2 mijë lekë shumëzim për 1 milion shpulla

editor

Nga fotoja, është një vajzë që e kemi të vështirë të kuptojmë nëse është apo jo hallexheshë. Nuk duket edhe aq. Madje, mund të ketë edhe smart-phone në dorë. Sikur të ishte hallexheshë, kjo shitja e votës do të merrte një farë kuptimi, sepse, është e  kotë t’i kërkosh dikujt të ruajë dinjitetin politik  kur ai nuk ruan dot as standartin e mbijetesës.

Ky fakt, kjo vajzë që nuk duket edhe aq hallexheshë është shumë shqetësues. Sepse, vota nuk blihet më për hall. Blihet, siç blihen një kile mollë. Studentët bëjnë dhe një rrugë falas deri në qytetin e vet, atje marrin dhe ca lek për t’i prishur në darkë. Ç’të keqe ka?

E keqja e votës që shitet sot

Më kujtohet Preç Zogaj, që i pari pat artikuluar frazën “kudo ku ka ndonjë rezultat që të habit, ka një histori parash”. Nuk pati shumë jehonë, se askujt nuk i intereson. Vetë partia e zotit Basha është përfolur përflitet në të gjitha zgjedhjet ka fluturuar në Shqipëri studentë pa biletë falas nga Europa përmes një kompanie që po ashtu thuhe se ëshët e lidhur me të. Të gjtihë njohim njerëz që e kanë shitur votën, sa te LSI, sa te PS e sa te PD. këtu të gjithë blejnë votë.

20 mijë lek të vjetra, është një çmim i ulët. Shitja e votës nuk është thjesht dëm i demokracisë. Është dëm i sistemit. Masiviteti i shitjes së votës (kujto Preçin: kudo ku ka surpriza… dhe ka shumë!) vë në lëvitje një mekanizëm ku blerësi i votës, shet ca gjëra të tjera, vende pune, influencë, apo votë diku tjetër. Ti ia merr lekun këtu, por ai ta merr diku tjetër. Dhe, krijohet një sistem ku ai që të jep ato lekët sot, të ka hipur në kurriz për tërë jetën, jo veëtm për 4 vjet. Me 2 mijë lek. Dhe mbi të gjitha, është një mekanizëm i drejtuar vetëm nga paraja dhe është një luftë që e fiton më i pasuri. Pra, nuk e fiton vajza në foto. Për fat të keq, nuk e fiton as Edi Rama.

Kujt i duhet ky informacion?

Prokuroria ngjan pak qesharake, që habitet që na u shitkërkan vota dhe vendos të nisë hetimet. Ka mbi 10 vjet që shiten. U shitën masivisht më 23 qershor.

Por, mendoj që më i shqetësuari duhet të jetë Rama. Korça, mund të ishte fillimi i zhbërjes së sistemit që ka nisur të kalçifikohet.

Nëse vazhdon të besojë te 1 milion shpullat, kam frikë se shumë nga ato 1 milion shpulla janë gati të godasin dhe atë, mjafton të dalë dikush që ofron më shumë.

Share This Article
14 Comments
  • O xhaxhi analisti : ja ke fut kot fare. Jo te gjithe ato qe votuan shiten voten e tyre,dhe jo te gjithe shqiptaret u joshen qe te votojne nje parti te caktuar,dhe per me teper : nuk ka asnje garanci qe ai/ajo qe ka marre nje shume te caktuar lekesh per te votuar X parti-te kete votuar pikersht per kte X parti. Te pakten une nuk bej pjese te ajo formula jote apo e anijes me vela=Prec Zogaj “2 mije leke x 1 milion shpulla” !! Shpulla ime ishte per ata bastarde te degjenerum!!!

  • E drejte dhe per tu shqetesuar ky fenomen. Aq me teper dhe i panevojshem! Aq me teper pas votimit!
    Kjo e ben edhe me te rende…

  • Koloreto!
    I lexoj me endje shkrimet e tua,por me kete shkrim ke HUMBUR SHUME!!!
    Ne se nuk ke patur ndonje TEME per te shkruar,mos e bej si Muc Nano,qe zhgarravit ca llafe per te t’u GJENDUR KOLA NE PUNE!!!
    E verteta e TYMNAJES MASHTRUESE qe u ngrit per votimet e Korces ishte nje BLLOF!!!
    Studenteve iu pagua rruga per te votuar dhe askush nuk zbuloi se atyre iu kerkua te votonin per PS-ne!!!
    PD-ja angazhoi nje FLOTE AJRORE TE BELLE AIR per te prure emigrantet ne votime e ju na tregoni perralla me mbret!!!
    Po mitingjet e partive ne Tirane e rrethe,A NUK BEHEN ME TRANSPORT FALAS???
    Jo BLERJE PO VJEDHJE MASIVE VOTASH KA BERE Berisha ne te kaluaren,HAPUR DHE LIVE NE TV dhe askush nuk thirri prokurorine,por BASHA XHVATI BASHKINE E TIRANES dhe Berisha PUSHT-etin!!!
    KOLORETO,mos u vjas me a derebardhe!!!
    Nuk behesh opozitar me zor!!!
    Keni kohe per ta treguar veten se jeni ne ROJE TE DEMOKRACISE SE PASTERT!!!

    • Plotesisht dakord. Aviona,autobuze dhe ne fund bilete vajtje -ardhje(kjo eshte me e lira). Kjo nuk eshte blerje vote o Koloreto qe na permend Precin qe eshte shitur vete disa here. Thjesht fare i eshte paguar bileta simpatizanteve qe dihet se per ke votojne.

  • Nuk kuptoni qe është sistemi i gabuar? Vetem Sovrani me demokraci të drejtoerdrejtë do shkaterroi këtë sistem kriminal e antidemokratik!Nuk do kete me NJESHA, por vetëm ARBITER qe nuk merr asnje post qeverises a parlamentar! Vdekja e partive politike verdikt i së ardhmes botrore dhe këtê e tha para zedhenësit të Obames,para kryeministrit Letta,ish kryeministrit Monti etj, guru i M 5 S, Gianmario Casaleggio…Ne disa rrethe ne Shqiperi si Tirane,Shkoder,Berat,Korcë,Vlorë ka filluar Levizja Shqiptare 5 Yjet! Afrohu,zbrit ne fushë,lufto!Nuk ka NJESHA politikë!NJESHI je ti! Afrohu!Ti je Sovrani! Vepro!…

  • Nese ka dicka qe ka lidhje vertet me shqetesimin tend rreth shit-blerjeve-kjo duhet te jete rreth merkatos se laviro deputeteve dhe laviro gjyqesorit !!! Mafias nuk i intereson se kush iken apo kush vjen ne pushtet,asaj i interesojne pazaret e saj te ndyra te cilat i arrine nepermjet laviro-deputeteve&pushtetareve&gjyqtareve!!! Le te mos bejme tani te cuditurin kur degjojme per raste te tilla qe vertete nuk jane dicka e mire. Ktu jetojme te gjithe dhe i dijme shume mire maskaralliqet qe ndodhin ktu sot e 23 vjet,i dijme shume mire traret e ndyresise Made by PD & SB qe e bejne kte ndodhicke te jet vecse nje qime !!! E pame te gjithe “Live” se si u zgjodh kukulla e PD-es !!

  • I sakte komenti i xhonson! Do te shtoja:- Dhija(PD) me bishtin prpjet e bythe-zbuluar e pa nje dite Delen, qe po leshonte kakardhi. I tha deles ‘T’a Pash!’

  • Asocaccjoni,(keshtu bejne te gjithe),keshtu bente PD,hajt te bejme dhe ne.Eshte psikologjia e katunareve te konvikteve qe kurveroheshin duke pare njera tjetren.Edi Rama, meqe je piktor te sugjeroj te vendosesh ne muret e PS neper rrethe,tabllone `Te Verberit`.

    • O idiot me licence-Kadafi!
      Ate nenin merre,fute ne …dhe mos na bej moral,kur nuk ke vete MORAL!!!
      Ai neni yt ka 23 vjet qe eshte bere per te fshire b…!!!
      Po te ishte keshtu sic derdellit ti e shume te tjere si ty ,atehere,pyes:
      1-Pse u jepet partive politike MILIONA per te bere fushate per 45 dite rresht???
      Perse duhet kjo fushata,me qindra automjete te paguara nga keto para te popullit,me dhjetra spektakle boshe,ku paguhen zorraxhinjte qe te argalisin militantet??
      2-Po avionet dhe autobuzet qe bien me bilete VAJTJE-ARDHJE falas emigrantet ,A NUK ESHTE SHKELJE E KETIJ NENI E LIGJI???
      3-Po shqyerja e kutive te votimit dhe mbushja e tyre me flete votimi mbi numurin e zgjedhesve te rregjistruar,A NUK ESHTE SHKELJE E KETIJ NENI???
      4-Po MBYLLJA E KUTIVE per te mos u numeruar dhe djegia e tyre pa u verifikuar, nga Berisha,A NUK ESHTE KRIM I PASTER dhe shkelje e ketij neni???
      5-Po kalimi i DEPUTETEVE nga nje parti te tjetra,A NUK ESHTE KRIM NDAJ DEMOKRACISE DHE VERDIKTIT TE POPULLIT???
      6-Po caktimi i LISTES SE DEPUTETEVE VETEM NGA KRYETARET E PARTIVE E JO NGA ZGJEDHESIT,a NUK ESHTE BLERJE E POSTIT TE DEPUTETIT????
      Eh,sa VJEDHJE KRIMINALE jane bere e behen ne Shqiperi keto 23 vjet dhe askush nuk ka pesuar gje,ndersa ti Kadaif na CAN TRAPIN me mbrockullat e tua!!!

  • Ka ardhe ZOGU ke dora. Nje shkrim OPOZITAR vlen shume, paguan PD , nuk ka rendesi fakti , ka rendesi te nxish te bardhen, ka rendesi te shkruash , te zhgaravitesh dhe kjo rritet dhe me shume kur shkruajne emra te njohur si ish kundershtare te BERISHES, Keta po normal qe paguhen , keta bejne SKUP .
    Ndaj shkruani dhe kunder ca te rinjeve qe vijne nga Tirana ne KORCE apo diku tjeter per te votuar edhe pse demokratet e korces apo te tjere socialist ne po kete qytet as qe e luajten b… per te bere nje gje te tille. Duhej te vinin nga Tirana dhe per 2000 leke te qelbura tju nxijne faqen per nje te drejte kushtetuese.
    Shume nga ju qe shkruani e keni deklaruar disa here qe nuk keni shkuar te votoni, edhe TOSI qe ende paguhet nga taksat e ketij vendi nuk shkon te votoje, eshte te tjere plot . Keta duhet te jene ne shenjester qe marrin para dhe nuk shkojne te votojne.
    Lerni FRESH-istat apo dhe te tjere te votojne.

  • PRA O KOLORETO DJALI, NENI 328 I DENON ME BURG ATA QE I KANE OFRUAR KETO TE HOLLA(ATA TE ZYRA E RILINDJES) DHE ME GJOBE PENALE ATA STUDENTET IDJOTE QE HENGREN DOPJO GJASHTEN PER 2 MIJE LEKE.
    ME VJEN KEQ PO KJO ESHTE SITUATA SADO QE TE PERDRIDHESH ME SOFIZMA FILLOREJE!

    • O Kadaf-kadaifi!
      Qenke INJORANT,zotrote!!!
      Kush qenka ai ligj,qe me ndalon mua t’i FAL leke njerezve per te ardhur nga Tirana ne Korce???
      Vetem ndonje ligj i nxjerre tani nga Berisha mund te kete kete llogjike IDIOTE!!!
      Jo partite,por cdo njer mund ta beje kete gje dhe nuk i merr leje njeriu!!!
      Po MILIONAT qe u jepen lkengetareve CINGIJE per te argalisur njerezit duke i ftuar HAPUR,,qe te votojne per ate parti,A NUK ESHTE NJELLOJ???
      Pa folur per biletat VAJTJE-ARDHJE te avioneve Belle Air dhe autobuzeve greke!!!

      Kadaif,je i rrjedhur,o bir!!!
      PIRDH qe te clirohesh!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *