Sulmuan qiramarrësit, lihen në burg babë e bir

Leda Hysa

Babë e bir, të dyshuar si autorët e atentatit të ndodhur me armë 3 ditë më parë në një lavazh në qytetin e Beratit, ku shënjestra ishte pikërisht pronari i lavazhit për shkak të një borxhi të papaguar, janë lënë në burg.

Vladimir dhe Xhoni Spahiu, 52 dhe 25 vjeç si dhe Petrit Qypi 66 vjeç, janë njohur paraditen e sotme me masën e arrestit që trupi gjykues ka vendosur ndaj tyre.

Ata janë sjellë në Gjykatën e Beratit pasditen e sotme nën masa të rrepta sigurie.

Pasi ka dëgjuar edhe avokatët e palëve, gjyqtarja e çështjes e ka vlerësuar “të ligjshëm” arrestimin e tyre, dhe ka vendosur për ta masën e sigurisë “arrest me burg”.

 

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Kur shteti nuk punon e detyron qytetaret me ba vetdrejtesi!!
    Ia edhe nje arsye per pse Macroni me vend tha jo shqiperise!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *