Julian Ahmataj do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Tiranës.
Ahmataj do të zëvendësojë Ardian Memën, i cili zgjidhi kontratën me këtë ekip me marrëveshje.
Ahmataj ka drejtuar disa ekipe në kampionatin shqiptar si Teuta, Kamza dhe Luftëtari.
Ardian Mema u largua pas humbjes me Bylisin. Tirana e nisi sezonin e ri me shumë pretendime, pasi drejtuesit investuan shumë te merkato, duke afruar lojtar me peshë.
Kampionati nisi mirë për bardheblutë, por me pas erdhi humbja me Kukësin, ajo në derbi me Partizanin, barazimi përballë Flamurtarit që është në vendin e fundit të renditjes dhe në fund disfata me Bylisin.
Julian Ahmataj ka marrë detyrën e vështirë e rikthimit të Tiranës në një nga pretendentet për titull.
e.ll./dita
