Detaje nga takimi Rama-Mitsotakis sipas njoftimit të Qeverisë

Ornela

Kryeministria e Shqipërisë ka dhënë detaje mbi takimin e zhvilluar në Athinë midis Edi RamëS dhe homologut Kyriakos Mitsotakis.

Sipas njoftimit, Mitsotakis është pritur në një takim me frymë pozitive nga Kryeministri i Greqisë.

Rama ka theksuar në takim “se pavarësisht vendimit të Këshillit të BE-së, Shqipëria do të vazhdojë zbatimin e reformave me të njëjtën vendosmëri”.

Në të njëjtën kohë është në interesin e Shqipërisë po aq sa është në interesin e Greqisë fqinje, theksoi Rama, të diskutohen të gjitha çështjet me interes të përbashkët dhe të forcohet bashkëpunimi mes të dyja palëve.

Sa i përket qëndrimeve të mbajtura nga kryeministri grek, Kryeministria shqiptare njofton:

“Kyriakos Mitsotakis theksoi se Greqia mbështet prespektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për sa kohë këto vende përmbushën të gjitha kërkesat për anëtarësim. Më tej, ai mirëpriti angazhimin e palës shqiptare për të vazhduar punën me çështjet e pronave dhe të vetëdeklarimit/censusit, të cilat janë shqetësime për minoritetin grek në Shqipëri. Veç kësaj, Kryeministri grek theksoi se marrëveshja bilaterale për njohjen e ndërsjelltë të patentave do të kalojë së shpejti për miratim në parlamentin grek.”

Kryeministri i Shqipërisë ftoi Kryeministrin e Greqisë për të vizituar Shqipërinë në të ardhmen e afërt, ftesë të cilën ai e pranoi.

o.j/dita

Share This Article
7 Comments
  • Futja pordhes. Te gjitha rrena. Greket nuk kane votuar pro hapjes se negociatave fiks per te ku derten e atyre qe km grek paska thene me ramen. Tashti ose rre rama, ose ai greku sdi gje fare se cbejne te tijte ne EU.
    Pastaj, Rama se ka pyet fare pse sna e dhafe voten per Negociatat?

  • qeka dhe gent kaka aty??
    e ka kuptu dreçi se kan qen tu e zografu!
    sipas kësaj deklarate të zëdhënësit del që qekemi në rrugën e duhur!!tradhëtia nuk u promovua ashtu kot më kot!!
    promovimi i tradhëtisë bëhet për të maskuar tradhëtinë e re!!
    bravo dobiç burgajeti se hallall e ke për çfar po na bën!!
    kur ta marrim vesh ne idiotët shqiptarë!?
    do të na ket mbirë bari me kohë!!

  • “Pala greke është e kënaqur pasi po shënohet progres në plotësimin e kërkesave në drejtim të minoritetit”,po pala shqiptare ka ndonjë kërkesë dhe ka ndonë progres për minoritetin e saj Çam ,që edhe emrin e keni alergji t’ja dëgjoni ?…

  • Ju lutem rregulloni paragrafin e dyte ku shkruhet::

    Sipas njoftimit, Mitsotakis është pritur në një takim me frymë pozitive nga Kryeministri i Greqisë.

    ..fundja e zevendsoni me Ediramataqis….si bene mediat greke kur Ilir meta vizitoi greqine ne 2001 e quanin Ilia Metas

  • Për shkak të cektësisë dhe të lehtësisë me të cilat i merr dhe çështjet më të rëndësishme, Edi Rama përpiqet që në takimet e mëdha me homologët apo momentet kruciale për vendin, në vend që të shtrohet për të arritur diçka në favor të vendit, gjithë preokupimi i tij është që të duket si “specie” e veçantë mes të pranishmëve.

    Këto ka vepruar në takimet në Bruksel, Berlin apo Strasburg, me Merkel, Macron e liderë të tjerë të vendeve të BE, ku është paraqitur me atlete të bardha dhe kostum, apo dhe me brekushe në disa raste, duke “korrur” vëmendje, por duke arritur zero rezultate siç ndodhi me negociatat.

    Kështu ka ndodhur dhe ditën e sotme, teksa Rama më shumë ishte kujdesur për kombinimin e kravatës me kostumin dhe këpucët se sa për t’u përgatitur për takimin me kryeministrin grek.

    Kreu i qeverisë shqiptare gjendet në Athinë ku po merr pjesë në forumin ndërkombëtar euro-aram për dialog ekonomik dhe politik, një nismë e cila që prej vitit 2016 synon të identifikojë dhe promovojë interesat e përbashkëta të BE dhe vendeve të botës arabe.

    Edi Rama dhe homologu i tij grek Kyriakos Mitsotakis në kuadër të samitit patën një takim “për të shkrirë akujt”, sipas njoftimeve të mediave afër kryeministrit tonë, në të cilin Mitsotakis i foli në emër dhe me një ton miqësor Ramës.

    “Aaa, kravatë e bukur” i tha dhe qeshën, por që “ka qeshur mirë ai që ka qeshur i fundit”, pasi teksa kryeministri grek ka parë Ramën të bëjë “arushën Mira”, ia ka lënë “ëmbëlsirën” në fund.

    Mediat greke thonë se pala greke i ka kërkuar kreut të qeverisë shqiptare lëvizje konkrete, një plan masash për adaptimin e ligjeve që do të garantojnë të drejtën e pronës së minoritetit grek në Shqipëri dhe procesin e regjistrimit të parë, por ka paraqitur dhe shqetësime për pronën.

    Njëherësh, janë kërkuar dhe garanci për minoritetin bazuar në konventat ndërkombëtare dhe organizatat ndërkombëtare, dhe këto duhet të bëhen përpara vendimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE.

    Në kërkesat që bëhen më tej, bota ecën me axhendë bisedimesh jo si ne që kujdesemi vetëm për “lukun”, Ramës i është kërkuar vendosja në afate e bisedimeve për të risjellë në vëmendje çështjen e Marrëveshjes së Detit, e firmosur nga dy vendet më 2009 nga Basha dhe Bakojanos, dhe e çuar në Kushtetuese në Shqipëri, pas kërkesës së Ramës kur ishte në opozitë.

    Sipas medias greke, nëse Shqipëria nuk pranon këto dy çështje, Athina do të ketë veton e saj, jo vetëm në marrëdhëniet mes dy vendeve, por edhe në marrëdhëniet me BE.

    Rikthimi në axhendë i kësaj marrëveshjeje të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese me një votim 9 me 0, pasi cënonte tërësinë territoriale të vendit, do të fundosë përfundimisht përpjekjet e derisotme që Greqia të mos përfitojë asnjë copë territor me pa të drejtë, në kurriz të Shqipërisë

  • E ka njeri mendjen cfate po ndodh me Ramutin dfhe greket. Ky maskara duhet asgjesuar..
    Kushtetusja e ka hedhur poshte diksutimin e territoreve te Shqiperise, ndersa Ramuti ka hedhur poshte Kushtetuesen qe te shesi Shqiperine..
    Plerat duartrokasin me karrigen ne b..dhe shqipot rrine dhe bejne BE BE Be beeeeeee

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *