Ushtria amerikane ka publikuar pamjet e para të bastisjes në Sirinë veriore në të cilën u vra udhëheqësi i grupit të Shtetit Islamik (IS), Abu Bakr al-Bagdadi.
Ne videon e publikuar nga mediat e huaja duken trupat që gjuanin ndërsa i drejtoheshin kompleksit ku Abu Bakr al-Bagdadi ishte fshehur.
Bagdadi u arratis në një tunel dhe vrau veten duke shpërthyer një jelek vetëvrasës. Nderkohe qe pas bastisjes kompleksi u shkatërrua me municione.
Kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së, Gjeneral Kenneth McKenzie, tha se ndërtesat e shkatërruara tashmë duken si një parking me gropa gjigande.
“Ai u zvarrit në një tunel me dy fëmijë të vegjël dhe hodhi veten në erë ndërsa njerëzit e tij qëndruan në tokë.” tha McKenzie para një konference për shtyp në Pentagon.
Gjenerali McKenzie tha se dy fëmijë kishin vdekur me Bagdadi në tunel – jo tre siç ishte raportuar më parë.
Ai gjithashtu tha se nuk mund të konfirmojë përshkrimin qe beri Presidenti Donald Trump per vdekjen duke qare te Bagdadit.
“Unë nuk jam në gjendje të konfirmoj asgjë tjetër në lidhje me sekondat e tij të fundit”- tha ai, duke shtuar “Unë dua ta sqaroj se megjithë presionin e lartë dhe natyrën speciale te këtij sulmi, u bë çdo përpjekje për të shmangur viktimat civile dhe për të mbrojtur fëmijët që ne dyshonim se do të ishin në kompleks”.






o.j/dita

” Nderkohe qe pas bastisjes kompleksi u shkatërrua me municione.”
të zest ne për gazekarinë që kemi!