Rama zbardh telefonatën me Merkel: 45 minuta, vendosëm pikat mbi “i”

Leda Hysa

Kryeministri Edi Rama shkruan se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, disa ditë pas vendimit të KE për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kreu i qeverisë njofton se bisedoi me Merkel mbi ecurinë e përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave dhe mori sërish mbështetjen e saj për këtë çështje.

Gjatë një telefonate rreth 45 min me Kancelaren Merkel vendosëm të gjitha pikat mbi “i” për ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave për anëtarësim. Kancelarja rinënvizoi qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të Shqipërisë. Danke Angela!”, shkruan Rama në Twitter.

l.h/ dita

Share This Article
14 Comments
  • Nuk i duam Negociatat,,,,or po nuk e duam as BE.
    Rendesi ka,qe Lyderi Rajonal ka folur 45minuta me zonjen Merkel.
    NA BEHET ZEMRA MAL QE LYDERI KA FOLUR JO PAK,POR 45 MINUTA ME ZONJEN MERKEL.
    Per 45 minuta me zonjen Merkel nuk ka folur as Trapi Amerikes.
    Por ka folur Trapi Tiranes.

  • Po pse nuk i thua Merkelit te te sjelle ndonje gjerman edhe per kryeminister. Ti vere pikat mbi ” i ” edhe ne qeveri se jo per gje por te ka marre muti shalet!

    Apo kete qeverine e ke merak vete se leshon… s’ke faj, me ato pjeshkat qe ke vene, ci do gjermanet qe jane dhe te shemtuar!

  • Mashtrues ordiner , mburravec si femijet e perkedhelur te mamaçkave , thjesht nje Legen Materniteti .
    Cilin do fus ne burg ky Halabak , ata me të cilët ka ngrënë në një ÇANAK ?
    Shume prej tyre ja kanë kapur Kokën me derë këtij Manjaku dhe njiherit Frikacaku !

  • Faj keni dhe ju te nderuar te kesaj gazete prestigjoze te pa mvarur DITA.qe i jepni e i botoni keto pallavrat pa Krippe te ketij pardesy bardhi te Ramiz Alise .Ky alabak anti shqiptar do jete katovicari i fundit i ketij tranzicioni post komunist.

  • E PARA “GRUA SHTETI” NE BOTE – ANGELA MERKEL

    – Nje shembull per tu ndjekur nga
    cdo lider e politikan boteror

    – Kryevendi i nderit ne fillim te ketij
    mijevjecari !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ish- lidere e rinise komuniste gjermano-lindore sot “ Zonja e Celikte” e demokracise gjermane.
    A ka deshmi me te fuqishme e fuqise magjike te demokracise se vertete !?
    Cili eshte mesimi i madh i rruges se saj te jetes politike ?
    Ideologjite, partite, njerezit jane te perkohshme, vdekatare me turp apo me nder!
    Populli, shteti, kombi jane te perjetshem sa te kete Toke ne Gjithesi .
    Cdo njeri ka te drejten dhe deshem apo nuk deshem ndryshon .
    Para se te jete demokrat apo komunist, socialist apo antisocialist…. miliarder apo i mjere, shkencetar apo lopcar… njeriu duhet te jete njeri !
    Nje nga keta shembuj vigan eshte Angela Merkel, Kancelarja e Gjermanise.
    Pse ?
    Sepse si dje edhe sot brenda shpirtit, mendjes, qenies se saj fizike dhe morale ishte njerzilleku, morali njerezor, dashuria per popullin dhe shtetin e saj, mendesia demokratike.
    Jane te rralle shembuj me te forte te fuqise magjike te demokracise se ai i “ Zonjes se Celikte” te Gjermanise,
    Nga lidere e nje organízate te ekstremit te majte komunist ne udheheqese e shquar e nje partie te djathte qe e lartoi edhe emrin e saj duke lartuar e begatuar shtetin e popullin e vet.
    E jo vetem te tyre, por edhe te miliona imigranteve e refugjateve lufte nga Afganistani, Iraku, Siria …. e deri edhe nga Shqiperia.
    Udheheqes te tille te medhenj e bejne edhe me te madh edhe me te fuqishem, edhe me te nderuar e respektuar jo vetem popullin e shtetin e vet por edhe mbare Boten.
    “Zonja e Celikte” e Gjermanise, Angela Merkel eshte shembulli me i ndrituar i politikes boterore eshte lulja rrezatuese e demokracise se vertete pa gjykime e paragjykime ideologjike e raciste.
    Angela Merkel eshte shembulli per tu ndjekur nga cdo politikan e lider shteteror e boteror!
    Mirenjohje, respekt, nderim pa kufi per Kancelaren alias “ Zonjen e Celikte” dhe te paren“ Grua Shteti” te mirefillte ne Bote sot e per shume kohe.
    Angela Merkel ka fituar tashme vend te arte ne Panteonin e liderve me te shquar te Botes dhe kryevendin e pare te tyre ne fillimin e minevjcarin e ri.

  • Shenim : Keto “pikat mbi ‘I’ me duken si batakcillek per
    t’i hedhur hi syve shqiptareve. Mjaft me me keto pala-
    calleqe politikanesh shqiptare. Keni marre te gjithe hu-
    qet e Qoftelargut te Vicidolit: Mashtrim,genjeshtra, etj.etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *