Se bashk’ me verën
Po ikën vapa
Zoti na ruajt
Ç’dimër vjen prapa
Dimri po vjen
Rro’ ta shikosh
Do dimërojmë
Me arkën bosh
Ç’na keni bërë
more Sali?
Thoje punojmë
Për Shqipëri
Sali na le
Pa asnjë lek
Qejfi ta ka
Skenarin grek
Sikur të bëhej
Ai skenar
Veten do hiqje
Si shpëtimtar
I ike hijes
Dole në dritë
Mendjen ke ndarë
T’bësh opozitë
Notin e bën
Në ujin vorbull
Ndaj dhe thërret
Ngrihu or popull!
Jemi mësuar
Të gjith’ me gara
Veç Gjermaninë
Kemi përpara.
Me gërdecarë
Nën një jelek
I shtyt’ ca vite
U bëtë me lekë.
Punët kurdisët
Mishi të piqet
Mbështollët hellin
Që të mos digjet.
Bërtisje fort
Me zë t’ariut
Ia jepni votën
Skënder-Saliut
Je zemërgjërë
Sali, t’ na rroç
Me qeverinë
Të bashkëpunoç.
Shpesh po na thonë
Ca dashamirë
T’merresh me të
Nuk bën hair
Nuk i dëgjojmë
Shoku Sali
Pa shkuar ti
Për Drejtësi
Këndoje këngën
Xhan’o Xhemile
Gjejeni vetë
Kush bën me hile.

duhet te ngrihemi ke shum te drjte xhaxhhi saliut spo i iken tymi drejte e nga te iki tymi drejte kur ne krye te qeverise eshte edi rama qe spo le hajdut perjashta po i fut nji e nga nji kete frik ka edhe xhaxhi sali po mos ki merak o sali se e ka radhen zoti njazi me vone edhe ristani pastaj ti o sali kapedani