Kombinat, përplasje mes banorëve dhe Policisë Bashkiake

anazapta

Përplasje mes Policisë Bashkiake dhe banorëve të Kombinatit. Shkak është bërë vendimin e bashkisë për të ndërtuar një shkollë në fushën e vetme të futbollit të kësaj zone. Banorët e Kombinatit nuk kanë lejuar policinë bashkiake që të vendosë tabelë, e cila prezanton projektin, sipas të cilit në fushën e vetme të kësaj zoine do të ndërtohet një shkollë. Banorët thonë se nuk janë kundër ndërtimit të shkollës, por kërkojnë që ajo të ndërtohet në një hapësirë tjetër.

“ I kërkojmë bashkisë pse është ndryshuar destinacioni i ndërtimit të shkollës dhe është vendosur ndërtimi i saj në fushën  e sportit i cili është e vetmja fushë futbolli e kësaj zone. Jemi kundër zënieve të hapësirave që i shërbejnë qëytearëve jo kundër shkollave”- thotë Cenollari, kryetari i minibashkisë nr 6.

Zyrtarë të bashkisë thonë se kemi të bëjmë me ndërtimin e një shkolle 9 vjeçare dhe projekti përfshin dhe terrene sportive. Sipas zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës banorët janë vënë në dijeni të projektit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *