Krenar që jetoj në kohën që jeton Manolis Glezos!

Leda Hysa

(Mendoj se botimi i intervistës së Heroit Antifashist të famshëm Manolis Glezos, është ngjarja më e shënuar në ekzistencën e gazetës “Dita”)

Heroi Kombëtar,

i fqinjes sonë-Greqisë,

është Monument i Gjallë,

i gjithë Historisë!

 

Për neve-që Lirinë,

me shpirt e zëmër duam,

është nder-që me Heroin,

në të njëjtën kohë jetuam!

 

S’është thjesht një Monument,

nga ne për t’u adhuruar,

po një flamur betejash,

që na thotë: ”Rrini zgjuar!”

 

Heroi Legjendar,

na thotë të rrijmë zgjuar,

sepse Liria është,

gjithmonë e kërcënuar!

 

Sepse Liria është,

gjithmonë e kërcënuar,

se barku që polli fashizmin,

jo kurrë-s’është shterpëzuar!

 

Këtu dhe në Greqi,

plot neofashistë frymojnë,

a s’janë të tillë ata,

që Luftën tonë mohojnë!

 

Dhe kolaboracionistët,

në piedestal i çojnë,

dhe matin pulsin tonë,

se si do reagojmë!

 

Një Vend Antifashist,

me forcë do reagonte,

për përmbysjen e qeverisë,

kjo thagmë do mjaftonte!

 

Këtu-këtë e bëri,

i pari i socialistëve,

për turp-të ulin kokën,

u thotë Antifashistëve!

 

Kjo vepër monstruoze,

kaloi pa zhurmë e bujë,

ndaj Manolis Glezos thotë:

“Mos i hidhni verës ujë!”

 

Vera duhet të jetë e fortë,

me ujë e pa trazuar,

se barku i fashizmit,

kurrë s’është shterpëzuar!

 

Dhe kush me Komunizmin,

fashizmin barazon,

e ngre nga hiri i zi,

Hitlerin shenjtëron!

 

Gjashtë milionë hebrenj,

fëmijë-pleq -gra e burra,

mbasi u mbytën me gaz,

u dogjën nëpër furra!.

 

Këto krime makabre,

kurrë s’mundet të harrohen,

të tilla barbari,

me asgjë nuk barazohen!

 

Jo vetëm kolaboracionistët,

janë rehabilituar,

ka syresh që Holokaustin,

pa turp e kanë mohuar!

 

Manolis Glezos është,

Legjendë e mbijetuar,

ky Shekullor-si veten,

Greqinë ka shenjtëruar!

 

Manolis Glezos është,

në të shuar si specie e rrallë,

po për ne-Antifashistët e Planetit,

është Monumenti i gjallë!

 

Një kambanë e artë betejash,

që brezat frymëzon,

Antifashizmi i tij,

është në ADN-në tonë!.

 

Krenar që lindjen e Diellit,

me këtë Kollos e prita,

krenar që përshëndetja e tij,

më gjeti tek Tribuna “Dita”!

 

Mirënjohës Spartak Brahos,

një nga miqtë e mi më të mirë,

që pruri në gazetë,

një të tillë mysafir!

 

S’është rastësi që jemi,

në të njëjtin gjyq me neofashistët e rinj,

Tufa me shokë përfaqësojnë,

këtu dhe më gjerë njerëzit më të zinj!

 

Ne ende jemi këtu,

si një çetë e pathyer partizane,

s’është kjo beteja e fundit,

me mbeturinat e neveritshme hitleriane!

 

Manolis nga Greqia na thërret,

që të mos lëmë gur përmbi gurë,

që koha e Tufave,

këtu të mos vijë kurrë!

 

Ndaj jemi kaq krenar,

që kohën e Manolis Glezos jetojmë,

një arsye më shumë,

që mbeturinat fashiste t’i shpartallojmë!

 

A.DUKA

Share This Article
3 Comments
  • KOZi nderkaq eshte krenar qe jeton kohen e atyre nacionalisteve greke qe sebashku me aleatet anglez ne 1949 i hudhen komunistet ne det ose pertej malit gramozit ! Interesant aleatet Anglez aleat ne luften kunder fashizmit, aleat ne luften kunder komunizmit ,aleat te partive e qeverise tone sot !…..tung

    • Komunizmi eshte nje pjelle ruso -sllave I cili ju ka sherbyer ketyre te fundit si nje vegel per ekspansionizmin e tyre gjenocidial ne trojet shqipetare. Ishin pikerisht hordhite komuniste si te mbrendshme ashtu edhe te jashtme ato qe e masakruan dhe e copetuan kombin shqipetar si asnje here tjeter ne historine e tije. Si nje shqipetare do ti thoja zotit Duka qe te jete krenare per Adem Jasharin , Bekim Berishen, Xhelal Hajden, Agim Ramadanin,Ramush Haradinajn
      (mbrenda botes shqipetare) , si dhe te jete krenare per Kroatin Ante Gotovina, amerikanet
      si Madaleine Albright, Bill Clinton, Wesley Clark, anglezet Robin Cook, Tony Blair qe I bombarduan ato strofullat e qelbura te komunisteve gjenocidiale sllav. Nje shqipetare I vertete smund te jete krenare me nje person qe ka qene pjese vendimemarrese e nje parlamenti te mirefillte antishqipetare .
      E po te flasim per “heroizmat” e “antifashisteve legjendare” greke le ti kujtojme zotit Duka se ishin po te njejtet qe ne vend qe te luftonin gjermanet ata ju versulen populsise shqipetare came duke e masakruar .
      E persa I perket “trimerise ” se ketyre xhuxhave
      le ti kujtojme zotit Duka se si vetem 5000 parashutiste gjermane nen komanden e gjeneralit Shtudent arriten ta marrin ishullin e Kretes per vetem 7 dite megjithese perballe tyre ata kishin 40, 000 forca greke .
      Heroi I madh Agim Ramadani ka shkruar keto vargje :
      “Syte mu shterrshin nese pushoj
      Lirine tende me endrrue
      Mallku m’qofte gjaku im
      Nese m’vrasin pa luftue”.
      Ja ky eshte heroi im shqipetare qe beri dicka per popullin tim shqipetare .
      Ndersa to zoti Duka thuri lavde dhe nenshtroju perpara nje trimi qe sishte aspak trim .

  • Kliko zoti Duka 6 Milion Jews dhe do shohesh me documenta qe keto shifra te propagandes e kane zanafillen qe ne 1918en kur gazetat New York Times,Canada Times dhe te tjera i kane te docunentuara.
    E verteta fshihet dhe bile perpjekjet per te denoncuar keto krime te Njerezimit nuk shikojne driten e vertete.
    Sa per komunizmin,eshte nje sistem qe nuk pranon kritiken,nuk ka dialog, nuk ka respekt.
    Eshte nje Dogme Laike qe nuk lejon lirine e mendimit dhe zhvillimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *