“Ju keni një vijë bregdetare të bukur, por…”

Ori

Prej mesit të viteve 2000 qeveritë në Shqipëri kanë miratuar qindra koncesione dhe mbi 500 leje për ndërtime HEC-sh, një pjesë e të cilëve prekin zona të mbrojtura.

Disa ditë më parë u njoftua se një grup studiuesish nga Austria, Gjermania, Franca, Japonia, Shqipëria dhe vende të tjera lundruan me rafting nga Anë Vjosa në Poçem deri në Kalivaç, duke përshkruar rreth 20 kilometra për gati 5 orë me qëllim për të parë nga afër lumin dhe promovuar idenë e një qendre studimore.

Qendra pritet të ngrihet në nëntor dhe është një përpjekje për të shpëtuar lumin e fundit të egër në Europë dhe për t’i bërë njerëzit të kuptojnë rëndësinë e ruajtjes së tij të pa prekur.

Qendra kërkimore studimore që do të ngrihet në Tepelenë buzë lumit në nëntor, do të shërbejë si laborator.

Vjosa konsiderohet “lum ikonik” për shkak se sipas studiuesve është në shumicën e rrjedhës së saj e paprekur nga digat dhe paraqet atë çka shumë lumenj në botë kanë qenë gjatë shekujve të kaluar, por nuk janë më për shkak të digave.

Shkencëtarët thonë se Vjosa do të shërbejë për studime hidrologjike, sedimentologjike, biologjike, të biodiversitetit, të florës dhe të faunës.

Një nga shkencëtarët, profesor Gilles Pinay, nga Instituti Kombëtar i Kërkimeve për Shkencën dhe Teknologjinë e Mjedisit dhe Agrikulturës në Antony, Francë, shpreson se ndërtimi i qendrës dhe kthimi i Vjosës në një referencë do të bënte të vështirë “prekjen e saj.”

Shkencëtarët nënvizuan ndër të tjera rreziqet që do të vinin nga ndërtimi i digave, përfshi erozionin dhe dëmtimin e bregdetit për shkak se digat do të pengonin derdhjen e sendimenteve në to.

“Ju keni një vijë bregdetare të bukur, por nëse ndalohet derdhja e sendimenteve nga lumejtë ajo do të dëmtohet nga deti. Kjo nuk është ajo që do donit,” thotë Pinay.

 

o.p. /dita

Share This Article
4 Comments
    • Une!
      Sepse eshte nje vlere kombtare unikal,
      Sepse mbron vijé bregdetare se perndrysh do humbim hektar bregdeti
      Sepse si e tille terheqe vieitoret e sjell pare ne shqiperi ma shume se e burgosur nga disa oligarke per fisa kwt rryme qe ne vendin tone munden me u ba me panella fiellore!

  • Asht e vertete qe ngritja e digave ka bllokue derdhjen e sendimenteve ne dete.Deri diten qe u ndertue hidrocentrali ne Vaun e Denjes Drini sillte tmerresisht sendimente.Sa ne dete aq dhe ne liqenin e Shkodres deri ma thelle se tek fshati Shiroke duke rrezikue te kthehet ne knete.Gjithe kohen ishte i turbullt plot lym.Fshatrat qe pershkoheshin gjate rrjedhjes se Drinit pinin uje nga Drini mbasi e linin te kullonte.I ftohte dhe mjaft i lehte.Mbas perfundimit te hidrocentraleve drini vjen i kulluar dhe raste teper te rradha me lym,sedimente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *