29 tetor 2019

anazapta

Nga Klodian Tomorri

 

Tre muaj më parë u njoha me një histori në dukje të rëndomtë.

Disa familje i kishin dhënë me qera një ambient të përbashkët Doganës, në një rreth jo shumë larg Tiranës. Në këmbim Drejtoria e Doganave u paguante një tarifë qiraje rreth 2 milionë lekë në vit. Pagesa sipas rregullave të shtetit bëhej dy herë në vit, në fund të cdo gjashtëmujori.

Por si asnjëherë tjetër me parë, këtë vit Dogana ende nuk u kishte paguar qeranë e gjashtëmujorit të parë, e cila duhet të ishte shlyer në qershor.

Në fillim, kur u njoha me këtë histori mendova se do të jetë ndonjë nga ato problemet e zakonshme burokratike që ndodhin rëndom në zyrat e shtetit. Por tani nuk jam më i sigurtë. Shtetit tonë po i bien poturet dhe nuk ka më para të paguajë as kacidhet. Prej më shumë se katër muajsh, familjet që kërkojnë pagesën e qirasë nga shteti i sorrollatin sa në zyrat e Doganës në ato të Ministrisë së Financave. Para nuk ka.

Pak ditë më parë, përmes një urdhëri informal, qeveria i ka kërkuar institucioneve publike të pezullojnë tenderat e mëdhenj për shkak se buxheti nuk ka para të paguajë.

Në fakt ndalimi i tenderave të rinj pas datës 15 tetor të çdo viti është një praktikë e konsoliduar dhe e disiplinuar me ligj. Por këtë vit, institucionet publike janë urdhëruar të pezullojnë edhe tenderat e zhvilluara para datës 15 tetor.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara, Operatori i Transmetimit dhe shumë institucione të tjera ditët e fundit kanë pezulluar thuajse të gjitha tenderat e mëdhenj që kanë hapur në muajt shtator-tetor.

Kjo nuk është një situatë e zakonshme.

I ftuar në studion e Opinionit, të enjten që shkoi, kryeministri Edi Rama sfidoi gazetarët në panel të gjejnë qoftë edhe një sektor të vetëm ku punët e shtetit janë me keq sot se sa ishin në momentin kur ai erdhi në pushtet. Sfida që mori mbrapsht ishte ajo e potureve që ai vesh shpesh në daljet publike.

Por poturet e Ramës janë çështje e tij. Halli i qytetarëve janë poturet e buxhetit. Dhe buxheti po del cullak.

Në 9 muajt e parë të vitit buxhetit të shtetit i mungojnë 65 milionë euro të ardhura. Por kjo shifër paraqet vetëm një të tretën e gropës reale të financave publike.

Në fillim të vitit të kaluar, Parlamenti përgjysmoi tatimin mbi dividentin duke i dhënë fuqi prapavepruese nëse taksa paguhet deri në 30 shtator.

Si rezultat këtë vit qeveria mblodhi 100 milionë euro të ardhura nga taksa e dividentit.

Nëse nuk do të ishin këto para, sot buxheti i shtetit do të ishte në vështirësi për të paguar rrogat.

Por të ardhurat nga tatimi i dividentit janë masa one-off, të cilat sjellin para vetëm një herë dhe nuk kanë karakter të qëndrueshem. Ato thjesht sa shtyjnë krizën për vitin tjetër, kur situata buxhetore pritet edhe më kritike.

Ngadalësimi i ekonomisë dhe privilegjet fiskale për interesa të ngushta kanë shteruar burimet e të ardhurave për qeverinë, ndërkohë që shpenzimet e detyrueshme të buxhetit rëndohen nga viti në vit.

Përveç pagave dhe pensioneve, tani buxheti ka dhe një faturë tjetër që rritet në progresion, atë të koncesioneve.

Vitin e ardhshëm pagesa për koncesionet pritet të arrijë në mbi 150 milionë euro sipas tabelave të vetë qeverisë duke e shtrënguar edhe më shumë lakun e financave të shtetit.

Por financat publike janë vetëm njëri dimension i krizës.

Situata është kritike edhe në kompanitë publike, veçanërisht ato të sektorit energjetik. KESH, OST dhe OSHEE janë zhytur në një zinxhir borxhesh brenda njëra tjetrës, por edhe ndaj privatëve, i cili sa vjen dhe shtrëngohet duke u përplasur në buxhetin e shtetit.

Në vitin 2013, kur sapo kishte ardhur në pushtet, Rama akuzonte me të madhe Berishën se kishte lënë pas tokën e djegur dhe një mal me borxhe të fshehura. Por, që nga ajo kohë gjërat kanë shkuar edhe me keq.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, vetëm në dy zëra; rimbursim taksash dhe punë publike, borxhet e prapambetura të shtetit kanë arritur në mbi 330 milionë euro.

Nëse llogariten edhe borxhet nga vendimet gjyqësore apo zërat e tjerë, të cilat qeveria nuk i raporton, atëherë borxhet e fshehura sot janë më të larta se sa ato që qeveria aktuale gjeti në vitin 2013.

Në dy vitet e fundit, borxhet e fshehura të buxhetit janë rritur mesatarisht me 150 milionë euro në vit.

Për fat të keq kjo qeveri ka ende dhe dy vite të tjera mandat, në fund të të cilave Shqipëria mund të ketë një kryeministër me poture, por një shtet pa brekë.

 

*****

Klodian Tomorri është gazetar që mbulon çështje të ekonomisë 

Share This Article
4 Comments
  • Gazeta e nerume DITA:

    Keshtu ndodh me nje popull dru me pre qe zgjedh KAQOLA, injorante pa shkolle dhe pa diplloome ne Krye te shtetit dhe Pushtetit,

    Keshtu ndodh me nje popull qe nuk vuri mend me pederastin pa shkolle te Gjyles, Enver Kaqolin qe jo vetem mbushi lumenj me gjak njeriu, por falimentoi ekonomine me tollona dhe bunkere dhe i la shqyptaret me debile dhe budallenj te indoktrinuar se ne Kohen e Qepes te Ahmet Zogut,

    Keshtu ndodh me nje popull qe voton symbyllur me nje milion vota Edvin Kaqolin e Krstaqit te Enverit dhe Spiro Kolekes te Partise se Punes, si Kryeminister alifmatrak pa shkolle dhe pa dipllome qe i ka bere GROPEN Shtetit tone njesoj si Enveri,

    Keshtu ndodh me nje popull qe mban me pekule nje Lider Opozitar pa shkolle dhe pa dipllome si BEDELI i Sali Varkarit te Enverit, Lulzim Basha qe perserit si nje gramafon i prishur llogjet e tij bolshevike sikur te ishte djali i Baba Marksit, nderkohe qe nuk ka kerkuar falje per krimet e tij te kaluara qe ngjajne si krimet e Enverit dhe pa piken e turpit shkon dhe strehohet ne vilat lluksoze te oligarkut Papuli qe eshte pinjoll i nje familje 100% te Sigurimit te Enverit

    CFARE MUND TE PRESESH NGA NJE POPULL QE MBAN PIRAMIDEN FAMEKEQE TE DIKTATORIT GJAKATAR 30 VJET PAS RENIES SE MURIT TE BERLINIT?

    Pse cuditemi pastaj per GROPEN qe ja kemi hapur vetes?

  • ”DUAM BUKE”? ”HANI BISKOTA’!

    ”Tradhetari dinak,hipokrit e kusar
    Na u ngrit gjer ne kulm,dhe u be kryetar
    Nene zgjedhe besniket per vdekje lengojne,
    Se mekat dhe mallkim Kryengritjen kujtojne..”NOLI
    ————–
    Ne vend te paraDhenjes
    Nder lajmet nga Bota dhe haber-akshamet dale nga hamamet e kalifatit te Bathores veçojme:

    .Nga Bota
    -ISIS mbas vrasjes se udheheqesit te kalifatit,duke qare e uleritur si e pershkruante Trump si aktor i madh qe ka qene,e zevendesuan ate me nje tjeter!
    SHBA-te,’aleati strategjik’ per 30 vjet rresht ne kete vend ngelur pa BUKE e pa ‘shtet’ nuk gjen dot te zvendesoje nje ‘ambasador’ qofshin ata kineze apo mongoleze!?

    E ngarkuara me pune(!?) e SHBA-ve ne kalifatin e Bathores ku 30 eshte i pushtuar nga xhihadi dhe udheheq cGuida Suopreme apo kalif SALIJA,Leyla Moses-Ones ne nje aktivitet ‘rrumpalle’ na perrallis kur thote:
    ”Shqiperija po punon shume per zbatimin e reformes ne drejtesi dhe reformen zgjedhore,per te cilen drejtuesit kane zgjedhur te bejne kompromis per te miren e perbashket”!?
    Per ke ‘Shqiperi’ ta kete llafin Lejlaja,per ke reforme ne drejtesi kur ketu 30 vjet nuk ka as shtet as BUKE as POPULL e as katandi!?

    Per ke reforme zgjedhore flet e perrallis LEJLAJA ,kur ketij populli gjysma ne arrati i shpronesuar komplet pa BUKE ka 30 vjet qe i jane hequr te gjitha te drejtat themelore te ‘njeriut’ e konsiderohet ‘koke palare’ dhe SOVRANITETI i eshte hequr e deleguar 128 bandave parti!?

    Per ke ‘drejtues’ e per ç’fare ‘kompromisesh’ kane zgjedhur per te miren e perbashket!?
    Per kompromis midis krereve te xhihadit ne emer te ‘alla akbar’ e me urdher te kreut te kalifatit Kalifit SALI,Neronit qe dogji tere nje ish Shqiperi !?
    Me tej kjo Lejlaja e ngarkuara me pune arrin e na thote sikur te ishim IDJOTE se ‘gogoliin’ Rus,kinez Iranian nuk duhet ti pranojme se ata pasi na shtrydhin na hedhin”!?
    ”Perendi!Ku je?’
    Po pas 30 vjetesh nen pushtimin xhihadisto-fashist koloni me shume kolonizatore me prezencen keshillat e ‘aleatit strategjik’ SHBA-ve dhe BE-Hale ç’fare i ka ngelur akoma per te ‘SHTRYDHUR’ ketij vendi e ketij populli ku ja kane pire edhe GJAKUN ja kane marre edhe ‘SHPIRTIN’ ja kane shpelare edhe TRURIN ne emer te ‘alla akbar’!?
    A mund te konsiderohet ‘diplomaci,aftesi,finese,art kjo e Lejlase qe jo vetem ofendon nje popull te tere ashtu si tere parardhesit e saj por deskrititon SHBA-te po qe se vertet i perfaqeson!
    SHBA-te ne radhe te pare por edhe BE-ja ne kete vend jane perfaqesuar nga LLUMI i shtetasve te tyre ne dipllomaci,ne ekonomi e politike permes Podesta,agjenturave,mergates se qyqeve koloboracionisteve Nue Kalajve shokeve te Xen ‘Sy peshkaqenit’ Erikm Fullaneve,Rezarty Taçave,e deri tek agjente te xhihadit islamiko fondamentaliste te ISIS si puna e Damir FAZLLIQAVE ne krye te tere istitucioneve te ANTISHTETIT!

    Nga Bathorja!?
    Ne vendin me te varfer te Ballkani te ngelur 30 vjet pa shtet pa ekonomi pa BUKE ‘kalifati i Bathores perfaqesohet ne tere Boten me ‘ambasadore’ gomare e tru thare apo ‘shpelare’ me rroga milioneshe dhe ajo qe eshte me e keqja qe :
    ‘U ka mbaruar Mandati,mundet dhe te kene vdekur ose kane marre shtetesi tjeter e vazhdojne e VJEDHIN ose KÇK-Kap Çfar Kapesh si thote Edvin Bojaxhiu!?

    Ke ‘shtet’ perfaqeson kjo ‘diplomaci’ 30 vjet me shpenzime MILIARDASH!?
    Kush eshte ne KRYE te diplomacise se ‘shtetit’ te kalifatit Bathore!?
    Kush e ka emeruar ‘kryediplomatin’ e ‘shtetit te kalifatit
    Kush do ti propozoje,ti shkarkoje e te riemeroje tere keta ‘DiplomAte’,’SiplomEta’ apo ‘diplomUta’ ne tere vendet e rruazullit tokesor:Arabi Saudite,BE,Egjypt,France,Itali,Hollande,Poloni,Rumani,RusiSerbi,Slloveni,Sllovaki,Suedi,Turqi,kuvajt,Kosov…Skrapar Honolulu e deri tek ‘Mis Skiperija’ konsull ne Bari..te gjithe pa perjashtim me mandat te mbaruar e te jashteLIGJSHEM e vazhdojne e VJEDHIN nje popull pa BUKE me 11 MILIARD-BORXH!?

    A di gje ‘E ngarkuara me pune e SHBA-ve’ kur flet per Shqiperine e jo per shqiptaret se ne kete vend pa SHTET kryetari i antishtetit quhet me emer arti ‘Like Floriri’ dhe nuk perfaqeson simbolin e unitetit te popullit me kushtetute po simbolin e hajduterise dhe eshte po ky qe duhet te ‘DEKRETOJE’ ambasadoret e rinj te zevendesojne hajdutet e vjeter,dhe ky president nuk DEKRETON ne emer te popullit po ne emer te ‘alla akbar’!
    A e di Lejlaja prej Amerike se ne jo vetem jemi pa president qe te dekretoje po nuk kemi as minister te ‘JASHTEM’ propozojue sepse nje fare ‘muxhahedini’ prej ‘kosovet’ nuk e dekreton Likja prej Skraparit dhe nje Edvin Bojaxhi nxenes besnik i kalifit Sali qe emeroi president nje like flori veteemerohet minister i jashtem prej tiju dhe ja delegon ‘DIPLOMACINE’ e kalifatit te Bathores nje muxhahedini CAKAJ qe ‘Nuk e pjerdh njeri’!?

    ‘Doni Buke’? ‘Hani Biskota’!
    —————
    Kjo shprehje u be gjasme shkaku qe mbretereshes se Frances Marije Antoniete-s ju rrua koka dhe ju vu ne GIOTINE!
    Kete fat do kene po qe se rilind shteti jo vetem ‘burrat e shtetit’ dhe ‘yjet ne ngjitje’ kalif Salija,Llashet,Edvinet e Like florija por dhe ‘Marije Antonietat’ allias Monat,Mehmetat,Mahmudite e Mantenutat e tere kesaj plitike krriminale !?

    Zgjidhja!
    Vetem per kryeqytetin e kalifatit Bathore :Shpallja e gjendjes se jashtezakoneshme per 6 muaj dhe vendosja e sistemit te TRISKETIMIT perjashtu POLIOCISE dhe ARSIMIT deri sa te miratohet nga POPULLI me referendum kryereforma e sistemit zgjedhor dhe te zgjidhet direkt presidenti i Republikes se RE!

    P.S ”O pushtetar…or mut,
    Kur votoj per surratin tend jam i pergatitur qe te te mbaqj ne shpine per 4 vjet,po vetem ty ama..jo VILAT e tua,makinat e tua,jahtet,qente,kuajt,grate,dashnoret e tua,burrat e tyre me gjithe makina,tarafin e servilave te tu me laçke e me plaçke,nuk jam aqe i fuqishem dhe durueshem sa mendon ti joooo!
    Ndaj kujdes se kur te te shkarkoj nuk do biesh aqe kollaj sa hipe..”KONICA

  • ”O pushtetar…or mut,
    Kur votoj per surratin tend jam i pergatitur qe te te mbaqj ne shpine per 4 vjet,po vetem ty ama..jo VILAT e tua,makinat e tua,jahtet,qente,kuajt,grate,dashnoret e tua,burrat e tyre me gjithe makina,tarafin e servilave te tu me laçke e me plaçke,nuk jam aqe i fuqishem dhe durueshem sa mendon ti joooo!
    Ndaj kujdes se kur te te shkarkoj nuk do biesh aqe kollaj sa hipe..”KONICA

  • ”O pushtetar…or mut,
    Kur votoj per surratin tend jam i pergatitur qe te te mbaqj ne shpine per 4 vjet,po vetem ty ama..jo VILAT e tua,makinat e tua,jahtet,qente,kuajt,grate,dashnoret e tua,burrat e tyre me gjithe makina,tarafin e servilave te tu me laçke e me plaçke,nuk jam aqe i fuqishem dhe durueshem sa mendon ti joooo!
    Ndaj kujdes se kur te te shkarkoj nuk do biesh aqe kollaj sa hipe..”KONICA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *