Në Tiranë, sot u zhvillua Samiti i Europës Jug-Lindore i Paqes, ku morën pjesë udhëheqës të njohur të vendeve të rajonit.
Ish-diplomati i njohur amerikan në rajonin e Ballkanit, Kristofer Hill, deklaroi sot se shqiptarët dhe maqedonasit janë dy popuj energjikë me kurajo të madhe për reforma dhe zhvillim.
Zoti Hill tha në Samitin e Federatës Universale për Paqe në Tiranë se e ndjente midis njerëzve zhgënjimin në lidhje me vonesat në hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, por theksoi se detyrat e integrimit janë të qarta dhe asnjë sfidë që u del atyre përpara nuk duhet të shkaktojë uljen e shpejtësisë së reformave.
“Rruga e integrimit është e hapur dhe përherë e më shumë e mundshme. Sfidat që dalin përpara nuk janë për t’u ndalur në rrugë, por janë për t’u kapërcyer”, tha ai.
“Jam optimist dhe i sigurtë që popujt e rajonit të Ballkanit do ta vazhdojë me vendosmëri këtë të udhëtim të integrimit. Kriteret që kërkohen nuk pengojnë integrimin, sepse vendet e rajonit janë tashmë anëtarë të Bashkimit Europian dhe detyrat do të përmbushen, ashtu si u përmbushën nga Shqipëia dhe Maqedonia veriore kërkesat për t’u bërë anëtarë të NATO-s”, tha Hill.
Hill kujtoi se kishte qenë në detyra të tjera në vende të ndryshme të botës, ku njerëzit nuk i kishin vetë në dorë ngjarjet, ku kishte shumë dhunë e luftëra, ndërsa në Ballkan njerëzit i kanë vetë në dorë reformat dhe zhvillimin.
“Në vitin 1991 unë thashë para një auditori të tillë si sot, se Shqipëria do të bëhet shpejt anëtare e NATO-s, dhe pak kush më besoi. Por qëllimet arrihen me reforma, dhe ja se cfarë po bën Tirana dhe Shkupi, kryejnë reforma, bashkëpunojnë me fqinjët, përmushin standartet në fushat civile dhe ushtarake. Mjeti kryesor është që palët të dëgjojnë njëri tjetrin, sepse kështu zgjidhjet, mirëkuptimi dhe mirëqenia vijnë më shpejt. Qëndrimi së bashku dhe veprimi së bashku i shërben vendit”, tha Hill.
j.l./ dita

Sot ashte data 26 tetor,nji nga datat ma interesante qe ka lënë gjurmë në memorien time.
Kjo është data e Çlirimit te Mirdites.
Nga ç’mbaj mend unë në këtë datë bëhej festa e Çlirimit. Festa bahej madhështore,mezi e prisnim ne kalamajtë.
Një dite para bënim ca pishtarë, merrnim një bisht fshese i vendosnim një kallaçe në majë me një gozhdë,e mbushnin me hi,i hidhnim pak vajguri,prisnim natën,mblidheshim ke shkolla,i ndiznim keto dhe shetisnim nëpër gjithë qytetin.
Një dite para na vinin për mik daja e kushërinjtë.
Pregatiteshin ushqime,sallam,salçiçe,djathë birrë e gjithçka. Në atë kohë nuk mungonte asgjë nëpër dyqane.
Ne kalamajtë rrinim duke luajtur jashtë pothuajse gjithë natën.
Të nesermen dilnim e shetisnim nëpër disa tip barakash dërrasë apo tezgash qe ndertoheshin nga Ndërmarrja Tregtare ku shitej gjithçka,që nga fruta perime,ushqimore,veshmbathje,mish,djathë e gjithçka me çmime të ulura.
Më kujtohet birra vinte me fuçi druri dhe shitej me krikëll.
Në fushën poshte qytetit te Rreshenit më kujtohet çdo Kooperative Bujqësore ndertonte veçmas disa tip tavolinash me dërrasa te stërzgjatura ku shtrohej dreka me gjithë të mirat,mish të pjekur bagëtishë,raki,djathë,sallam,bukë speciale dhe këngë e valle pa pushim.
Në orën 10.00 mbahej mitingu para Pallatit të Kultures. Flisnin me radhë i deleguari i Komitetit Qendror,disa drejtues te rrethit,drejtore Ndërmarrjesh,pastaj grupi i këngëve e valleve të rrethit jepte një koncert dhe mbylleshin aktivitetet, gjithsecili shpërndahej në shtëpitë e tyre, tek kushërinjtë dhe miqte,të tjeret me kolektivin e vet dhe muzikë,daulle,bukë mish,raki e birrë për të gjithë…
Festa e fundit që kam përjetuar dhe qe e mbsj mend në atë qytet është ajo e vitit 1977. Isha në Shkollën e Mesme në Shkoder dhe mora leje, kisha qe nga 1 shtatori qe isha largu nga shpia dhe më kishte marrë malli shumë per prinderit vëllezërit,shokët e jashtëzakondhëm të feminisë. Ka qenë një nga ditet më te lumtura të jetës time.
Një kujtim i përmallshëm për atë feste të jashtëzakonshme…ato lloji ditësh,atë llojë dashurie,atë lloji shoqerie e ato lloji festash nuk kanë shancin ti përjetojnë këto torollakët e pas atyre viteve….