Pas njoftimit të policisë se arrestoi një “celulë terroriste” që po përgatiste sulme në Shqipëri, reaguan edhe përfaqësues të opozitës iraniane, MEK, të strehuar në Shqipëri.
Këta deklaruan të enjten se në vendin tonë gjenden edhe persona të tjerë, të cilët, sipas tyre, janë “agjentë të regjimit të Iranit” dhe “duhen arrestuar dhe përzënë nga Shqipëria”.
Ali Safavi, anëtar i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, bëri publik edhe emrat e këtyre përsonave, që ishin: Kolam Zedah Shekari, Hassan Hayrani (hejrani), dhe Rrahman Modammad.
Ai shtoi se ata gjendeshin në Shqipëri, por theksoi se nuk e dinte ekzaktësisht se ku.
Këta tre persona, shprehen ndërkohë se jetojnë në Shqipëri me leje qëndrimi dhe pune të dhëna nga Ministria e Brendshme.
MEK i akuzon këta si terroristë por të akuzuarit thonë se terroristët janë vetë MEK. Madje shtojnë se janë “dëshmitarë të masakrave” që kanë kryer ata, sipas këtyre.
Intervista e plotë:
A mund të më thoni emrin?
Emri im është Abdurrahman Muhamedian dhe kam qenë ish-anëtar i muxhahedinëve, unë u ndava nga kjo organizatë dy-tre vjet më parë dhe unë jetoj jetën time në Tiranë.
Po miqtë tuaj?
Edhe miqtë e mi e lanë organizatën dhe jetojnë jetën e tyre personale dhe nuk duan asnjë lidhje me këtë organizatë, sepse nuk shohim ndonjë gjë në këtë organizatë. Ne e bëmë këtë akt dhe nuk dimë më asgjë lidhur me këtë organizatë. Kjo nuk është organizatë e mirë, humanitare, por një organizatë terroriste. Siç e dini, emri i kësaj organizate ishte në listën e zezë, në listën amerikane si terroriste, ishte në listën e zezë të OKB-së, edhe në listën e zezë të Anglisë, në listën e zezë kanadeze, ishte terroriste dhe kanë bërë disa akte në Iran si organizatë terroriste. Kjo është organizatë terroriste dhe ne kemi njohuri për këtë, kjo organizatë bëri gjëra të gabuara ndaj popullit iranian dhe vranë gjykatës në Irak, gjyqtarë irakianë, bënë masakra, ne i pamë dhe jemi dëshmitarë. Kjo organizatë ka frikë se ne mund të flasim për këto.
A jeni ju të lidhur me qeverinë e Iranit?
Jo, ne nuk mbështesim askënd, asnjë palë, ne jetojmë jetët tona personale dhe nuk duam asnjë problem me askënd, por kjo organizatë nuk na do neve në këtë vend sepse ne jetojmë si njerëz të lirë dhe ata nuk duan që ne të jetojmë këtu, sepse njerëz të tjerë brenda organizatës na shohin neve si njerëz të lirë dhe ndoshta duan të dalin jashtë dhe na bëjnë neve presion që ta lëmë këtë vend sepse nuk është mirë për ata.
Pse e latë MEK-un?
Sepse kjo organizatë nuk është e mirë, ne menduam se ishte organizatë e mirë për popullin iranian, por ne i dimë gjatë këtyre viteve gjërat e këqija që kanë bërë kundër popullit iranian, u larguam dhe presioni në marrëdhëniet në këtë organizatë nuk është i mirë…
A keni leje nga qeveria shqiptare që të jetoni jashtë kampit?
-Po, kemi lejen dhe çdo vit e rinovojmë dhe…
Kush ua dha lejen?
Ministria e brendshme, ministria e brendshme na dha leje pune dhe leje qëndrimi. Ne jemi të ligjshëm, jetojmë legalisht në Tiranë, në këtë vend, nuk kemi bërë ndonjë kundër ligjit, i pranojmë ligjet në këtë vend dhe jetojmë jetët tona personale. / AbcNews
e.ll./dita

Ca pyetje kam unë.
Ky sulmi terrorist nga Iranianët a do planifikohej të ndodhte nëse qeveria nuk do lejonte ngritjen e kampit të Muxhahedinëve?!
Sigurisht që jo!
Atëhere pse duhej ai kamp?! Kush e mori atë vendim?! A i pyetën Shqiptarët për këtë gjë?! Me çfarë kostosh dhe mbi të gjitha me çfarë rrisqesh mbahet këtu ai Kamp?!
Me këto pyetje, pa përgjigje bindëse kudo në BE dhe Ballkan qeveria do kishte rënë dhe do ishte harruar.
Ndaj edhe kjo ngjarja ku policia kapi një grup terrorist, flet veç kundër qeverisë. Ulëret madje kundër qeverisë së papërgjegjshme para popullit të vet.
Le pastaj ti hyjmë arsyetimit se si i kapi Policia. Kam bindjen se ajo thjesht ka ekzekutuar thjesht “porositë” nga shërbimet përkatëse, që gjenden me shumicë në Shqipëri…
Te ashtuquajturit muhaxhedine iraniane dhe kushdo tjeter nga Irani mund te strehoheshin pa probleme nga Amerika ne Amerike dhe Kanada, ku hapsira wshtw aq e madhe, sa numri i tyre do te ishte nje pike uji ne oqean. Por ata DUHET te strehoheshin ne Shqiperi, thjesht si nje nga programet e shumta qe USA i imponon nje sateliti te saj. Rezultatet e ketyre programeve duken pas shume vjeteve e dekadave, e nganjehere nuk dallohen fare nga syte e miletit qorr!