Të bësh apo jo biznes me makina të reja?!

anazapta

Të ushtrosh biznesin e shitjes dhe servisimit të makinave të reja është një gjë e bukur. Është një punë pasionante, një punë e dobishme, një punë profesionale. Është një mundësi që të jepet për të qenë partner i shtëpive të mirënjohura  automobilistike në botë. Dhe për më tepër, ky partneritet të mundëson njehsimin e mentalitetit dhe praktikave të punës, konform partnerit tënd, cilido qoftë ai: gjerman, japonez, korean, italian etj. E thënë shkurt është një punë që ia vlen. Mirëpo në Shqipëri rezulton edhe tejet i vështirë dhe aspak inkurajues si biznes. Dhe ky është një përfundim që buron  nga ajo që po përjetojnë ata që quhen koncensionarë të makinave të reja. Deri përpara 3 viteve, të 15 përfaqësitë ligjore ishin stabilizuar në një total shitjesh prej 3400-3500 makina në vit. Nuk ishte një shifër tejet impresionuese, por krahasuar me tani duket një shifër që tashmë ia vlen të lakmohet si objektiv i ardhshem. Sepse tre vitet e fundit shitjet kanë rënë në afro 1500 makina në vit në total.

Ndërkohë, sens të kundërt kanë përjetuar makinat e përdorura. Nga afro 12-14 mijë makina që ishte “salduar” importi i tyre para tre viteve, tashmë ato kanë kapërcyer shifren e 40 mijë autoveturave në vit.  Ky ndryshim i bë i mundur edhe në saj të heqjes së taksës së importit të automjeteve të përdorura (nën ndikimin e BE-se) si një element i një politike kushtëzuese dhe modifikimit të saj, duke e shtrirë për të gjitha llojet e makinave. Kështu, nëse prej taksës së importit të automjeteve të përdorura, shteti arkëtonte rreth 25 milionë euro në vit, por që të gjithë këtë vlerë e paguanin automjetet e importuara, me ndryshimet e bëra, qeveria e mëparshme e 4-fishoi fitimin e saj. Vecse ky fitim tashmë sigurohej prej të gjitha mjeteve në qarkullim.  Kurse përpara zgjedhjeve të qershorit, qeveria e kaluar ndërmori një hap tjetër duke e përgjysmuar taksën që duhej paguar.

Akoma më keq dhe akoma më shumë dekurajues paraqitet sektori i shitjes së makinave të reja nëse shikon rezultatet ekonomiko-financiare të kompanive ose e thënë ndryshe fitimin dhe normën e rentabilitetit të tyre. Të gjitha koncensionaret së bashku kanë realizuar një xhiro biznesi në total për vitin 2012 prej afro 40 milionë euro me një fitim në total prej afro 1.5 milionë euro. Në gjirin e koncensionareve të makinave të reja ka subjekte që janë me humbje, ka subjekte që kanë fituar “qindarka”, ashtu sikurse ka subjekte që kanë fituar në mënyrë të arsyeshme e të kënaqshme. Dhe megjithëse 3 kompani paraqiten relativisht mirë, e përgjithshmja e këtij grupi biznesi pra nuk është e tillë. Dhe kur njihesh me një situatë të tillë, atëhere natyrshmë lind pyetja: cfarë e pengon këtë biznes të zhvillohet më tepër? Cilat mund të jenë disa nga zgjidhjet racionale që mund ti japin pak “frymë” atij? Cfarë reforme mund dhe duhet ndërmerret që makinat e reja të fillojnë të “Lëvizin” sërish? Nëse situata është kjo që është, janë faktorë objektivë dhe subjektivë ato që e kanë bërë të mundur atë. Por ndërsa reduktimi i faktorëve objektivë, sikurse është rritja e fuqisë blerëse të popullsisë është një sfidë e ardhme për qeverinë, për momentin është e mundur që të ndërmerren disa hapa konkretë që do të mund ta clironin biznesin e makinave të reja nga “gropa” ku ka rënë.

E para që duhet të bëhet është bërja i zbatueshëm i ligjit nr 9573 “Për autoriparimin,  shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe të pjesëve të këmbimit të dala jashtë përdorimit…”. Ndonëse janë mbushur 7 vite që kur është aprovuar ky ligj, mospajisja e tij me amendamentet përkatëse e ka bërë atë të pazbatueshëm asnjë ditë të vetme. Për rrjedhojë edhe situata në të tre objektet e veprimtarisë së këtij ligji, sikurse janë autoriparimi, shitblerja dhe depozitimi është anarkiste. Me shtiblerje makinash merret kushdo, pavarësisht nëse ka licencë profesionale e tatimore apo jo. Me veprimtari autoriparimi merret kushdo që mendon se ka aftësi të merret me atë punë, pavarësisht nëse është kompetent apo jo. Edhe me të ashtuquajturat varreza makinash merret cdokush që i mbushet mendja se duhet të bëjë një punë të tillë. Nëse ligji përkatës do të ishte në process zbatimi, që në kohën kur ai është aprovuar, atëhere sot me siguri do të flisnim për një treg të rregulluar nga pikëpamja teknike dhe fiskale.

Por nën rrotat e makinave të reja janë edhe disa “shkopinj” të tjerë që e pengojnë këtë biznes të ecë. Shumëkujt i ka bërë përshtypje fakti që, ndryshe nga homologët e tyre në Europë, koncensionarët në Shqipëri nuk e kanë ngritur në sistem praktikën e kthimit të makinave të reja pas pak vitesh përdorimi, në këmbim të marrjes së një makine të re. Arsyeja nuk është se nuk duan, por nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë. Sepse rikthimi i makinave të përdorura pas pak vitesh përdorimi i detyron koncensionaret që ti shesin sërish këto mjete me TVSH. Cka do të thotë se, krahasuar me një mjet të njëjtë të ardhur nga importi, cmimi me të cilin e nxjerr koncensionarja në treg është më i lartë. Eleminimi i kësaj barriere,  pra heqja e TVSH për shitjen e dytë, ose aplikimi i saj vetëm për diferencen mes çmimit që e ka vlerësuar kompania makinën e kthyer me çmimin që ajo ia shet blerësit do të bënte të mundur krijimin e stokut të makinave të përdorura nga vetë koncensionaret.

Ndërkohë, zgjerimi e gamës së makinave me TVSH të rimbursueshme për automjete të reja të blear në koncensionare mund të jetë një tjetër hap i nevojshëm për tu ndërmarrë. Deri tani, TVSH-ja e rimbursueshme aplikohet vetëm për mjete pune, ndërkohë që për nevoja pune blihen edhe mjaft autovetura, por që ligji aktual nuk i parashikon në kontigjentin përfitues. Ish drejtuesit e Ministrisë së Financave e konsideronin të arsyeshme një kërkesë të tillë, por kishin frikë se mos krijonin një “shteg” abuzimi nga ana e pronarëve të kompanive. Ndërkohë që raporti mes përfitimit që do të vinte nga ndonjë abuzim dhe kostos që paguan ky grup biznesi nga mosveprimi është shumë herë më e madhe në favor të alternativës së dytë.

Veprimtaria e një koncensionareje nuk është vetëm shitblerja e makinave, por edhe servisi i tyre. Madje kjo e fundit duhet të jetë faktikisht edhe pika më e fortë e tyre. Statistikat tregojnë se ato koncensionare që e kanë pikë të fortë autoservisin kanë siguruar edhe rezultatin më të mirë financiar. Dhe e kundërta. Në këtë kuptim, është e arsyeshme që edhe veprimtaria e kolaudimit të automjeteve, veprimtari që sot është në kushtet e një shërbimi monopol të liberalizohet e pjesë të tij të bëhen edhe serviset e koncensionareve të makinave të reja. E sigurt është se nëse ndërmerren hapa të tillë, realiteti do të jetë ndryshe dhe nuk do të jetë e nevojshme të flitet për kërkesa që shkojnë në kundërshtim me filozofinë e konkurimit dhe integrimit në BE.

Share This Article
9 Comments
  • C mendim keni? Perse ne kete vend nuk behet kampionat botror futbolli? Ai eshte impresionues, i bukur i kerkuar ?
    Pse nuk behet dhe nje gare Formula 1? Eshte super gare .
    Pse ketu nuk ushtrohet bejzboll ? Pse ketu nuk vjen te banoje MESSI. Rihana , GAGA?
    Dhe me tej pse ketu nuk shiten Ferrari ? Biznes eshte.
    PO pse ne kete vend ka njerez qe vuajne per buke goje dhe nuk blejne makina te reja?
    Biznesi i makinave te reja duhet mbeshtetur se pastaj nuk fitojne ato.Humbni JU te fitojne ATA.
    G A L L A T E.
    Duhete te vdisni dhe ca me shume se ka rene shitjet e arkivoleve. Shteti duhet te mbeshtes kete biznes.

    • ka te drejte ermali, komentuesi i pare. por gjynah na u dashka per koncessionaret e maknave. Apsurde kjo. Shqetsimet qe duhen ngritur, jane ne lidhje me ritjen e munguar ekonomike. Nuk mundet te pretendohet ne nje treg te varfer qe te kete qe kosumatoret te blejne makina te reja packa na paska shume koncessionare.
      Ai qe ka para mundet te bleje nje makine te re por edhe mundet qe mos ta bleje pasi nuk e ka prioritet ate. Kjo eshte ceshtje mundesie financiare ne radhe te pare por edhe ceshtje prioritetesh. Une preferoj te levize me nje mjete te lire dhe te koaliduar por kam prioritet te shpenzoje per peshkimin sportiv nga bregu ku nje kallam me kushton 1500 euro. E keshtu me radhe secili ka nevojat e veta. Jam dacord ama qe kur nje mjet te dale ne qarkullim te jete sipas parametrave teknike qe kolauduesi ka vendosur e jo me difekte dhe ndotje sikurse qarkullojne ato mjete te prishura qe kane dhene nga nje 20 mijleksh ne dore. Ke shum anglez qe ne mes te londres qarkullojne me minicuperin e tyre te vjeter por ne kushte teknike te mire, po ashtu edhe ne te gjithe europen.
      Kurse ketu na dashka me ble me zor makine te re qe te mbajme gjalle boset e koncesionareve. qesharake fare kjo.

  • Kaq ta beni dhembin.Shqiptaret do vazhdojne te blejne Benz Mercedes te perdorur se ai u pelqen.Sillni makina te reja e te mira me 5-6 mije euro se ndoshta nderrojne mendje.Nuk ka makina te reja me 5-6 mije euro? Atehere mbyllini ato aktivitete tregtare qe keni. Me 12 mije euro qe ju shisni nje VW Polo te re une marr nje Mercedes C class avangarde te 2009 dhe ngas nje YLL te Shtutgartit.

  • Shkrim i dobet! Madje shume i dobet! Nejse!
    Ne biznes ka nje thenie: “Biznesi eshte i mire kur si shitesi ashtu dhe bleresi jane te kenaqur!”. A eshte e vertete kjo ne rastin e biznesit te shitjes se makinave te reja? Sigurisht qe jo! Po perse? Shitesat e makinave te reja kane oferta qe nuk pranohen nga shumica e shqiptareve. Por keta shitesa kerkojne qe qeveria te mos lejoje hyrjen e makinave me te vjetra se viti 2008. Sinqerisht habitem! Pra i bie qe makina te cilat kane dy vjet qe kane dale nga garancia, zakonisht jepet tre vjet garanci ose 100 mije kilometra, te mos hyjne ne Shqiperi! A eshte normale kjo? Sigurisht qe jo! Nese shikon faqet e huaja qe shesin makina, veren se vleresimi i makinave fillon tek viti 2001, por ka edhe makina qe datojne te regjistruara edhe ne vitin 1930 dhe kushtojne qindra mije euro!
    Une mendoj se me e rendesishme eshte qe shitesat e makinave te reja te mos harrojne fillimet e tyre. Shume prej tyre vijne nga klasa e spekulanteve te shitjes se makinave. Ata duhet te kerkojne rregulla te barabarta per te gjithe ne treg, si per ata qe shesin makina te reja, si per ata qe shesin makina te perdorura. E rendesishme eshte qe makinat te kontrollohen dhe te verifikohet gjendja e tyre teknike.
    Po keta biznesimene, duhet ti kerkojne shtetit ruajtjen e cilesise se karburanteve. Ne me te shumten e rasteve eshte cilesia e karburanteve qe sjell ndotje dhe jo mosha e makines.
    Edhe dicka tjeter! Te gjithe poseduesit e makinave paguajne taksen vjetore te qarkullimit, levizin ose nuk levizin. Por a eshte e drejte kjo? Une mendoj se jo! Ai qe qarkullon me shume, duhet te paguaje me shume! Po si? Shume thjesht! Taksa te zhvendoset tek karburanti. Po qarkullove me shume, do harxhosh me shume karburant, pra do paguash takse me shume!
    Besoj se jemi te nje mendjeje se per shkak te se kaluares sone, pasja e nje makine eshte nje enderr per familjet shqiptare! Masat qe propozojne bizneset e shitjes se makinave e largojne realizimin e saj per shume familje!

  • Popullit u duhet siguruar me pare nje nivel i kenaqshem jetese dhe pastaj tju imponohesh per te blere makina te reja qe shume i enderon. Shteti eshte i shumicesh por jo i nje kaste. N.q se s’ju ecen biznesi le te merren me nje tjeter per te cilin ka me shume nevoje ky vend.

  • Problem eshte jo vetem ligji por edhe babezia e konceisonareve per te fituar pa andralla.Nqs ata do te ishin me elastike ashtu sic shikojme tek fqinji yne Italia do te ishte me mire per te gjithe.Mendo qe Firma fiton nga servisi sepse eshte me detyrim percaktim me cmime qe i vene vete si duan dhe ashtu si duan.Ndaj kerkojne te ndryshojne ligjet me ndihmen e ndonje deputeti te korruptuar.

  • Simbas llogjikës së koseçionerit për të bërë ai biznes ose shkoqur fare për të mbushur ai xhepat duhet që të dënoshë një popull të tërë fukara. Le të vejë në europë dhe të ngrerë këtë tezë në vendet europiane pos e përzunë me gurë , në Greqi hodhën një llafë për këtë praktikë dhe brenda një nate dogjën 25 dyqane që shisnin makina të reja. në europ ai që shet makina të reja nuk vë kushte në bashkpunim me qeverit e koruptuara por stimulon blersit psh. në greqi kush blenë makinë të re janë disa biznese jo të tëra të pagojnë siguracionin e makinës për 3 vjetë dhe për 5 vjet gjithë shërbimet e makinës i ke falas në servicin e markës së makinës që ke blerë, Populli mendohet si të ushqejë kalamajtë ska lekë për bukë këta thonë bli makinë të re që të më eci mua biznesi. Për frymën e popullsin që ka shqipëria ka më shumë makina dhe më të mira se shumë vënde evropiane, prandaj mos ju haj meraku juve që e quani veten koseçioner por që sjeni gjë tjetër veçse mashtrusa dhe hajdutë deri dje juve ishit ata që shisnit makinat e përdorura tani që e kapët veten bëni pazare me qeverinë që ti nxjerin jashtë përdorimit që të shisni dhe të rejat eeee boll mbylleni në qoftë se sdoni tju vejë flaka megjith dyqanë e makina .

  • Te gjithe duan te kene nje makine te re por jo te gjthe e kane kete mundesi,dhe zgjidhja eshte alternativa e makinave te pedorura per shume arsye
    E para a ja vlen te marresh nje makine me kilometra zero kur ketu nuk dime se cfar karburanti eshte ne treg (cilesija shume e dobet)
    E dyta rruget tona nuk jane akome per te udhetuar per mjete pa pasur frike se papritur te del nje kanal perpara dhe ruajna zot kokat se sfar ndodh me makinen nuk dihet,dhe difekti me i vogel qe mund te ndodhi kushton shume per tu riparuar.
    Dhe me kryesorja ne nuk kemi siguri ne rruge nga perdoruesit e tjere te rruges, nje goditje e vogel dhe demi eshte shume i madh
    Pra per ne akoma esht e nevojshe te kemi ne pedorim okama makine qe kushtojne pak per xhepat tane per tu blere,kushtojne pak per tu riparuar dhe karburantin e konsumojne me kollaj
    Ndesa persa i perket takses vjetore te gjithe e dine se shtetet e rajonit paguajne 70-80 euro ne vit.

  • Makina duhet per te levizur,biles do ishte mire te parkohej si biçikleta.Une mendoj se mund te favorizohen cilindratat e vogla,makinat me peshe te vogel,tipi i karburantit,psh ato me gaz,qe jane ekonomike dhe shkaktojne me pak deme ambientale.Ndersa nafta eshte kancerogjene,eshte vertetuar katerciperisht dhe as filtrat DPF nuk kan ç’ti bejne.Atehere rruga eshte kjo,te importohen be shumice makina te reja aziatike,kineze,koreane,me çmime te uleta,paralelisht me tregun e makinave te perdorura.Eshte bleresi qe e ben diferencen dhe gjen çfare i intereson me mire.Ne fakt qeveria duhet te tuteloje me shume bleresin nga shitesi dhe jo e kunderta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *