Fakti që projekti TAP po përfundon po e ‘nxjerr zbuluar’ ekonominë vendase. Sipas të dhënave zyrtare të ministrisë së financave, të ardhurat nga TVSH e brendshme, një tregues direkt i konsumit në ekonomi, kanë rënë me 48%, rënia më e thellë të paktën në dekadën e fundit.
Financat sqaruan zyrtarisht se efekti kryesor ka ardhur nga fakti që gazsjellësi TAP është drejt fundit dhe kompanitë nënkontraktore të TAP, që janë kryesisht të huaja, nuk kanë më aktivitet. “Ecuria e TVSH për 9-mujorin nuk ka qenë në nivelet e duhura, por kjo jo si pasojë e informalitetit. Janë tregues të gazsjellësit TAP, i cili nuk ka pasur ndikim në këtë vit sa ka pasur vitet e mëparshme.
Ndërkohë që është edhe ndikimi i energjisë elektrike që vitin e shkuar ka pasur një kontribut të lartë në rritjen ekonomike por jo këtë vit. Ecuria e TAP gjithashtu ka qenë e lidhur ngushtë edhe me nënkontraktorët, kryesisht ndërtimin dhe normalisht do reflektohet edhe më gjerë”, pohoi pak ditë më parë drejtoresha e përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj.
Të dhënat zyrtare tregojnë se në shtator u mblodhën vetëm 1.85 miliardë euro nga TVSH e brendshme, nga 3.6 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për periudhën janar- shtator, të ardhurat ranë me gati 22%, performanca më e keqe në vite.
Kjo tendencë tregon se sa e dobët është ekonomia vendase, teksa është e varur kaq shumë vetëm nga një projekt, edhe ai tashmë në mbarim.
TAP është investimi më i madh që është bërë ndonjëherë në ekonominë shqiptare, me një vlerë prej 1.5 miliardë euro, sipas të dhënave zyrtare, por me futjen e tij në tokë, efekti mbaron (Shqipëria nuk ka infrastrukturë për të përdorur gazin, të paktën në afatin e mesëm).
Efekt tjetër në rënien e të ardhurave të TVSH-së ka dhënë ulja e prodhimit të energjisë dhe mbyllja e aktivitetit të lojërave të fatit.

Të ardhurat në total për periudhën janar-shtator arritën në 343 miliardë lekë, me një rritje prej 4.2% me bazë vjetore. Në krahasim me planin, buxhetit i mungojnë rreth 8 miliardë lekë, ose rreth 65 milionë euro
Të ardhurat totale nga TVSH-ja, që është zëri kryesor në buxhet që sjell mbi 30% të të hyrave në total, ranë me 4.4%, të ndikuara nga performanca e dobët e TVSH-së së brendshme.
Në rënie të fortë me 8.6% ishin dhe të ardhurat nga taksa nacionale, si rrjedhojë e ecurisë së dobët të mineraleve.
Të ardhurat nga tatimfitimi u rritën me 11.5%, ndërsa ato nga akciza me 4.7%.
Të ardhurat nga sigurimet shoqërore ishin pozitive, me plus 5.5%.
Rritjen më të fortë e shënoi tatimi mbi të ardhurat personale, me 33%, i ndikuar nga ulja e tatimit mbi dividend nga 15% në 8%, me efekt prapaveprues dhe për vitet e mëparshme, çka bëri që bizneset të nxitonin të shpërndanin fitimet deri në shtator, kur ishte dhe afati i fundit. Sipas të dhënave zyrtare nga Tatimet, të ardhurat nga dividendi në janar-shtator të këtij viti ishin rreth 11 miliardë lekë (90 milionë euro), me trefishim në raport me vitin e mëparshëm.
Në rritje të fortë ishin dhe taksat lokale, me 31%, ku efektin kryesor e kanë dhënë arkëtimet nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, si rrjedhojë e lejeve të ndërtimit të dhëna kryesisht në Tiranë.

Duke përjashtuar efektin e dividendit dhe taksave lokale, rritja e të ardhurave është pothuajse zero./ monitor


duket me te tendence kriminale ky artikull si shume te tjere kunder qeverise Rama.
.
te kuptohemi:
.
Jam anti-Rame i vijes pare por keto analiza dhe grafiqe me “koke poshte” vetem ndonje kalama me 4 klase i ha
.
nese investimi më i madh që është bërë ndonjëherë në ekonominë shqiptare, me një vlerë prej 1.5 miliardë euro eshte drejt mbarimiit eshte normale kjo ulje..
.
boll bresherite papushim kunder Rames…se je bere te neveritshem…..1 miljard ishte humbja me CEZ-in ne 2009 me berishorrin dhe nuk pame keto grafiqe si llastiqe
.
mos futemi te rruga kombit ( korbit) qe ka gllaberuar mbi 2 miljard dollare
.
Fshati digjet, kurva ramiste krihet..
Asgje per tu shqetesuar! Do te hapen bordellot dhe do lejohen dyqanet e hashashit, te cilat edhe ato vetem fillimisht, do ta mbushin buxhetin e shtetit me para. Kur dhe ato te bien, do shohim ndonje mundesi tjeter, si bie fjala ndonje konflikt i vogel ushtarak me fqinjet, ose pale se ku! leku do rrjedhe gjithnje per buxhetin e shtetit dhe per borxhet qe do lahen!
Nuk ka lene gje zbuluar ne ekonomine shqiptare qeveria e Rames qe ta zbuloje TAP. E ka rrjepur me ato koncesionet sa nuk ka kirurgji ta rigjeneroje. Renia ekonomike e shumices derrmuese te familjeve shqiptare eshte arsyeja kryesore e deshires per emigrim si kurre me pare. Kete nuk e sheh vetem kush do te mbaje syze derrase.
Isha kurioz te dija sa te ardhura jane nga prodhimi i naftes
Apo atje me mire mos flasim?
Shoket e dites, ekonomia shqipetare nuk eshte tvsh.
Tvsh eshte pjesa e ekonomise shqipetare qe perfundon
Ne llogarine Bahamas olsi rama
Mos u merzitni shoke se nuk keni pare gje akoma!
Ku shkuan ato ekzaltimet e 1 milione shuplakave? E karvani qe ecte me vrap drejt humneres pa degjuar qente qe lehnin?
Jepini shoke mos e ndaloni vrapin se tashme ekonomia shqiptare po shkon drejt shkaterrimit. Kur shteti nuk paguan sigurimet shoqerore per nepunesit e vet dmth. qe cdo gje ka marre fund.
Tap ka kontraktor Bashkim Ulajn. Cfare prisni me teper?
More po ky TAP- i do ta hap tapën që të rrjedh gaz apo është si ai investimi madhor i termocentralit në qytetin e rrugës së famshme “transballkanike”, Vlorës, ku së shpejti do të ndërtohet jo larg termocentralit edhe një aeroport jo “transballkanik” por “transkontinental” që do të lidh Vlorën dhe Tërbaçin direkt me Nju Jorkun dhe Vashingtonin. Ky aerodrom do të zvogëloj ngarkesën e atij të Rinasit dhe sidomos atij të Kuksit ku në çdo një sekondë ulen e ngrihen dy aeroplanë. Qytetarët e Vlorës dhe zgjedhësit e Edi Ramës me PPP e aerodromit do të mburren jo vetëm me rrugën “tranballkanike” por edhe me aerodromin “transkontinetal” pran TEC-it muzeal. Përpara qeveritarë me investime si TEC-i për skrap i Vlorës, si TAP-i që sikurse tregojnë bathët nuk do ti hapet kurrë tapa dhe do u hap punë skrapistave dhe Kurumit. Përpara me rrugë 100 miljon euro për km që lidhin Orikumin me mëhallën e sipërme të Dukatit ose që lidhin Milotburgun me rëndësi ndërkombtare dhe fshatin Balldren i famshëm në botë për rritjen e gjelave të detit dhe do të bëhet më i famshëm me projektin ambicioz “100 fshatra turistkë, 100 lule” nisur nga strategu i bujqësisë shqipëtare shoku i nerum Edi Rama. Që të rriten të ardhurat nga TVSH, rritjani ilaçeve të pensionistëve TVSH, rriteni TVSH në faturat e korentit dhe ujit, mallrave, që blihen në treg se është pak 20% dhe bëjeni pse jo 50% ama kryeministri të thoj që “vetëm budallenjtë nuk e kuptojnë që TVSH është ulur” dhe do të ketë mirkuptimin e popullit të mënçur shqipëtar që nuk e pranon që të duket budalla para kryeministrit dhe do të pranoj sikurse pranoj uljen e çmimit të energjisë elektrike nga 7,5 në 9,5 plus 20% TVSH në 11,4 L të rinjë. Me që u rritkan të ardhurat nga TVSH mund të ndërtohet një TAP tjetër psh nga Sureli deri në ….. Panaja një fshat tjetër i rëndësishëm si Sureli, pran TEC-it muze të qytetit të rrugës transballkanike Topana -Skelë. Përpara ju, strategë të PPP-ve me projektet ambicjoze të mirëstudjuara
E fundit , mos vall duhet një PPP për grumbullimin e të ardhurave nga TVSH natyrisht me dy drejtues, një burrë dhe një grua që po tja fut kot burri gruaja ta përmbaj dhe simbas formulës gjeniale të PS, “drejtimi nga një burr bashkangjitur me një grua=suksesi në tepsin qeverisëse”, të ardhurat do të rriten. Mos vallë, sipas kësaj formule, përveç kryeministrit na duhet dhe një kryeministreshë, përveç presidentit edhe një presidenteshë e kështu me radhë në të gjithë institucionet që punët të përparojnë dhe shteti ynë të bëhet model edhe për Europën që mund të shpëtoj nga problemet e brëndshme dhe presidenti Makruan, po të ketë pranë një presidenteshë, s’ do të bëj më gabimin historik që ti thoj jo Shqipëris.
O rrote thiri mendjes. Se po shuhemi si shkrepsja. Iku dhe dylli e do filloi te digjet druri./