Kryegjyqtarja e Durrësit, 19 muaj nën hetim nga Vetingu

Ornela

Kryegjyqtarja e Durrësit Joana Qeleshi ka vendosur të largohet nga drejtësia me pretendimin e ndjekjes së një stadi të ri në karrierën e saj, duke iu përkushtuar sektorit privat.

Por sipas shqiptarja.com Joana Qeleshi ishte prej 19 muaj nën hetim nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësisë profesionale, pra kontrolli i dosjeve.

Verifikimi i Qeleshit ka nisur që në datën 15 mars të vitit 2018. Ajo ishte pjesë e një lista me emrat e 36 drejtuesve të gjykatave dhe prokurorive, të shortuar për t’u kontrolluar. Një pjesë e tyre sot janë shkarkuar nga detyra.

Kryegjyqtarja e Durrësit Joana Qeleshi, e njohur me afërsinë me Argita Berishën si dhe e shpëtuar prej shkarkimi nga KLD në vitin 2017, ka pasur në duar dosjet të ‘nxehta’ pronash.

Në vitin 2016, Qeleshi u lakua dhe u akuzua për vendimin për të njohur një shtetas si pronar të 45 mijë metra katrorë tokë e pemishte, më parë pronë e shtetit në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës.

Vendimi është marrë duke u bazuar në 11 dëshmitarë dhe në faktin se personi e kishte rrethuar pronën e shtetit.

Ndërkaq, Ministria e Drejtësisë kërkoi shkarkimin e saj në vitin 2017, për shkak të këtij vendimi, që u bë shkak për dhunimin dhe largimin nga Shqipëria të biznesmenit libanez, Fadi Mitri.

Ky i fundit, me anë të kompanisë “Omnix” kishte planifikuar të ndërtonte një kompleks gjigant turistik me vlerë 450 milionë dollarë Deri në fillim të vitit 2016, e gjithë sipërfaqja rezultonte pasuri e paluajtshme publike në regjistrat e shtetit. Por më datë 25 mars të vitit 2016, Gjykata e Durrësit, ka dhënë vendim që 45 dynymë nga kjo sipërfaqe t’i njihet si pronë një familje nga Durrësi.

Po ashtu, gjatë kohës kur Gjykata e Durrësit drejtohej nga Qeleshi, tre gjyqtarë të kësaj gjykate u hetuan nga prokuroria në lidhje me mënyrën e tjetërsimit të truallit dhe godinës së ish-Vollga në qendër të qytetit.

Në 24 mars 2017, Këshilli i Lartë i Drejtësisë u mblodh për të këtë shqyrtuar kërkesën e ministrit të Drejtësisë në atë kohë, Petrit Vasili, për të shkarkuar Joana Qeleshin, me pretendimin se ka tjetërsuar 45 mijë m2 tokë publik në Gjirin e Lalëzit, duke ia dhënë shtetasit Pal Seçuni.

Kundër kërkesës së ministrit të Drejtësisë për shkarkimin e Qeleshit kanë votuar ish-anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Artan Broci, Ridvan Hado, Neritan, Astrit Haxhialushi, Brunilda Kadi, Eneida Civici, Petrit Çomo, Gerd Hoxha, Xhezair Zaganjori dhe kryetari Bujar Nishani. Në votim nuk ka marrë pjesë ish-ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, ndonëse ishte pjesë e mbledhjes.

Joana Qeleshi u emërua në krye të Gjykatës së Durrësit në vitin 2013, nga presidenti i asaj kohe, Bujar Nishani, që drejtonte Këshillin e Lartë të Drejtësisë, institucion që u shkri me reformën në drejtësi dhe u zëvendësua me Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Në atë kohë emërimi i saj pati polemika pasi Gjykata e Durrësit është një gjykatë karriere, në të cilën nuk mund të emërohesh direkt nga Shkolla e Magjistraturës.

Joana Qeleshi e nisi punën si gjyqtare në Gjykatën e Durrësit më 28 dhjetor 2011, dhe vetëm 1 vit më pas u emërua kryegjykatëse.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Bionde bravo qe po largohesh me deshire po te lutem ata pasuri qe gelojne ne emerin tuaj dhe nuk justifikohen ktheja qytetareve te durresit dhe kete dimer qe pritet te jete i acart beje ne biruce jo shume me permasa te medha

  • Mami i saj doktoresha Anila, ka qene yll me nam per pozicionin ‘Kapiten Nemo’ dhe ‘lopthi’ Akoma cunat e bordures e kujtojne me neps. I jati Ben Qeleshi – prokuror loqe integrale ka denuar Fatos Nanon tani zvaritet si hardhuce magazinash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *