Ditën e sotme të gjitha prokuroritë në vend, përfshirë dhe atë të Krimeve të Rënda, duhet të dorëzojnë një relacion ku të shprehen se sa është numri i dosjeve që do të duhet të kalojnë për kompetencë te SPAK.
Po ashtu duhet të jepen detaje mbi karakterin e çështjeve, numrin e të proceduarve, etj.
Pra sot pritet që të nisë puna për të përzgjedhur dosjet që do kalojnë te Prokuroria e Posaçme.
Me shumë vëmendje shihen dosjet që do të dorëzojë Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila do shkrihet.
Sipas të dhënave paraprake janë 1.500 procedime penale në total, nga të cilat 900 hetime pasurore, të cilat do i kalojnë SPAK.
o.j/dita
