Policia e Elbasanit ka sekuestruar një arsenal me municione luftarake në afërsi të fshatit Godolesh, Elbasan.
Si rezultat i kontrollit të ushtruar u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 arka me municion luftarak, fishekë pistolete dhe automatiku si dhe 12 granata dore.
Nga veprimet e para dyshohet se si rezultat i kontrolleve të shtuara ditët e fundit nga Policia e Elbasanit në banesa, objekte të braktisura , magazina apo tunele, personat që mund t’i kenë pasur këto municione i kanë fshehur në këtë zonë me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë.
Policia po vijon hetimin për identifikimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
j.l./ dita
