Shqipëri-Maqedoni, takim presidentësh, Meta: Do forcojmë përpjekjet për negociatat

Leda Hysa

Pas ceremonisë shtetërore në Pallatin e Brigadave, ku presidenti i Republikës priti homologun e tij në Maqedoninë e Veriut, Stevo Pendarovski; dy presidentët dolën në një konferencë të përbashkët.

Ishte Meta ai që mori fjalën i pari duke thënë se “nuk jemi të lumtur përsa i përket negociatave, por është tepër e qartë që ndajmë një qëndrim të përbashkët”.

“E vetmja rrugë dhe e vetmja alternative për dy vendet mbetet anëtarësimi në Bashkimin Evropian; në këtë drejtim do forcojmë përpjekjet tonë për të qenë të besueshëm, si në planin e brendshëm dhe në atë të bashkëpunimit edhe me vetë Bashkimin Evropian, në mënyrë që sa më shpejt të kemi zhvillime pozitive.”

Më tej, Meta shtoi:

“Do të forcojmë detyrat tonë të brendshme në mënyrë që sa më shpejt të jetë i mundur anëtarësimi. Duhet të bëjmë përpjekje më të mëdha dhe platforma me e mirë është ajo e Bundestagut gjerman.”

 

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *