Dogjën nxënësen pse raportoi ngacmimin seksual, dënim me vdekje për 16 persona

Leda Hysa

Një gjykatë në Bangladesh dënoi me vdekje 16 persona për vrasjen e një vajze, e cila e akuzoi profesorin e saj për ngacmim seksual. Nusrat Jahan Rafi, 19 vjeçe, vdiq në prill në Feni, qytet rreth 160 kilometra larg kryeqytetit Daka. Asaj iu bë presion të tërheqë akuzat dhe pasi refuzoi u dogj nga një grup burrash.

Mësuesi i akuzuar është në mesin e të dënuarve. Vrasja e saj tronditi Bangladeshin dhe çoi në një seri protestash që kërkonin drejtësi. Gjykimi ka qenë ndër më të shpejtët, pasi rastet e tilla zakonisht marrin vite në Bangladesh. Ngacmimi seksual mendohet të jetë relativisht i zakonshëm në këtë vend.

Një raport nga organizata bamirëse ActionAid, në fillim të këtij viti, zbuloi se 80% e grave që punojnë në industrinë e veshjeve në Bangladesh kanë parë ose kanë përjetuar dhunë seksuale në punë.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *