Reforma Zgjedhore, OSBE: Ne nuk marrim vendime në emrin tuaj

Edona Llukacaj

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger gjatë kësaj të premteje në Tiranë, ku fokusi i vizitës duket se ka qenë reforma zgjedhore, është takuar edhe me ministrin e jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.

Në konferencën e përbashkët për media me Cakajn, Greminger, që ditën e sotme takoi edhe përfaqësues të opozitës joparlamentare, u shpreh se:

“OSBE mund të lehtësojë dialogun mes palëve, por nuk mund të marrë vendime politike”.

Ai tha: “U kam thënë të gjitha bashkëbiseduesve të mi se çfarë OSBE mund dhe nuk mund të bëjë. OSBE në thelb mund të bëjë tre gjëra. Ne mund të sjellim ekspertizë teknike, së dyti t’u kujtojmë shteteve anëtare të OSBE angazhimet që kanë shtetet pjesëmarrëse dhe së treti të lehtësojmë dialogun. Këtë mund të bëjmë. Ajo që nuk mund të bëjmë është të marrim vendime politike. Shpresojmë që rekomandimet e ODIHR po merren seriozisht. Ajo që nuk mund të bëjmë është të zgjedhim sistemin që ky vend dëshiron, por mund të sjellim ekspertizë e të lehtësojmë dialogun”.

Greminger iu përgjigj gjithashtu interesit të medias në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për ndarjen e reformës zgjedhore në dy faza.

Ai shtoi:

“Po sigurisht jam i vetëdijshëm që ka dy aspekte. Ajo që konsiderohet si reformë elektorale, ka kundërshti sa i përket rekomandimeve se si duhen implementuar ka diskutime mbi sistemin elektoral, nuk është në dorën tonë, kjo është në dorën e aktorëve politikë të këtij vendi për të mbështetur procese të tilla”.

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment
  • Ne nuk marrim vendime ne emrin tuaj, por ne ju japim juve kredi dhe ju percaktojme ku do ti perdorni, 1/3 per larjen e interesit te shkuar, 1/3 per rrogat e specialisteve tane tek ju, 1/3 per infrastrukturen, qe turistet tane te kene udhetime dhe pushime te kendshme tek ju. Ne ju japim gjithashtu sugjerime 24 ore per legjislacionin tuaj dhe ju e beni ate ashtu corap si duam ne! Ne ju japim juve shpresa per hyrje ne EU dhe ne fund ju leme qe te na lepini gishtin e vogel, me te cilin sapo kemi krruajtur prapanicen! Cfare doni akoma me?…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *