Një zjarr ka përfshirë zonën pyjore të Malit të Cakranit në vendin e quajtur Gurët e Zeza, në qytetin e Fierit.
Sipas informacioneve paraprake deri në këto momente janë djegur rreth 3-4 hektarë pyje nën kurorë.
Në terren janë 30 forca zjarrfikëse të Fierit dhe Patosit që po bëjnë të mundur kontrollin e zjarrit duke mos lejuar përhapjen e tij.
Zjarrfikësit kanë më shumë se 4 orë që po përpiqen për të shuar flakët.
Në zonën që ka rënë zjarri nuk ka banesa pranë.
l.h/ dita

Po c`keni o Cakranake,pse i vini zjarrin pyllit?
Po nuk ju mjaftoi zjarri i pusit c-29 qe u dogj tre vjet,qe u pervelofshi?