Dy personalitete të lartë francezë, për një padrejtësi të rëndë ndaj popullit shqiptar, i kërkuan falje pas 40 vjetësh. Po Ju?
I nderuar Z. Macron,
Më falni që po Ju shqetësoj por i ndodhur, akoma në çudinë dhe dhimbjen që më shkaktoi refuzimi i Juaj aq i prerë për Shqipërinë dhe këmbëngulja që asaj t’i hiqet e drejta natyrore për të filluar negociatat dhe përgatitjet për të qenë, edhe ligjërisht, pjesë e Komunitetit Europian, nuk munda të pres pa u shprehur hapur për Ju dhe të tjerët lidhur me këtë problem.
Unë jam doktor, kardiokirurg, me gradën e Prof. Doktorit, tani në pension, ish resident i huaj, në vitet 1980-81, në Spitalin Brussais të Parisit (për specializim). Nuk jam politikan aktiv por si i gjithë populli im dhe aq sa e do interesi i vendit nuk jam jashtë politikës.
I ndjek ngjarjet që ndodhin në botë sidomos ato që lidhen me vendin dhe popullin tim. Nuk jam indiferent.
Kur dëgjova diskutimin dhe arsyetimin Tuaj pse Shqipëria nuk është gati për negociatat, më shkoi mendja tek dy bashkë-kombasit Tuaj, personalitete të shquara francezë, politikanë me kontribute të veçanta në plan Kombëtar e Ndërkombëtar, Z. Justin Godart dhe Z. D’Estournelles de Constant[1]. E hapa për të disatën herë librin e Justin Godart me titull “Shqipëria në 1921”, ku shkruajnë këta dy njerëz të mëdhenj. Dëshiroj të vë në dukje disa paragrafe nga ky liber e që po e filloj me Z. Godart, i cili e përmbyll librin me këto fjalë: “I mbyllën këto faqe me një apel për Fuqitë e Mëdha: Të informuara më së miri mbi Shqipërinë, ato kanë detyrë ta ndihmojnë atë.
Çfarë qortimesh mund t’i bëj Shqipërisë?
A nuk ka ditur ajo ta organizojë përparimin e vendit? Nën pushtimin turk, çdo inteligjencë që zgjohej, çdo dëshirë që forcohej persekutohej e syrgjynosej. Kohët e lirisë erdhën? Çfarë mund të bëjë Shqipëria? Ne i hodhëm një sy gjatë gjithë rrugës tonë. Kemi parë shkatërrimtarë. Kush i ka bërë, kemi pyetur? Këtu na thanë Greqia, atje Italia, atje Austria, atje Serbia. Pamë turma të mjeruara burrash dhe grash pa shtëpi, fëmijësh që kanë uri dhe të ftohtë. Nga vijnë pyetëm? Nga fshatrat e tyre që u plaçkitën dhe u dogjën nga serbët.
Hymë në Shkodër, nën vështrimin e rojeve serbe që ruanin, të armatosura lartësitë e Taraboshit që është shqiptar. Në një gjatësi të madhe kufijtë e Shqipërisë u dhunuan dhe aty kishte ende një front shqiptar mbrojtjeje.
Cilido vend, në të tilla kushte, do të zhytej në anarshi dhe do të ligështohej.
Dhe, megjithatë, Shqipëria rezistoi. Ajo ka ruajtur rregullin në shtëpi. E plagosur, e lënduar, ajo qëndron e palëkundur, me krenari gjatë shekujve të gjatë të rezistencës së saj, nga papajtueshmëria patriotike që gjithmonë, nuk e ka lejuar atë, veçse të zgjedhë alternativën ndërmjet vdekjes dhe lirisë.
Por në të vërtetë, është Shqipëria që duhet të akuzojë për t’u thënë Fuqive të Mëdha: Ju më keni shtypur, ju më keni mënuar, ju më keni ndarë. Jeni ju që jeni gridnur për të copëtuar tokën time dhe jeni ju që guxoni të më adresoni qortime.
Ndaj Shqipërisë Fuqitë e Mëdha përmbushën një vepër të ndershme shlyerjeje. Ato i janë moralisht borxh asaj”.
Kjo “vepër e ndershme shlyerjeje”, Z. Macron që përmend Z. Godart është pranimi i Shqipërisë në lidhjen e Kombeve në vitin 1921 për të cilën Z. D’Estournelle de Constant dha kontribut.
Ja dhe një pasazh tjetër nga libri i J. Godart i shkruar 100 vjet më parë Z. Macron:
“Gjatë shekujve Shqipëria i rezistoi me ngadhnjim kryezotit, Turqisë, në rrëzimin e të cilës kontribuoi. Pas autonomisë de fakto, ajo fitoi autonominë de Juro. Por gjithë fisnikëria e saj dhe përpjekja trime u futën në një rrezik më të frikshëm se robëria e plotë. Çlirimi nga Turqia me gjakun dhe armët e saj megjithatë e ka bërë Shqipërinë një gjah për fuqitë e mëdha. Në vend të luftimeve të ndershme, ballë për ballë, jetë për jetë, duhet t’i bëjë ballë luftës tinzare diplomatike. Ajo ka qenë loja e traktateve sekrete e pazarllëqeve të mëdha.
Një ditë e copëtuar, të nesërmen e riformuar, sipas kombinacioneve të momentit, ajo ka qenë e keqtrajtuar në mënyrë shumë të rrezikshme, për disa vjet nga Kombet aleate…”
Por, Z. Macron, ajo që më ka shokuar e shokon akoma është mënyra se si francezi tjetër, D’Estournelle De Constant, Nobelist i Paqes, ish-sekretar i Komisionit të caktimit të kufijve të Shqipërisë me Malin e Zi, fillon parathënien e librit të Godart-it:
“Unë i kam shumë borxh Shqipërisë; unë do ta paguaj këtë borxh të rinisë. (Je dois l’Albanie beaucoup; Je paierai cette dette de jounesse).
Në çastin kur isha në fillimet e mia diplomatike, Shqipëria e mjerë më ka mallëngjyer. Ajo kontribuoi në ndriçimin e ndërgjegjes sime të turbulluar nga skepticizmi professional; Ajo zgjoi prirjen time. Kam besuar gjithmonë në detyrën për t’i shërbyer drejtësisë dhe për të luftuar shtypjen. Por si përmbushet kjo detyrë? A gjendet rasti?
Rastet nuk mungojnë: Jemi ne që na mungojnë dëshirat. Është shumë bukur të jesh besnik në jetën private, për miqtë, të afërmit, bashkëqytetarët, vendin tënd. Por nuk mjafton. Është egoizmi individual, familjar, lokal, nacional, gjithmonë egoizmi që të çon në sakrifikimin e më të dobtit ndaj të fortit. Në Shqipëri për herë të parë kam ndjerë se aty kishte njerëz që s’mund të braktiseshin, në dobësinë e tyre. Do të ish turp! Pata fatin e madh të emërohem në pranverë të 1879, Sekretar i Komisionit të Caktimit të Kufijve midis Shqipërisë e Malit të Zi. Erdha në Shkodër, krenar për postin tim të pare, por pa e kuptuar mirë punën me të cilën isha ngarkuar nga komisioni. Së fundi ne po e sakatonim, po e qethnim territorin e Shqipërisë në dobi të Malit të Zi. Shqipëria ishte pa mbrojtje….
….M’u deshën disa vjet për të kuptuar atë që po ndodhte në atë kohë”.
D. Estournelles de Constant, erdhi në Shqipëri e Mal të Zi për të korrigjuar paktin e Shën Stefanit pas luftës Ruso-Turko me porosi të Kongresit të Berlinit. Ja ç’thotë: “Fuqitë e Mëdha Europiane në atë kohë, kishin interes të ndalonin marshimin e sllavëve drejt perëndimit. Si një ushtri milingonash masa sllave, e detyruar të hiqte dorë nga Bosfori e Durdanalet, po i sillej rrotull të prekte tinëzisht detin Adriatik dhe Egje. Problemi, atëherë ishte i ri për mua, i pazbërthyeshëm, konplikacionet shpërthyen me Luftrat Ballkanike dhe Luftën e Parë Botërore”, shkruan më tej De Constant. Z. Macron, nuk po përmend copëtimet e mëtejshme që iu bënë Shqipërisë pas luftrave ballkanike, problemet pas Luftës I-rë Botërore. Më tej De Constant shton:
“Fat i çuditshëm dhe tragjik për shqiptarët, viktima shekullore dhe megjithatë të pa zvogëluar nga perandoria Osmane, u trajtua si subjekt turk nga fuqitë e mëdha. Ata, që i qëndruan fort sundimit për të ruajtur zakonet, fenë, gjuhën, racën, personalitetin e tyre, të ndryshëm nga gjithë të tjerët, fuqitë e mëdha e gjenin komode t’i injoronin qoftë për t’i braktisur, qoftë për t’i rrjepur, qoftë për t’ua shitur atyre që kërkojnë më fort ose atyre që paguajnë më shtrenjtë në pazarin ndërkombëtar. Askush nuk u qante hallin shqiptarëve. Ata ishin vetëm. Voe Soli.
Ata nuk ekzistonin. Më kot qëndruan me një burrëri të pamposhtur, në robërinë turke, aq sa Konstandinopoli nuk guxonte as t’u kërkonte taksa; më kot qeverisën veten, qëndruan të bashkuar, pa dallime fetare, katolikë, ortodoks, myslimanë dhe formuan një bllok kombëtar kundër turkut.
Nuk duhej t’u mbeteshin as turqve që të mund të ndaleshin më vonë me të tjerë. Kjo është abc-ja e diplomacisë që praktikohej dhe imponohej dhe do të imponohet akoma edhe sot, ndoshta, në qoftë se do të lejohet ta bëjë”.
Duke folur për Z. Godart, De Constant thotë: “Natyrisht, Godart duke qenë vet francez, u dërgua të thotë gjëra të pakëndshme për disa; por ai do t’u shërbejë të gjithëve duke provuar që nuk shkonte për t’i shërrbyer Shqipërisë, por të vërtetës. Në gadishullin ballkanik, shqiptarët janë i vetmi popull i cili me të vërtetë kishte gjithçka për të fituar paqen, gjithçka për të humbur luftën, si Franca; Rezulton pikërisht që Shqiptarët janë të vetmit nga gjithë këta popuj që nuk kishin menduar kurrë të lakmonin Konstandinopolin. Kjo meriton vërtet një vlerësim që të shërbejë për të inkurajuar të tjerët”.
Macron, bashkë-kombësi Juaj Z. D’Estournelles De Constant kërkoi falje pas 40 vjetësh për gatimin dhe padrejtësinë që i bëri Shqipërisë ai vetë dhe Komisioni Ndërkombëtar i caktimit të kufirit midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, që siç thotë Ai “E sakatoi dhe e qethi territorin Shqiptar në favor të Malit të Zi”.
Të mos harrojmë që ky veprim i kundërt me orientimin e Kongresit të Berlinit në atë kohë u hapi rrugën sllavëve për në Adriatik nëpërmjet Malit të Zi dhe nëpër tokat, bregdetin dhe porteve shqiptare të grabitura padrejtësisht.
Po ju Z. Macron do të prisni 40 vjet si Z. De Constant t’i kërkoni falje Shqipërisë për këtë pengesë që i bëtë në Tetorin e 2019, për t’u regjistruar në librin e gjendjes civile të Europës ku itakon të jetë?
E falura që De Constant i ka kërkuar Shqipërisë u parapri nga një punë e gjatë e tij për ta shlyer gabimin sidomos për pranimin në lidhjen e kombeve e megjithatë ne Shqiptarëve na jep dhimbje të thellë deri në palcë ai veprim.
Jo se s’dimë të falim ne shqiptarët. A falen gjërat e mëdha? Por nuk harrojmë dot kur tokat dhe bregdeti ynë të ndarë pa na pyetur nga trungu të jenë të huaja për ne. Bashkimi në familjen Europiane do ta zbuste sadopak këtë vuajtje tonën dhe njëkohësisht gabimin e tij “të moshës së rinisë”, siç thotë, De Constant.
Megjithatë, falja e kërkuar çmohet nga ne për kurajon që ai njeri me parime, tregoi në kohën e pleqërisë.
S’është e lehtë të pranosh një gabim kaq të madh, me efekte të pa ndreqshme.
Për këtë meriton respekt. Por kjo falje, mendoj se ka vlerë nëse bëhet mësim për bashkëkombësit e sotëm të Z. De Constant që kanë në dorë fate popujsh dhe drejtojnë politikën Europiane. Jo vetëm që t’mos përsëriten gabimet e të kaluarës, por qëndrimet e diplomatëve dhe gjithë francezëve të tjerë ndaj nesh sot duhet të jetë kontribut për korigjimin e gabimit të rinisë të ish diplomatit tuaj të atyre viteve.
Ndoshta pranimi i Shqipërisë në gjirin e Europës së bashkuar do t’i jepte qetësi atij, atje ku është dhe do t’i shtonte nderin kombit francez. Ne do të ishim një familje me Malin e zi brenda familjes Europiane.
Macron,
Ju në arsyetimin tuaj për të frenuar hapjen e negociatave përmendët emigrantët dhe azilkërkuesit shqiptarë. Unë do t’Ju pyesja se cili në këtë botë nuk do të donte që për një periudhë kohe të jetojë dhe punojë në Francë që të përfitojë nga përvoja, kultura, praktikat demokratike të saj për t’i përdorur kur të kthehen në vendet e tyre? Kështu ka ndodhur gjithmonë me Francën.
Dhe shqiptarët kërkojnë azil dhe leje qëndrimi, por nuk detyrojnë autoritetet francize që t’i pranojnë patjetër, nuk kërkojnë që administrata franceze të shkelë ligjet e veta dhe të mos filtrojë kërkesat. Kërkesat e tyre bëhen duke përdorur hapësirat ligjore të vendit, të drejtat e përgjithshme njerëzore dhe nevojat për punë të vendit pritës.
Shqiptari nuk bëhet kloshar që të flejë nën ura në Paris apo gjetkë, nuk i zgjat dorën njeriu në rrugë për të lipur, as i fut dorën në xhep për të vjedhur tjetrit, nëpër metro. Ai nuk preferon të futet në popullatën pa dokumenta të Parisit të Veriut. Ka shumë të tillë në Paris. Kur shqiptarit i refuzohet kërkesa dhe mundësia për të qëndruar, sipas rregullave, aty ai kthehet në vendin e tij që e do shumë.
Nuk shoh arsye që francezët, votuesit tuaj, të mërziten nga shqiptarët kur tek ata aktualisht qëndrojnë dhjetra herë më shumë rezident të huaj, me leje e pa leje, se sa gjithë popullata aktuale e Shqipërisë. Me sa i njoh unë francezët ata do ta kuptonin drejt këtë.
Dhe në fund të kësaj letre dua të shkruaj një paragraf për bashkëkombësit e mi.
Të dashur bashkëkombasit e mi,
Ne shqiptarët e kemi zemrën e madhe dhe mikpritjen të shenjtë. Do ta presim mirë Presidentin e Francës, Z Macron.
E para herë që na vjen Presidenti i një vendi aq të dashur siç është Franca për ne, vend ëndrrash e optimizmi që hapi dyert kur të tjerët na i mbyllën.
Ta presim me dashuri e pa protestuar për gabimin që bëri ndaj nesh sepse kjo vizitë është fillimi i një kërkim-falje në kohën e duhur që ai ndryshe nga De Constant po kërkon.
Të mos ia përmendim gabimin kur e kemi mik në shtëpi.
Me konsideratë e respekt të ndjerë,
Prof. Dok. Ajli Alushani
[1] Justin Godart: francez, ish deputet , senator i francës, n/sekretar shteti, ministër i punës e higjenës, ministër i shëndetësisë, zv. Në drejtësi, luftëtar në mbrojtje të drejtave të kombeve. I quajtur “I Drejti i Kombeve”.

Bukur
Besoje se te kane kuptuar te gjithe dhe ne vecanti ne shqipetaret
Zemrrimi zbutet me buzqeshje
Faleminderit mik
Jetoj ne France dhe aq bukur i thoni gjerat sa do e deshiroja ferngjishtes kete shkrimin t’ua tregoj gjithe franceze qe njof se s’arrij dot t’i them kaq qarte.Ata s’dine shume per Shqiperine
.Intrigohen qe s’kane degjuar per te.Duan te lexoj ne per te t’u tregojme po fatkeqesisht ne vete njohim shume fragmente te histories zone po rrjedha e ngjarjeve n’a Humbert neper labirinte te rrugetimit tone te veshtire
“Nje dore qe nuk mund ta kafshosh, e puth”
Dhe kjo eshte nje dipllomaci, fatkeqesisht eshte dhe karakter i formuar nga kushtet.
Shkrimi juaj eshte i qarte dhe i vertete si vete e verteta por i “pa fuqishem” perpara interesave dhe stragjedise europiane, si gjithmone.
Te flasesh me fakte eshte nje lloj arme qe perdoret per te fituar kunder dikujt pa e demtuar ate dhe kjo eshte gjeniale. Njekohesisht eshte sakrifice dhe vuajtje bashke.
Une nuk jam fetare por besoj tek nje zot i cili vonon por nuk haron….
Ju faleminderit per kete leter dinjitoze!!!
Ne kemi kaq shume inteligjent sa me vjen keq, qe perse keta inteligjent si doktori, qe i drejtohet presidentit Macron, bravo, zoti te dhent shendet
Mirmbrema! I pergjigjem zoteris Apolon. Nuk e di sé si keni shkuar ne Francë, por nuk duhet te harrosh vuajtjet e bashkëkombasve te tu, vuajtjet e udhetimet e tyre, duke ju futur detit me kok e duke ecur me nat e dite ne kembê, per te kèrkuar nje jet me te mire, ndoshta duhet te reflektojme pse nuk mund te behemi pjes e Evropes se madhe. Faji kryesor eshte i Elites tonè politike.
Hallucinante ! …Gjithmone aresyet e deshtimit i kerkojme tek tjetri …?! Eshte e çuditshme qe te rrish nje vit ne France ne vitet 80-te dhe te pretendosh te njohesh Francen e vitit 2019 dhe problemet e saj , sikurse pretendon autori ? Qe ketu fillojne halucinacionet … Autori i ketij shkrimi , siç duket harron se shqiptaret qe kerkojne azil ne France janet te detyruar te bejne nje dossier ne sportelet e prefekturave , mbushur me aresye apo historira qe evidentojne faqen e erret te poltikes dhe realitetit shqiptar ( ata mbase edhe genjejne, por fatmiresisht ne France nuk ekziston ligj qe t’i denoj ) Jane me mijra azilkerkues ne France , (te dytet pas sirianeve qe jane ne lufte) ,dhe megjithese mbi 90 perqind te tyre u mohohet e drejta e azilit , askush nuk kthehet me ne Shqiperi ( sikurse pretendon autori ) …jetojne si klandestine …duke pritur nje dite te rregullohen ! Nderkohe ndihmohen per gjerat jetike pasi Franca nuk le njeri ne rruge perjashta pa e ndihmuar ! Por kjo ndihme kushton . Franca nuk do te kete me klandestine dhe shpenzime per keta ! Zoteri ,… Franca, ka 9 perqind te papune …ka problemet e saj ; dhe Makron konsideron qe shqiptaret i krijojne te tjera probleme me shume ..! Ai e njeh Shqiperine nga ato historite e tmerrshme qe tregojne ata azilkerkues dhe jo nga shkrimet patetike te gazetave ! .Prandaj ai i thote jo Shqiperise , nuk eshte nje jo kategorike por afatshtytese …U le akoma nje chance shqipareve qe te te bejne akoma perpjekje , reforma … Por shqiptaret jane njelloj si ai studenti i mbetur ne provimet e sesionit te qershorit , qe nuk ben me asnje perpjekje suplementaire por ben presssion apo pret vetem qe komisioni i provimit te ndryshoje mendje ne sessionin e vjeshtes ?! Ja , ky eshte edhe qendrimi i politikes shqiptare dhe i atyre qe i pasojne sikurse autori i,ketij shkrimi ! Dhe kjo gje duhet te ndryshoje patjeter !
Apollon, une jam i nje mendimi me ju, me ndryshimin qe Makronin e quaj te infektuar nga antishqiptarizmi, sepse ai kurre nuk do te perseriste nji qendrim te tille ndaj Serbise psh. Azilin shqiptaret nuk e kerkojne vetem ne France, por edhe ne thuajse te gjithe vendet tjera te BE, por mesa duket Presidenti i Frances, vetem shqiptare nuk do azilante
Permendja e fakteve historike dhe per me teper citimi verbatum I politikaneve franceze ne vite, referenca e politikes franceze ne vite ndaj nje vendi te vogel, argumentimi qe shqiptaret kudo qe shkojne kur i’u jepet mundesia punojne rende dhe arrijne sukses nuk e Ben te justifikueshme konsideraten thuaj si halucinnante. Une do te argumentoja me respect qe e gjej naiv opinionin tuaj qe Macron kundershton hapjen e rruges per Shqiperine bazuar ne peshen qe shqiptaret Po shkaktojne per Francen versus teatrit politik te rajonit. E Po te ishte I vertet argumentimi Juaj dhe kaq lucid…., Macron duhet te ndihmonte kete proces I cili ne menyre argumentative I hap rrugen zhvillimit te Shqiperise dhe nuk I detyron shqiptaret te kerkojne nje jete me te mire ne France apo gjetke. Asnje njeri Nuk ka zgjedhjen e pare te lere vendin e saj/ e tij.
I bukur shkrimi i dr por edhe diplomacia ka nje kufi
Populli shqiptar ka vuajtur e sakrifikuar per shekuj per nje jete me te mire dhe per te qene pjese e Europes,me rregullat e saj dhe nuk ka pse ndeshkohet nga politika.
Apollon, une jam i nje mendimi me ju, me ndryshimin qe Makronin e quaj te infektuar nga antishqiptarizmi, sepse ai kurre nuk do te perseriste nji qendrim te tille ndaj Serbise psh. Azilin shqiptaret nuk e kerkojne vetem ne France, por edhe ne thuajse te gjithe vendet tjera te BE, por mesa duket Presidenti i Frances, vetem shqiptare nuk do azilante
Apollon, une jam i nje mendimi me ju, me ndryshimin qe Makronin e quaj te infektuar nga antishqiptarizmi, sepse ai kurre nuk do te perseriste nji qendrim te tille ndaj Serbise psh. Azilin shqiptaret nuk e kerkojne vetem ne France, por edhe ne thuajse te gjithe vendet tjera te BE, por mesa duket Presidenti i Frances, vetem shqiptare nuk do azilante
Z.anonim apollon !Mos peshty ne corben qe te cojn para kur vete mik.As mos pertyp sallat kur nuk din te qerosh nji qep.Xhovi Xhili.
Inderuar eshte nje klithme zemre intelektuali dhe patrioti te vertete, Lus qe te kuptohet prej miqve tane Franceze,
Mos genjeni! Mjaft me! Kishte muaj qe ziente ne Shqiperi; “Do hapen apo nuk do hapen negociatat” Kete siuate ne Shqiperi e ndiqte edhe z.Makron me te tijet,Kthejuni asaj peridhe dhe ballafaqojeni ate ME VENDIMIN E NJE NJERIU TE VETEM-z.MAKRON! Kush e ha kete? Si u gedhi nje nate z.Makron dhe ashtu i shkoi mendja tek 5000 azilante shqiptare, te cilet nuk kane bare asgje te kundraligjeshme ne France dhe keta, 5000 azilante, te behen shkak per te djegur nje aspirate te te gjithe shqiptareve “E duam Shqiperine si gjithe Europa”?Ka nheri ne bote ta haje kete?Po ate reformimin e BE-se, qe do te ndodhe ne muajt qe vijne, i cili do te mbylle perfundimisht dyert e Europes per Shqiperine e kini marre vesh?Problemi eshte me i thelle se vetua e nje personi, qofte ky edhe z.Makron.Pas vendimit te z.Makron fshihen shume probleme gjeo-startegjike politiko fetare,divergjenca dhe krize e Unionit Europian !.Po ate Qendrimin e fundit Gjerman per miratimin e propozimit francez per reformimin e Uninoit si ta kuptojme?.Perfundimisht ndaj Shqiperise ka nje qendrim “pas perdes”,i cili u komunikua nga z.Makron.Mos e beni me faj z.Makron, atij i ngarkuannje n je detyre dhe e beri, pavarsisht se ajo qe beri ishte nje “thike mbas shpine” per Shqiperine.Nuk me duhet as vizita e Makron ne Shqiperi,asgje vizite! Ajo nuk thot asgje!
Shqiptare mendoni per vete,referojuni historise dhe Fishtes se pavdekshem!
Nje paraqitje brilante e shqiperise dhe shqiptareve!autori nuk eshte vetem mjek i shkelqyer por edhe mjeshter i penes.nepermjet historise dhe diplomacisr franceze ai ncjerr ne pah historine e dhimbeshme te nje populli trim,besnik,evropian por perhehere te lincuar nga gijotina e pa shpirt dhe mixore e me te fuqishmeve.megjithate ne perseri jemi ketu te paster,te ndershem dhe mikprites te shkalles superiore.presidenca e makronit eshte e limituar ne vite.shpresojme we ky shtetar i shqiar te marre kthesen dhe te kerkoje falje para se ti marin mandatin!
prisni falje nga nje njëri nuk di rregullat e respektin per me te voglin prisni falje nga nje nipot i nje vendi ishkolonialisti kriminal siç është Franca.Me kot prisni falje…e te tjera.Ju lutem mos me fshini komentin.