Është e pandershme të thuash se Franca dhe Hollanda e duan Shqipërinë!

J L

Mbas një wik-endi të gjatë,

nga Principata e Monakos-në Japoni,

në pritje të wik-endit të radhës,

Meta u kthye për disa ditë në Shqipëri!.

 

Nga gjithë presidentët shqiptarë,

Meta ka udhëtuar më shumë,

si “brejtës stoik” i financave të shtetit,

në vizita koti-ku s’bitiset asnjë punë!.

 

Kam idenë se Meta shfrytëzon çdo ftesë,

dhe nga vende anonime në çdo cep të Botës,

dhe shteti i varfër-për të cilin zëmra i qan,

paguan shpenzimet e tij dhe të eskortës!.

 

Po në fushën mediatike,

Meta nuk na lë asnjëherë thatë,

në pauzën e shkurtër mes wik-endeve,

na qeras me nga një intervistë të gjatë!.

 

I intervistuar nga i gjithëdituri Rakipllari,

një orë e ca foli kot së koti,

jo si president i çdo shqiptari,

por si një i dërguar nga Zoti!

 

S’na tha absolutisht asgjë të re,

në vija të holla e vija të trasha,

çdo gjë më parë e kishim dëgjuar ne,

nga Petrit Vasili dhe Lulëzim Basha!.

 

Foli me këmbë e me duar,

si engjëll dhe si shpëtimtar,

sikur dekretet e tij të ishin zbatuar,

do qenë hapur bisedimet këtë radhë!.

 

Veten e përjashtoi nga çdo përgjegjësi,

se shumicën e kohës ka qenë në vakanca,

fajin e kish veç Rama e jo tjetër njeri,

dhe jo se jo Holanda edhe Franca!.

 

Harroi zjarret dhe molotovët,

e detashmenteve të Lulit dhe Monikës,

për djegien në bllok të mandateve,

dhe rolin regresiv të Presidentit të Republikës!.

 

Për opinionin e Venecies nuk tha të vërtetën,

që dhe gurët e rrugës e kanë mësuar,

se në shkelja të Kushtetutës e gjeti Metën,

po jo gjer në atë masë sa për t’u shkarkuar!

 

Nuk harroi presidenti,që pa pikë ta linte i-në:

“Do qe e pandershme të themi,

se Franca me Hollandën s’e duan Shqipërinë!!!.”

 

Çdo gjë e keqe lidhet me Edi Ramën,

për këtë nuk dyshoi për asnjë moment,

një nga këto të këqija është dhe rasti,

që Ilir Metën bëri President!.

 

E lagu-s’e lagu dhe përralla të tjera me mbret,

nga të gjithë përditë dëgjojmë ne,

por po të bënte secili detyrën e vet,

jo çelje bisedimesh-po do kishim hyrë në BE!.

 

A.DUKA

Share This Article
5 Comments
  • JO VETEM FRANCA E HOLANDA PO ASNJE SHTET NUK E DO SHQIPNIN. KUR EUROPA NA NDAU NE PES SHTETE E KA PAS NJE QELLIM.DERISA SHQIPTAR TE MOS SHOHIN NGA LINDJA KSHTU DO JEMI.

  • Nuk na ka faj Franca, as dhe Hollanda jo,
    fajin e ka Rame plehra or nuk po e kupto?
    ta tha cop Makron shkakun e JO-se vet,
    nuk japim PO per nje vend mbare ne kurbet,
    nuk japim PO anetar te Bashkimit Europian,
    per nje vend ne kembe per ti ikur atij vatan,
    ketu ka rene kolera, Edi Rama emrin e ka,
    ane e mbane nje popull komplet fukara,
    ekonomia shkaterruar, rinia vec largohet,
    me kete Ram zgjebs asgje nuk shpresohet,
    ja dhe negociatat me ne Europa nuk i hap,
    nga qeverisja degjeneruar e Ed Rames trap,
    me kot or Duke fajtor ne France sot po kerkon,
    fajtori eshte Ram pordha mos bej sikur s’kupton

  • PSE TA DUAN FRANCA E HOLANDA SHQYPNINE
    KUR ENVERISTET KOMANDOJNE EKONOMINE
    KUR PIRAMIDEN E ENVERIT DUAN TA RIPAROJNE
    XHELATET E ENVERIT ME MEDALJE I DEKOROJNE
    KUR HAJNI BASHKIM ULAJ VJEDH FONDE PUBLIKE
    ARTA MARKU FSHEH KRIMIN NE FORME TRAGJIKE
    KUR SAJE QORRI I TREGON GISHTIN DREJTESISE
    EDVIN DROGA I QIT MACRONIT PUTININ E RUSISE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *