“Të mos ketë asnjeri iluzione, teatri i ri do bëhet” – thotë Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.
“Ne do japim parkingun e Bashkisë, komplet i pavlerë siç e patë në inspektimin që u bë. Ai parking që është komplet një landfill dhe një pocaqi aty. Dhe në shkëmbim të një prone që shumica as nuk e parë se nuk ka pikë vlere, do marrim një teatër që vlen minimalisht 30 milionë euro”.
Sipas Veliajt do ndiqet shembulli i stadiumit, të cilin edhe kryebashkiaku nuk e quan më me emrin Qemal Stafa. Sipas Veliajt atje ishte një “zgëqe” tani kemi një “bizhu”.
“Nëse është dikush më i aftë, i vetmi më i aftë për të bërë një punë të tillë ka qenë Kryeministri që dha prapë një zgëqe, dhe sot po del një bizhu për Tiranën. Nuk ka asnjë arsye pse të mos e replikojmë. Atyre që po lodhen tek teatri, u them: Ruajini energjitë se ne do i bëjmë gjërat sipas procedurave, donit garë, garë bëmë! Donit komision, komision bëmë, donit sipas BE, pavarësisht se na e la tek dera, prapë sipas BE, por tani që i respektuam të gjitha teatri do bëhet. Thjesht ju them: Mos harxhoni kohë. Dhe nuk do e prishim fshehurazi. Do ndodhë në një ditë me diell, për të filluar një punë të mirë për Tiranën, që vitin tjetër mbush 100 vjeç dhe nuk ka nevojë që shekullin e dytë të vetin ta jetojë tek teatri i shekullit të parë, por duhet të ketë një teatër të ri”.
e.ll. / dita

Hamburg.Teatri Thalia nëpërmjet një deklarate për shtyp dërguar dje në adresë të mediave gjermane bën me dije për sjelljen në Shqipëri të shfaqjes “Amerika” në shenjë solidarizimi me qëndresën tonë. Tekstin e plotë në gjermanisht e gjeni në mbyllje të këtij postimi. Ndërkohë vijon teksti i përkthyer në shqip:
Hamburg, 24. Tetor 2019
Shfaqje solidariteti kundër shembjes se Teatrit Kombëtar shqiptar:
Teatri Thalia shfaq „Amerika“ më 28 tetor në Tiranë
Në shenjë solidariteti kundër shembjes së Teatrit Kombëtar shqiptar në Tiranë, më 28 tetor, Teatri Thalia shfaq në Teatrin Kombëtar në Tiranë produksionin „Amerika“ të Franc Kafkës me regji të Bastian Kraft. Bekim Latifi, i cili edhe vetë u lind në Shqipëri e prej sezonit 2017/2018 bën pjesë në trupën e teatrit tonë, do të luajë rolin solo të Karl Rosmanit të përzënë nga prindërit e tij.
Në një deklaratë të hartuar nga Gerhard Ruiss (IG Autoren – Komuniteti i Autorëve, Austri) që u nënshkrua nga Elfriede Jelinek dhe njerëz që tjerë të kulturës, thuhet:
“Teatri Kombëtar në Tiranë është vënë në shënjestër për t’u shembur. Në truallin e Teatrit Kombëtar synohet të realizohet një projekt në kuadrin e një partneriteti publik-privat (planifikimi: studioja daneze e arkitekturës BIG Architektur). Projekti parashikon ndërtimin e kullave private dhe një ndërtesë të re teatri si pjesë e një qendre tregtare. Braktisja e Teatrit Kombëtar në godinën e tij të deritanishme duket një çështje e mbyllur. Njerëz të artit e kulturës dhe qytetare e qytetarë të angazhuar të Tiranës protestojnë që prej një viti kundër këtyre planeve, dhe mbrojnë Teatrin Kombëtar nëpërmjet marrjes në kontroll të mjediseve të tij. Pas aksioneve të para të policisë kanoset zbrazja e dhunshme e Teatrit.
Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore e kanë kritikuar disa herë praktikën e partneritetit publik-privat (PPP) në Shqipëri, sepse shpërndarja e kostove dhe riskut që lidhet me të nuk shkon në të mirë të shtetit shqiptar, popullit shqiptar dhe grupeve të prekura të popullsisë shqiptare. Kërkesa e Bankës Botërore dhe FMN është që kjo praktikë të ndalojë deri në realizimin e proceseve transparente të vendimmarrjes. Për diçka të tillë për momentin as që bëhet fjalë.
Shqipëria përpiqet që të sigurojë anëtarësimin në Bashkimin Europian. Anëtarësimi në Bashkimin Europian është i pamundur nëse rregullat europiane në lidhje me tenderat, transparencën e prokurimit nuk respektohen, e madje në të kundërtën, krijojnë precedentë që nuk kanë lidhje me shtetin ligjor. Gjithashtu, nuk bën aspak përshtypje të mirë fakti se një firmë nga një vend i Bashkimit Europian vepron me rregulla të tjera krahasuar me ç’do të bënte në hapësirën e BE-së në një vend kandidat për anëtarësim në BE. Lufta e shoqërisë civile kundër shpërdorimit të pasurive publike përballë investuesve privatë dhe kundër shitjes së kulturës teatrore shqiptare meriton solidaritetin tonë të pakufishëm.“
Teatri Thalia Hamburg solidarizohet me koleget e kolegët shqiptarë dhe dëshiron që përmes kësaj shfaqjeje të produksionit „Amerika“ të japë një shembull për ruajtjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë.
Eshte nje sinjal per tiu bashkuar artisteve. Por nuk mjafton.
Shqiptaret po flene gjume mbi vdekjen.
Po i grabit shteti me dhune. Po i denon me urdher qe te mos operohen nese kane nevoje. Nuk dalin leket per te vjedhur. Dhe kur vjedhin larot e balot si te mos vjedhi Fusha me teper?
Eshte laro i madh, i fuqishem, mik i Ramutit. Veliu, ushtari.
Teatri ose mund te jete kapitullimi i shqiptareve perballe bandes se shtetit, ose KTHESA HISTORIKE e shqiptareve.
Po u bashkuan te gjithe qytetaret qe jane kunder vjedhjes sistematike te pasurive kombetare, pronave publike, kunder PPPve e koncesioneve qe po rrjepin lekuren dhe po u pine gjakun qytetareve te thjeshte, mund ti japin nje grusht te fuqishem Ramutit dhe bandes se tij ne shtet.
Teatri gjerman mbase behet shkaku.
Duhet nje thirrje mbare kombetare per te protestuar kunder PPPve.
Keta qelbesira kaluan pa problem studentet dhe tani nuk mbahen fare. Pervec Teatrit, bregdetit, lumenjte spitaleve, ka dhe pazare me serbet per Republike ln serbe te 7 dhe me greket per detin. Nuk ka me kohe per tu menduar dy here.
Duhen ndalur.
Perderisa artisteve po i bashkohen edhe te huajt,per shqiptaret as qe duhet diskutuar.
Ky qelbesira i vetequajtur lali eri nuk eshte vecse nje zgjatim i neveritshem i plehres se korruptuar edvin rama
Hajduteria dhe babezia nuk ka iluzione
Ndërtesa egzistuese i ish-teatrit kombëtar nuk bën as për stallë derrash.
Per stalle derrash kemi Parlamentin o uskane. Duket qe ha ngjeshur racionin e derrit
Opo vazhdoni
Opozitë nuk ka
Rinia ka marrë aratinë
Vazhdoni se vetëm ju dhe militantët tuaj trutharë kanë mbetur
Kjo mënyrë të shprehuri mund të jetë gjithcka por kurrë e një kryeministri të ardhshëm
Edhe ketij pizevengut i vret veshin emri Qemal.
Sa turp
Nuk eshte rastesore qe si Edi si Erjoni jane te tille.
Do jene gjithe jeten keshtu.
Nga babai.
Mos u habitni.
Figura e babait tek nje burre i ardhshem eshte vendimtate.
Edi nuk e ka pranuar kurre babane e vet, e ka urryer e mosbesuar deri ne piken sa ndau bashkeshorten e pare me pretendimin se femija i tyre ishte i Kristaqit.
Kurse Erjoni eshte rritur pa baba.
Mos prisni prej tyre te jene burra te urte dhe mirenjohes.
Nuk munden
Iku dhe shpresa e fundit per te majten
Perfundimisht u be dhe ky krimbi me kampin e pushtuesve te Oligarkise.
E majta ka vdekur.
Nuk ka te majte dhe te djathte. Thjesht ka interesa finanaciare dhe kontrolli, qe bashkohen dhe komandohen ne dhe nga nje kupole. Politika eshte per budallenjte dhe idealistet qe besojne brockullat e propaganden qe u serviren 24 me 7. Kur te zgjoheni nga gjumi, do ta kuptoni.
O erion o legen bastard ti nuk eshte se do teatrin ti do leket dhe pjesen tate teatrin e ri. Boje po mos prish te vjetrin o bastsrad turana eshte e madhe ka vende plot per nje teater te ri. O bastard
Bastardi me i madh ky po ja kalon edhe saliut shkerdhat dhe hipokrit hajdut kriminel