Eurodeputetja suedeze me origjinë shqiptare: Nëse BE heziton, në Ballkan hynë të tjerët

Edona Llukacaj

Eurodeputetja suedeze, me origjinë shqiptare, Arba Kokalari i ka dalë në krah vendit të origjinës gjatë seancës plenare të Parlamentit Europian.

Ajo është shprehur thellësisht e shqetësour për mosçeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedonië e Veriut, si një hap që do të mundësojë ndërhyrjen e fuqive të tjera me qasje tjetër nga ajo demokratike e Bashkimit Europian.

Duke i kujtuar presidentit francez Emanuel Macron besimin e tij te demokracia europiane, Kokalari tha se BE duhet të veprojë me shpejtësi.

Gjatë fjalës së saj, eurodeputetja Kokalari tha:“Dy vite më parë, Macron foli për demokracinë evropiane. Ai tha se rruga e demokracisë duhet të ndiqet. Unë u pajtova me këtë por sot jam e zhgënjyer nga vendimi i tij për mos hapjen e negociatave. Ne duhet t’i mbështesim këto vende, dhe nëse BE heziton, do të jetë Arabia Saudite, Kina, Rusia që do të ndërhyjnë në rajon. BE duhet të veprojë me shpejtësi”.

e.ll./dita

Share This Article
3 Comments
  • U mblodhen bejleret dhe kerkuan takim me Esat Pashe Toptanin. Esati i priti dhe i pyet pse e kerkojne.
    – Kemi marre vesht Esat Pash se po do me e shit Shqipnine – i thone bejleret
    – Asht e vertet, i pergjigjet Esati, por rrini rehat se nuk e blen askush…

  • Tani Franca të presë ISIS- te kulla EJFEL !

    E “përshëndes” me:
    këngën e dhimbëshme të migracionit ,
    Të i jap forcë’ e jetë Makronit ;
    Gjithë yjet, prej trishtimit,
    Sot ulin kokën e Evropës !

    Hodhi shejtan Makroni,
    një gur në pus !
    U sulë gjithë BE-ja .
    gurin për të nxjerr !

    Me kokë poshtë ranë të gjithë ,
    e sipër asnjë s’ doli njeri .
    Se pusi vjetër ish evropian ,
    Ai kurr nuk nxori ujë !

    Ai kishte qënë ,
    gjithmon për vete ,
    një pus i thellë ,
    lubi -pa fund !

    Tani ,Makroni loz me fjalë e kryqe ,
    edhe qesh e qesh me vete :
    i ngjanë jetës mërgimtare ,ballkanse ,
    lojë kundër gjermanisë me me kurthe e leqe.

    Rri ta zgjidh e s’e zgjidh dot ,
    rrugën time nga ta marr ?
    Këtu mirë ,e me Rusin keq .
    Atje tej kam qënë më parë !..

    E kështu kalojnë ditët ,
    kërkesa e SHqipërisë e Maqedonisë ,
    paska qenë mallkim nga zoti,
    për t’ë hapur dyert e evrop mavrisë.

    Na ndihmo pra,ti o’zot ,
    Hajde shpejt e na ndihmo ,
    sa Makroni të luaj me kryqe ,
    nuk e zgjidh kurr dot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *