesë e një përpjekjeje më të madhe për të reformuar të gjithë sistemin. Qeveria e Shqipërisë ka nivel të lartë vullneti politik të investuar në reformimin e të gjithë sistemit. Kemi vënë re në vende të tjera se nëse reformohet policia, kjo nuk mjafton nëse gjykatat dhe burgjet nuk reformohen. Nëse reformohet policia, prokurorët dhe gjykatat, por nuk ke bërë gjë me burgjet, pavarësisht nëse arreston, heton dhe dënon një anëtar të krimit të organizuar, ai person mund të shkojë në burg dhe prapë ta drejtojë sipërmarrjen kriminale nga burgu. Pra, sistemi i burgjeve është pjesë kyç e përpjekjes për reforma në systemin e drejtësisë dhe interesi ynë është që të ndërtojmë një program që ndihmon për të siguruar që qeveria në fakt t’i kontrollojë burgjet dhe të sigurohet që të burgosurit nuk vazhdojnë të drejtojnë sipërmarrjet e tyre kriminale nga burgu./ VoA

e.ll./dita

Share This Article
10 Comments
  • Shqiptaret Presin nga SHBA-ja relizimin perfundimtar te reformes ne drejtesi.
    Edi Rama Monitoruesit i futi ne kushtetute duke u dhen gjith mbeshtetjen ligjore.!
    Arsyetimin ua dha dhe ju sote jeni Promotoret e realizimit te kesaje Reforme.
    Veshtersit tona ju tani me i keni te qarta.
    Lufte per ta pernguar madje edhe per ta sabotuar vjen nga Opozite ne rruge e shqiptarve. Ne se ju nuk ndihmoni rrezikohet cdo gje.!
    Shqiptaret persin per dite venjen para drejtesise te peshqeve te medhej.!
    Me ndihmen tuaj ju do ta beni kete drejtesi si ne SINGAPOR.!

  • Pra me ndihmen USA Shqiperia sigurron nje “jete me te mire “per policine dhe te burgosurit ..! Duke shtuar dhe llotarine qe garanton largimin e forcave te afta per pune , pra rinine , perspektiven e vendit shiheni vete duke bere llogari me “laps ne dore ” ..! Pse na duhet B.E.-ja kur kemi U.S.A.-n.. ..?Mos me te dyja eshte me i shpejte “integrimi ” ose me thjesht boshatimi i vendit ..?!

  • Bravo Amerika ,populli do ja dij për nder ,kjo është ndihma për çlirimin e dytë të shqipërisë,pas asajë të L2b.Prokurorët e gjykatësit dhe batalionet e avokatve e sekserve sot jan mafia më e madhe dhe më e rrezikshme ,jo vetëm për shqipërinë ,por për gjithë ballkanin dhe europën

  • Te luftoni korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri pa u denuar me pare Banda Krimminale e BERISHAJVE eshte tallja me madhe qe po i ben Amerika shqiptareve
    .
    Zoti Jorgan Andrews mos u bej jorgan per te mbuluar krimbiberishes..
    .le te pershendesim me kete rapsodi qe kuptosh sa sa thelle po poshtroni shqiptaret me keq se cdo lloj pushtimi klasik
    ….
    Do me u kthy dhendrri n’pushtet
    Tash do te dalim n’selamet.
    Dobro doshli, daj Fazllici !
    E uron Shkelzen-o-vici
    Zdravo unuka Argite !
    Te gezojme qe erdh kjo dite !
    Tash fitojme ç’far t’na doje zemra:
    Pare t’pista, prona, tendera,
    Me rrite normen e fitimit,
    Jem bashkue me boten e krimit.
    2.
    Babe Salihi jep udhezimet,
    Si me i shtue superfitimet:
    “Gjithsecili ne klanin tonë,
    T’angazhohet ne korrupsion !”
    Ne mandat te pare si president,
    Jam tregu koqe, pa mend,
    Me duket vetja anormal,
    Pse nuk vuna kapital !
    Eshte momenti te fitojme sot,
    Vitet qe na iken kot,
    Due me u ba pasanik,
    Me jetue si sheik!!
    Objektiv i madh per mu:
    Keto milionat me i fitu
    Si ti fusim ne xhepin tone,
    Ka metoda ti pastrojme.
    Arme, droge e kontrabande,
    Jane per burrat: pune e rande,
    Ketu, Argite mos i fut hundet,
    Kem Shkelzenin per kesi punesh.
    More Shkelzen, t’ka baba trim,
    Je i lind per demontim,
    Ti Argita, bija ime,
    Fokusou n’ privatizime.
    Sokoleshe, ti moj malesore,
    Na e hap studion ligjore,
    Gjithe projektet qe ka shteti,
    Do i perlajme t’ tana per vedi.
    Ç’fare ka prona ky milet,
    Ne mal, n’fushe a ne bregdet,
    Turru pra, ti moj azgane,
    Me i kalu n’llogarine tane.
    Thuri planet me ngadale,
    Futju bregdetit me radhe,
    Nga Ksamili ne Velipoje
    S’leme parcele te na shpetoje !
    Ty Jamarber t’kam si djale
    T’i zaptosh tokat ne Jale
    Per Zenin kam tjeter plan
    Jane dy mije hektare ne Seman
    Nuk na vjen me fati ne dere,
    Ta shfrytezojme per te fundit here,
    Te mos mbese aset pa shit,
    Te mos leme prone pa grabit.
    Hyrjen n’ NATO, me sa te mund,
    Do ta shtyj ne maksimum.
    Po te na bajne neve anetar,
    S’mund te vjedhim si me pare.
    Do veme kapital pa mase,
    Do fitojme para me thase,
    Me i pastrue sipas ligjit,
    Kemi firmat e Fazllicit.
    Shkina ime, moj Argite,
    Mire i “qan” keto “sukses fite”
    Çdo projekt qe konsulton,
    Dhjete perqindeshin e “rrafshon”.
    Nga qe pronat ke synim,
    Po te jap mendimin tim:
    Toke me çmim “badiava”
    Veç n’ Porto Romano ka.
    Jane pronare ca katundare,
    I genjejme me pak dollare.
    Bejme nje Vendim historik:
    E kthejme n’ Park Energjetik.
    Vlera e tokes shkon n’stratosfere,
    Rritet çmimi 300 here !!
    Sa firmos nje V.K.M.
    Pare te madhe fitojme ne !!
    Shkelzeno, qepju Gerdecit,
    Eshte mbreti i biznesit.
    Gjithe mafjozat ma t’nderu
    N’trafik armesh jane perqendru.
    Eshte biznes fantastik !
    Demontim dhe trafik.
    Do ta bejme ne menyra te fshehta,
    T’ mos leme gjurme ne evidenca.
    Trafikojme edhe raketa,
    Sa te doje Al-Qaida.
    Ne rruge sekrete permes Çadit,
    I çojme arme edhe Xhihadit.
    Nuk na duhen ne uzinat,
    Fillo, e ngre llamarinat.
    Perdor mjetet e ushtrise,
    Ke dhe çiken e Farise.
    Kam mendu per proceduren,
    Gati ke infrastrukturen.
    Alibe e Aldo Bumçe,
    I ke vartes n’ grupin e punes.
    Mos humb kohen me liçencat,
    Ti jep baba kompetencat.
    Qeveria, perfshi mua,
    Do te jete nen urdherat tua !!
    Ne poligon shko ndonjehere, n’te rralle,
    Veç me mbush thaset me dollare,
    Non-stop, n’supervizion,
    Baxhanakut i takon.
    Per fitimin maksimal,
    Nuk njoh ligj, as moral,
    Puna del me leverdi
    Kur shfrytezohen gra e femi.
    Keto jane pune qe leverdisin,
    Pasunohemi me tane fisin,
    Fitim te tille nuk ka pare bota,
    Pesedhjete breza s’na dhemb koka.
    3.
    Kam kerkese nga njerzt e grues:
    T’u jap serbve akses n’Durres.
    Kam mendue qe per Serbine
    Te baj aksin Laç-Morine!!
    Kosovaret nuk i due hiç,
    Sepse jane anti-Fazlliç.
    Çmendurisht une kam dashni,
    N’dajallaret e femijve t’mi.
    Rruga qe i sherben vatanit,
    Do kalonte grykes Komanit.
    Ky opsion nuk me pelqen:
    Me demton si biznesmen.
    Une nuk jam aq rrote budalli
    Me e ndertu nga thote Topalli.
    Rruga bregut lumit Drin,
    Le pa pune tragetin tim.
    Jam i lute prej Erdoganit,
    T’kaloje rruga bregut Fanit.
    Keshtu, kane shansin osmanllinjte,
    Per here te pare me shkel n’Mirdite!!
    Pra, Kosova eshte sebepi,
    Perfitues jane turku e serbi.
    Do ta haje buxheti i shtetit,
    Edhe xhepat e miletit.
    Nga miliardat qe do hedh,
    Gjysmen n’rruge-tjerat i vjedh.
    Jemi te “ndershem” ne publik,
    Eshte projekt patriotik !!
    Do ta nisim me nxitim,
    Pa projekt e preventiv,
    Keshtu nuk kapet abuzimi,
    N’xhepat tane shtohet fitimi.
    Gropes se zeze te korrupsionit,
    I veme emrin “Rruga e Kombit”
    Se ky popull eshte i trashe,
    E ha sapun per djathe.
    Keshtu, per dite vjedhim miliona,
    Me parullen: “rrofte Kosova”.
    Plan biznesi me te mire s’ ka,
    Miliardere ka me na ba!!
    Eshte projekt qe suporton,
    Çdo lloj vjedhje e korrupsion.
    Jane pa tru shqiptaret e ngrate,
    I mashtrojme dhe per fushate.
    Une jam Sale talebani,
    Me vjen ne ndihme dhe Erdogani
    Me sebep te inagurimit,
    Dy dite para votimit !!
    (Dasem te madhe do te banim,
    Te kishim ketu dhe Sllobodanin !!)
    Po u ba ndonje padi,
    E dergojme Sollakun n’shpi.
    Me mbrojt fort korrupsionin,
    Kemi gati “lustracionin”.
    Kemi eksperience nga bota,
    Siç vepronte Penelopa.
    Keshtu do bajme me tunelin,
    E ndertojme pastaj e shembim.
    Siç na meson arithmetika,
    Kete e thote edhe Argita:
    Qe te fitohet sa me shume,
    Duhet rrit puna n’volum.
    Sukses-fija eshte derivat,
    Punet e vogla japin pak.
    Po kur shifra eshte me billiona.
    Çahen brinjesh llogarite tona !!
    4.
    Nga Argita due’ i projekt:
    Si ta fusim ARMO-n ne xhep.
    T’u krijojme pershtypjen t’taneve,
    Se ua dhame amerikaneve.
    Nga Teksasi, nje firme hiçi,
    Na e gjejne Toma e Fazlliçi.
    Koperture n’afera krimi,
    Rezart Taçi esht me kopili.
    Thirre Taçin me urgjence !
    Fillo, jepi konsulence !
    Te startoje, me korrupsion,
    T’paguaje mediat, sa t’kerkojne.
    Taçi-Oil, ky Taç-rrufjani,
    Fonde sjell nga Azerbaijani.
    Nuk prish pune, t’ zeza a t’kuqe,
    Mire se te vijne nga mafia ruse !
    Vlere fiktive veme n’ offerte,
    Me u “pague” per 5-6 vjet,
    Po u zbuluem nga konkurentat,
    I nderron Ruli dokumentat.
    Nuk e ban ai per shoqni,
    Ai ka ketu pjesen e tij,
    “Druri i arres” qe nje nxitim,
    Sot e kam ortakun tim.
    Per “OK”-n ne parlament,
    Duhet ba nje marifet:
    Vec te kete emerin “garanci”
    Boshe e fallco, s’ka rendesi.
    Grupi im parlamentar,
    Jane ca koqe, e ca gomare,
    S’jane te zot as “per nje pune”,
    Miratojne ç’far u tham une.
    Pse jane arti, politika ?!
    I blejme ca nga opozita,
    Kur ta mbyllim kete pazar,
    U çojme ftesat per iftar.
    Per parate, s’kemi siklet,
    ARMO-n e marrim pa leke,
    Po t’na pyese ndonje gazete,
    “Jane pague”, por jo n’buxhet.
    Po e teproi ndonje gazetar,
    Do ta shpalle une tradhetar,
    Do ia djeg gjithe pasurine,
    Me shtypshkronje, e me makine.
    Per transferta kriminale,
    Kemi banken personale,
    Me Tan Santo e Elvane,
    Kryebandit Adrian Fullane.
    I bajme ligjet si t’i dona,
    Qe ARMO t’jete e jona.
    Ky qe plani, me startuu,
    Eshte sukses i garantuu !!
    ESHTE PROJEKTI I FITORES !
    JA KALOJME DHE AL KAPONES !!
    5.
    Merakoset nene Jovanka:
    Motra ime, Sllobodanka !
    Mos ma lini n’balte Fasllicin,
    Pse e kemi Kryeministrin?!
    Sal Berisha mban fjalimin:
    Mos ma ngucni “gospodinin”
    Mbyllni gojen deputete !
    Se ua sjell ketu n’parlament.
    Nis veprimet paranoja:
    O Damir, o “srdce moja” !
    Merre çarterin per Tirane
    Je ne bes’time n’ TV Klan.
    Ne aeroport shtrohet tapeti,
    Me urdher te nalte nga shteti,
    Zbret me nderet e nje princi,
    Dora vete: druzhe Faslliçi.
    Angazhohet i gjithe shteti,
    Policia e prefekti,
    Shantazhojne Sala e Liria:
    Te rrije urte prokuroria !!.
    Se eshte koke, per koke te mikut,
    Eshte koka e trafikut,
    Kontrabanda e Ballkanit,
    Kontrollohet prej “viganit”.
    6.
    Fakte te reja kan dale ne drite:
    Kush e nxori Azemin ne prite,
    Kush e shfrytezoi arkivolin,
    Me ba 14 shtatorin !
    S’e harrove o Sale, traditen,
    Keshtu e vrave edhe Trebicken,
    E verteta po del ne pah,
    Kush e çoi Kosten “per gjah”.
    Po te zbardhet prej fillimit,
    Tragjedia e 2 Prillit:
    Dora qe gjakosi Shkodren,
    Ajo vrau dhe Remzi Hoxhen.
    Kur Kosova ngrinte krye,
    Behej shqipja “lesh e li”,
    Luks i madh per Serbine,
    Kur shtie n’kaos Shqiperine.
    Hej Sali, miku i Fazlliçit,
    Ia kalove Karaxhiçit,
    Karburant i dhé Serbise,
    Me vra djemte e Dardanise!!
    U rrjeshtove n’krah te Rugoves,
    Kundra trimave te Kosoves
    I gjithe populli u çudit
    Kur i shpallet “terroriste” !!
    Trimat, ne lufte me dushmanin,
    Ti, biznes me Arkanin.
    Dosja jote ne Beograd,
    Filloi te jape rezultat.
    Kur Kosovës po i vinte fati,
    Direktiven jep lugati.
    Me urdher te UDB-se
    I the “jo”, Rambuje-se.
    Ti ke ba nje mal me krime,
    Vrave popullin ne lufte civile,
    Mbolle ngjarjen me vrastare
    “Hiroshimen” gerdecare.
    Tym e helm mbushe kete vend:
    Bloze qymyri, nafte e cement,
    Ke dhe plane me mizore,
    Me centralet berthamore !!
    Si familje, je ba llum
    Ju ka vene mafia perfund:
    Delijorgji, Medi dobiçi
    Rezart Taçi e Fazlliçi.
    Qe ta themi hapur fare,
    Eshte gjithe mafia nderkombetare,
    Kriminelet ke ortakë,
    Me t’çue ne Hage, ti e ke pak!
    7.
    Jam Sali, Sali “qëndresa”
    Vrava, vodha gjithe sa desha
    Per pushtet, une djeg Shqipnine,
    Per Gerdecin, hiç s’ma ndin.
    Madje jam shume i vendose,
    Per nje tjeter katastrofe !
    Me barut u ba shume buje,
    Kete here do jete me uje !!
    Shkodren do ta bej det,
    Ta mbaje mend perjete !
    Tragjedi qe s’e ka pase,
    Ne Kafe te Madhe permbi skaf !!
    Vi nga kulla e Vicitolit.
    Jam nga shpella e Mit Sokolit,
    Qe ju turr topit per ment’ krese,
    Tu mendue se eshte n’sigurese !
    As kurkujt nuk ia kam friken,
    E kam “tredh” une opoziten
    N’ unison me Edi Ramen,
    Kushtetutes ia kam “kajt nanen”.
    Le t’vazhdoje me batuta,
    Tu tregue perralla me flutura
    Nuk me tremb mue Johni II-te,
    Une nuk pyes per Amerike !!
    Derisa t’permbyset globi,
    Me rruen trapin “Silvia Konti”,
    Se ia marr erzin n’publik,
    Ia kam ba nje vidioklip !
    Me gjyqsorin s’kam problem
    Aty kam une klanin tem,
    Bamirit ia kam ba bene,
    Do t’ia marr dhe KLD-ne.
    Me i vu krimit kapak,
    Mua m’duhet edhe nje mandat
    Kam nje plan te sterhollue,
    Me lane popullin pa votue.
    Kur te vije dita per votim,
    Jam usta n’manipulim.
    E ujdis dhe me Europen,
    N’qeveri me kokelopën.
    8.
    Mire ia ban more faqezi,
    Kur ka t’marre qe t’besojne ty,
    Se çdo popull ne planet
    Nuk do të sillte me ne pushtet.
    Per faturen dhjetra mijera
    Brenga, plage edhe viktima,
    Per gjithe krimet ndaj vatanit,
    Do ta benin si Sadamit.
    9.
    Hapi blloqet moj Argite:
    A ka mbet ndonje gje pa u shit ?
    Nga vemendja si na doli ?
    INSIG-u , ALBPETROL-i ?!
    Duhet te kesh n’vemendjen tate,
    Dhe repartet ushtarake.
    Ç’fare ka: toke e ndertim,
    Ta kthejme ne perfitim!!”.
    Te punojme ma me kujdes,
    Po na dalin letrat n’shesh.
    “Bomba” e pare qe faksi djalit,
    Tash, e-mailat e Ansarit !
    Ne publik erzin na muaren,
    s’na paguan as faturen,
    Me aferat qe t’zbuloi Tema
    Mos t’jem une, t’kishin fut brenda.
    Per çdo gje, rrofte kapari,
    Se ta fusin si arabi
    Ta kesh rregull n’punen tane:
    Leket merren paradhanie !
    Mos u ban more babe zevzek,
    I thote t’jatit çika e vet:
    “Veç me tenderat qe kam n’proces,
    Jam tu e mbushe edhe nje thes !”
    Asetet qe ti permende,
    I kam te shkrume n’listen teme.
    Une i bej punet me grafik,
    I kam ne plan per kete vit.
    Nuk pajtohem me kritikat,
    Mos mi humb babo meritat.
    M’ gjej nje tjeter ne Planet,
    Qe eshte ba bos per 4 vjet ?!
    Per çdo prone qe eshte kthy,
    Une e Zeni kem nderhy.
    Ne çdo projekt e investim,
    Aty eshte dhe emri im !!
    Koncesione e tenderime,
    Kane kalue ne doren time.
    S’jam mjaftue si konsultare,
    me perqindje, jam pronare !!
    A e ke pa si po hedh shtat,
    QTU-ja e re ne Farke ?
    Veper qe se ka Shqipnia,
    Ashte tu u ba me leket e mija !
    Lumenjte: Drin, Vjose e Devoll,
    I kam une nen kontroll !
    Po s’pagoi taksen tek une,
    S’fiton asnje konsorcium !!
    Fantazia ime s’ndalet,
    Kam fillue te zaptoj dhe malet:
    Dajt, Terbun e Veleçik,
    Tash jam ngule dhe n’Bukanik.
    Me ndihmen e dajes Fazlliç,
    Kem ba lek e fitue miq:
    Mishkovicin e Arkanit,
    Dhe djalin e Sllobodanit !!
    Kam arrite me menaxhu,
    Procesin me te korruptu.
    I rashe vize VITOL gjigandit,
    Ia dhashe ARMO-n Taçit mamit.
    Edhe pse jam billionare
    Ne shume projekte, aksionare,
    Do te vazhdoj ta rrjep Shqipnine,
    Vete e deshen borgjezine !
    Pra, ç’ka lidhje me terrenin,
    E godisim bashke me Zenin,
    Ti kujdesu veç per vedi:
    Mos me ra nga pushteti
    Qe t’i gezojme na pasunite,
    Mos prano me i hap kutite.
    Se po i hape, fiton Rama,
    E na i konfiskon te tana !!
    Po erdhi ai n’pushtet,
    E sigurte: burgu na pret.
    Krimet tona sa nje mal,
    Nuk mjafton kodi penal.
    Qe te shpetojme duhet me ik,
    Ne azil politik,
    Nese duem nje vend tamam,
    Shkojme drejt e n’Teheran.
    ***
    Zonjë e madhe Jozefinë,
    Ke merita n’sigurim,
    Që kur re në banane,
    Ti je ba pulitikane.
    Nga besimi europiane,
    Në politike je talebane,
    Për të tjerat je hibride,
    Nuk e flet as gjuhën shqipe.
    Si kryetare je e dhunshme,
    Nga fjalori: e paturpshme !
    Histerike si një vrasëse !!
    I njeh mirë dhe lëndet plasëse !!
    ***
    Kush e solli kete cunam ?
    Kryeministri sharlatan !
    “Hena blu” as “dielli gri”,
    Dora vete shoku Sali !
    Hapi syte o milet,
    Pse fajtore jemi vete:
    Se çdo votë për atë lubi,
    Eshte burim për tragjedi !!
    Moj malesia e Gjakovës,
    Ke pas qene e pararojes,
    Ti ke pase burra model,
    Turp, qe nxore ate kriminel !
    Do t’mbuloje Sale turpi i zi
    Per afera e per tradheti,
    Do te mbetet brez pas brezit:
    “Kryeministri i Gerdecit”.
    Para teje ne tradheti,
    Jane zhyt Zogu e daja i tij.
    Por s’kane bere te tilla pazare!!,
    Me ujrat territoriale.
    Kjo do te thote se n’ qeveri
    Esat Pasha na eshte kthy.
    Problemi qe ka sot vendi:
    A do vi dhe Avni Rustemi ?!
    Jeni nje tufe me kusare,
    Me Ballinje e Selmanllare,
    Delijorgje dhe Fazlliçё,
    Taç e maç e berishiçe.
    Kjo eshte klike qeveritare,
    Eshte nje bande kriminale,
    Ruli, Basha dhe Mediu,
    Kapobanda eshte Saliu.

    • Respekt i nderuar ,
      Ky eshte Realiteti Shqiptare ,
      qe s’kerko Dylbi ta dalloshe !

      Vetem se per rasti qe sdo ta shikoshe
      dhe largon shiimin prej Krimielave islamiste si sali berrisha & baden e tij .

      Faktet mbi kte kriminel islamist i njeh tashme gjithe Bota

  • Sa kohe vazhdon mbeshtetja e SHBA per “perpjekjet shqiptare” asgje nuk behet si der me sot. Sepse eshte mbeshtetje per asnje lloj perpjekje. Mbetja ne vendnumero e pse jo, hapa prapa ne luften e famshme kunder korrupsionit duket se nuk do t’ja dije per ate mbeshtetjen e SHBA.

  • Zoti Jorgan Andreas .Shqiperine e kane okupuar banda neokq omunistee PyS PD e lSiJemi me keq se ne kochen e Enver hoxhes ai JA u Mori pronat pronareve dhe i kthehu ne kooperativa bujqesore .Kurse keta banditet e sotem po i marin per vehten e tyre.Ndihmojeni popullin shqiptare dhe invesitoret e huaj te investojne.kemi 30 vite qe degjojme perralla Ku mos harrojme shifra e viktimave ka kaluar 8000 raste .ja keni kaluar diktatures keto 30 vite gjoja demokraci .Mjaft me hipokrizi i nderuar e i respektuar Jorgan..

  • Zoti Jorgan Andreas .Shqiperine e kane okupuar banda neokqomunistee PS PD e lSiJemi me keq se ne kochen e Enver hoxhes ai JA u Mori pronat pronareve dhe i kthehu ne kooperativa bujqesore .Kurse keta banditet e sotem po i marin per vehten e tyre.Ndihmojeni popullin shqiptare dhe invesitoret e huaj te investojne.kemi 30 vite qe degjojme perralla Ku mos harrojme shifra e viktimave ka kaluar 8000 raste .ja keni kaluar diktatures keto 30 vite gjoja demokraci .Mjaft me hipokrizi i nderuar e i respektuar Jorgan..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *