“Nuk jetohet nga marketingu politik, neve na duhet konkretizim”

Edona Llukacaj

Ditë më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se në takimin me Albin Kurtin, i cili në zgjedhjet e 6 tetorit doli fitues, do t’i propozojë “ministri të veçanta” të të dyja vendeve me qëllim përmirësimin e marrëdhënieve mes dy shteteve shqiptare.

Rama tha se këto ministri do të ishin institucionet ku “do të mund të adresoheshin sfidat”.

Rreth idesë së kryeministrit shqiptar për këto ministri ka folur anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila tha se Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka pranuar zyrtarisht këtë propozim, por e mirëpret.

Haxhiu tha se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti do të fokusohet në zbatimin dhe jetësimin e marrëveshjeve të nënshkruara në letra mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Çfarëdo propozimi që është në shërbim të interesave tona kombëtare pa dyshim që do të mbështetet nga Lëvizja Vetëvendosje edhe nga qeveria e ardhshme… Do punojmë fuqishëm në këtë drejtim jo vetëm për një ministri të tillë por ju e dini që ka një sërë marrëveshjesh ndërmjet qeverisë së kaluar dhe Shqipërisë, dhe ato marrëveshje përveç që nuk janë bërë shumë publike nuk ka pasur as angazhimin më të vogël në zbatimin e tyre. Më tepër ka pasur qasje sa për t’u dukur që po bashkëpunojmë, sesa ka pasur një vullnet për zbatimin apo jetësimin e tyre”, tha Haxhiu .

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu thotë se ky propozim i Ramës është në vazhdën e shumë propozimeve të tjera spektakolare.

Sipas tij, nevojitet konkretizim, madje Gërxhaliu ka kërkuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama të jetë më serioz.

“Një propozim i tillë i Ramës është në vazhdën e shumë propozimeve spektakulare që shoqërohen me fotografi impozante duke gjeneruar deklarata sterile. Vjen me një deklaratë për president konsensual, tani kjo e fundit për ministri të përbashkëta. Është në vazhdën e atyre deklaratave që nuk mund t’u besojnë më as vetë këshilltarët e Ramës, por në fund të fundit edhe vetë Rama. Ajo çka mund të ishte e pranueshme prej zotit Rama në këtë moment kishte me qenë të jetë më serioz.

Nuk jetohet nga marketingu politik vetëm nga daljet në fotografi, neve na duhet konkretizim. Kemi një numër të madh të marrëveshjeve të cilat në çdo qeveri vetëm rishkruhen dhe nuk zbatohen. Nëse duam vërtet bashkëpunim ekonomik në mes dy shteteve të një populli të ndarë është shumë më e rrugës të kërkohet përgjegjësi institucionale që marrëveshjet të zbatohen sesa të dilet me parulla e deklarata kinse për një qeveri të përbashkët”, u shpreh Gërxhaliu.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë në Shqipëri, Nikolin Jaka nuk jep shumë komente rreth kësaj ideje të re të Ramës, por thotë se forumet e sipërmarrjes private Shqipëri-Kosovë brenda dhjetorit do të dalin me një platformë të përbashkët që do t’u jepet dy qeverive.

“Forumet e sipërmarrjes private Shqipëri-Kosovë brenda dhjetorit dalin me një platformë “Shqipëri- Kosovë një realitet një ekonomi” qe ju drejtohet dy qeverive tona. Së çfarë bëjnë qeveritë dhe kryeministrat është punë e tyre”, tha përmes telefonit Jaka për Kosova Press.

e.ll./dita

Share This Article
6 Comments
  • E ndriti me minister per mardhenie me Mozin dhe shkateroi Kuvendin.Akoma do vazhdoje ky sharlatan te tallet me taksat?

  • Jo diletantizëm nga të dy kryeministrat ,por punë ,punë natë e ditë që të shohim pakz dritë ,për ngritje ekonomike të Shqiipërisë dhe kosovës ,jo është thelbi i arritjes të dy shteteve në europë .

  • Dy shtete shqiptare? Atehere serbet paskan te drejte te na quajne shoviniste dhe irredentiste neve shqiptarve! Sepse shteti i Kosoves parakupton 6 etni brenda tij, te cilin e ka te simbolizuar edhe ne flamur! Apo e kam gabim?

  • Eshte spektakolar.
    Per t`u dukur me Kosovar se kosovaret,fut minister nje femije te parritur nga Kosova.
    Por nuk ngurron t`i fuse Taxen e rruges kosovareve ne Dogane.
    Krahas ketij akti patriotik,propozon idene e Beogradit per ndarjen e Kosoves,qe dmth,t`i dhjesesh me ministra,me femije qe emron ky ne kabinetin e tij karagjoz.
    Une i them kryeministrit te ri te Kosoves te tregohet serioz me Shtetin e Kosoves,sepse eshte shtet i Sakrifices se Madhe qindra vjecare.
    Nga Edi Rama nuk ka cfare meson vec aventurat ekonomike me PPP dhe Koncesione,qe perfundojne ne vjedhje te Buxhetit te shqiptareve,grabitje e tatimeve dhe taxave,rrogat dhe pensionet me te ulta qe po detyrojne shqiptyaret te zbrazin Shqiperine.
    Ajo hapje negociatash,mos hapje negociatash,ishte nje bast qe e kishte vene vetes bojaxhiu,se ne si popull nuk ja kemi kerkuar.Edhe aty deshtoi.
    Ata qe u hidhte krahun e gjate ne qafe,ja futen sa krahu.
    Ramush Haradinaj ja kuptoi menjehere ngucjen qe kishte per te shitur Kosoven dhe per t`u bere Lyder rajonal,duke u ngrefosur ne Beograd si kryetar i dy shteteve.
    Ramushi ja vuri kufirin tek thana te dyve.Vucicit i vuri taxen ne kufi,ketij i vuri QENEFIN.
    Prandaj Albin kujdes me hapat drejt Tiranes,se ky ta len dopjo gjashten ne dore.

  • Ju lutem shume,nese e doni Shqiperine,jam I sig urte se e doni shume,mos merrni n’thue me u grind,por hapni h apesira per af rim e bashkveprim,Nese e doni kombin shqiptar, e di se e doni shume,jeni deshmuar se keni veprime perkushtuese kombetare,Andaj, takohuni me shepsh e me shume dialogoni per vlerat materiale e shpirterore te lavdishme positive tardicionale kombetare e historike,te gjitha I mkeni,te gjithe I keni per rreth Jush,vetem ju duhet pak vullnet e dashuri mes Jush,Hiqni teket e inatet,Largoni zilite dhe mednjemadhesite personale,Te gjithe jeni te mire,Te gjithe jeni te perkushtuar, jeni te ndergjegjeshme e te eprgjegjshem per kombin dhe shtetin. Shqiperia e shqiptarevet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *