Nis mbledhja e KLP, sot pritet t’i jepet “ok” ngritjes së SPAK

Ornela

Ka nisur pak minuta më parë mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) ku do të diskutohet edhe për ngritjen e Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK). Kjo strukturë e re e sistemit të drejtësisë në Shqipëri është kërkuar që të ngrihet edhe me tetë prokurorë që kanë kaluar vetting-un.

Aktualisht për Strukturën e Posaçme Hetimore, janë pikëzuar vetëm 8 kandidatë të cilët kanë kaluar vetting-un, nga 22 kandidatë që ishin në total. Sipas Kushtetutës, ngritja e SPAK kërkon jo më pak se dhjetë prokurorë për të nisur punën me dosjet e para.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i ka kërkuar publikisht kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimit, që SPAK duhet të ngrihet brenda këtij viti. Ai po ashtu i ka thënë Ibrahimit që të shfrytëzojnë kuadrin ligjor, duke parashikuar ngritjen e SPAK, me 8 prokurorët të cilët kanë kaluar të dyja shkallët e vettingut, ndërsa dy të tjerët për të plotësuar dhjetëshen, të jenë prokurorë të përkohshëm ose të komanduar.

Top Channel ka mësuar se anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, janë të ndarë përsa i përket ngritjes së SPAK me formulën 8, plus dy të komanduar apo emëruar.

Një pjesë e konsideron si shkelje të Kushtetutës, ndërsa pjesa tjetër i qëndron faktit që kuadri ligjor e mundëson ngritje e strukturës hetimore edhe me këtë formulë.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Z. Ulsi mos I zvarrisni procedurat per krijimin e SPAK-ut
    dhe BKH-s ! Nese z. Brahimi nuk don me I “fluturuar ka-
    pelja” mos I zvarrise deityrat qe ka marre me presionet
    e nendheshme qe i bejne bandat e SALIUT e METES
    per te “fituar Kohe” !!! Kaq te thjeshta Jane gjerat sa qe
    edhe shqiptari anonymous I kutopton keto pse-te zvarri-
    tese ……!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *