Dalin detaje nga vetëvrasja tragjike e 16 vjeçarit në Fier: Donte të emigronte, familja nuk e lejoi

redaktor

Dalin në dritë detaje të reja nga vetëvrasja e një 16-vjeçari në fshatin Verri të Fierit.

Adoleshenti u gjet të shtunën  pasdite rreth orës 16:30 i varur në kasolle. Hetimet për të zbardhur ngjarjen po vijojnë, por banorët e zonës të cilët e njihnin familjen kanë dhënë detaje për mediat.

Ata thonë se familja jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike. I ati i viktimës merrte kemp.

Sipas komshinjve 16-vjeçari dëshironte të linte shkollën dhe të emigronte jashtë shtetit, por familja nuk e lejonte.

Gjergji Tashi ka përjetuar stres dhe gjendje të rënduar psikologjike. Kjo mendohet të jetë arsyeja që e ka çuar adoleshentin të kryejë vetëvrasje.

a.d. / dita

 

Share This Article
3 Comments
  • Po të lexosh ç’është shkruar për Shqipërinë e shqiptarët në këto 107 vite shtet, duket sikur asgjë ska ndryshuar. Pavarësisht kohës kur është bërë përshkrimi i jetës së shqiptarëve në shtetin e tyre, duket sikur shkrimi vlen edhe në kohet e sotme.

    Në këto shkrime gjendet me shumicë informacion për:
    -Dëshirën e shqiptarëve për t’u afruar me partinë në pushtet. Pushteti të bën të pasur.
    – Dëshirën e pushtetarëve për të sunduar duke përdorur institucionet e shtetit.
    – ndryshimin e shpeshtë të ligjeve, si nevojë e pushtetit (të fortit) të radhës për të sunduar më rehat.
    – Çdo ndryshim ligji quhet reformë dhe, secila “refomë” është “më e madhja e bërë ndonjëherë”.
    – të huajt na kanë ndihmuar me ushtarë e policë, pra me përsosjen e mjeteve të sundimit.
    – të gjithë duan të ikin. Ata që ikin duhet të mbajnë familjet e tyre këtu me para.

    E kështu me radhë nga një dorë pushtetari tek një tjetër kjo është në fakt historia që përsëritet.

    Individi është i sunduar nga pushteti ndaj është i pa shpresë. O këtu e me pushtetin ose emigrant.

    E vetmja gjë që kemi dështuar të bëjmë është: EKONOMIA KOMBËTARE.

    Është ekonomia ajo që pavarëson individin nga pushteti.

    E vetmja refomë që nuk bëhet është: ndarja e pushtetit nga ekonomia. Heqja e duarve të pushtetit nga ekonomia është fillimi i shpëtimit të kombit. Çdo gjë tjetër është njësoj si më parë. Edhe pas reformës në drejtësi aktuale.

    Ekonominë si sistem nuk na e bëjnë të huajt. Sepse nuk kanë interes.

    Duhet ta bëjmë vetë, nëse duam të ndryshojmë Shqipërinë.

  • SHQIPERIA UROPIANE, KESHTU E KA,

    DO FILLOJME TE SHIKOJME DICKA, KUR TE

    VETVRITEN NGA 3-4 NJEHERESHI, NGA NJE

    NUK BEN LAJM, PAVARSISHT SE ESHTE

    VETEM ADOLESHENT.

  • Po ku e moret vesh se ai femije 15 vjec donte te emigronte?
    Si nuk keni turp qe perhapni fakenews. Une jam nga ajo zone dhe familja e trajtonte shume mire.
    Djali ishte ne vit pare gjimnaz. Shkaku ka qene dashuria per nje vajze. Dashuri adoleshentesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *