Femrat e Rrugores thyejnë tabutë, gjoba për 30 deputetë të Kuvendit

anazapta

Një aksion i Policisë Rrugore ka thyer dje një tabu të vendosur prej kohësh: shkeljen e rregullave nga zyrtarët. “Viktima” të këtij aksioni kanë qenë pikërisht ligjvënësit. Disa vajza e djem të rinj, të veshur me uniformën me ngjyrë të verdhë fosforeshente të Policisë Rrugore, kanë rrethuar makinat luksoze private dhe ato me targa zyrtare dhe kanë prerë gjobat për to, në zonën e Bllokut, pranë Kryesisë së Kuvendit.

Aksioni u zhvillua në orët e pasdites së djeshme teksa deputetët merrnin pjesë në mbledhje në Kryesinë e Kuvendit. Në ndonjë fletë shënohej vlera prej një mijë lekësh, në ndonjë tjetër prej 3 mijë lekësh, kjo në varësi të shkeljes që kishin kryer dhe vendit ku ishte lënë makina. Në total numërohen rreth 30 gjoba që u ishin vendosur makinave të deputetëve, disa që kishin parkuar mbi trotuar e të tjera që kishin qëndruar dyshe duke penguar edhe qarkullimin e mjeteve të tjera, shkruan sot “Panorama”.

rrugoredypolicettt-474x299

 

Share This Article
7 Comments
  • Roli i FEMRES ne zhvillimin e shoqerise eshte vendimtar ! JU LUMTE VAJZA GJITHMONE DO KENI MBESHTETJEN TONE QYTETARE…..

  • Ligji eshte me i fort se çdo individ. Ligji perfaqeson 3.5 milione shqiptare e jo keta krimbaç qe jane atje per te zbatuar e thyer ligjin.

  • KETO VAJZA DHE KETA DJEM NUK KANE VEPRUAR KONFORM LIGJIT ,.E PARA ,NE QOFTE SE E KE VENDOSUR MAKINEN NE TROTUAR TE VINE KARO ATRESI NE QOFTE SE KE VENDOSUR TE DY GOMAT ANASH MBI TROTUAR TE VENDOSET GJOBE ,SA PER MAKINAT QE QENDROJNE DYSHE AS QE BEHET FJALE ,QE POLICIA THERET MENJEHER KARO TRESIN ,PER MUA KETA POLICET E RRINJ NUK E KANE ZBATUAR LIGJIN TE PLOT ,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *