Kura me sherebelë dhe limon, e jashtëzakonshme për trupin tuaj

Ornela

Sherebela konsiderohet si një bimë mjekësore shumë e rëndësishme. Ajo gjendet me bollëk në malësitë e veriut dhe të jugut. Shqipëria ka sasi aq të madhe sherbele sa që një pjesë e konsiderueshme edhe eksportohet kryesisht në vendet e Evropës perëndimore.

Vlerat e sherebelës në organizëm

• Është shumë e pasur me antioskidantë
• Përmban shumë vitamina dhe minerale
• Mirëmban shëndetin dentar
• Ul nivelin e sheqerit në gjak
• Ndihmon funksionet e trurit
• Ul nivelin e koleterolit në gjak
• Mbron kundër sëmundjeve kronike

Kombinimi i sherebelës me limon si ndikon në organizëm?

Kombinimi i sherebelës me lëngun e limonit ka aftësi të pastruar toksinat në organizëm. Toksinat dëmtojnë organet dhe gjakun duke shkaktuar probleme serioze dhe me periudha afatgjatë.

Përgatitja e kurës

Mjafton të përzieni 250 ml ujë, dy lugë gjelle limon dhe dy lugë gjelle lëng sherbele e pak piper të zi. Përzieni përbërësit mirë dhe pijeni, kura pastruese përbëhet nga 8-10 gota lëng në ditë.

Rekomandohet që kjo kurë të bëhet një herë në javë por ka edhe shumë njerëz që e mbajnë këtë regjim drastik në 3-4 ditë.

Ky lëng mund t’ju ndihmojë dhe të humbisni peshë.

Ekspertët këshillojnë që personat që dëshirojnë që ta përdorin këtë kurë duhet të tregojnë kujdes, pasi konsumimi i lëngut mund t’ju shkaktojë ulje të tensionit të gjakut dhe humbje ndjenjash.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • RECETE KOTI,.. POR FARE..,FARE..,FAAAAARE…KOTI.
    — Uje duhet i ftot apo i ngrot.
    — LENGU SHerebeles si perfitohet, nga zjerja e gjetheve , mbajtja ne uje te nxete apo te ftote, sasi a e sherebeles qe perdoret per kete leng. Sherebela shtrydhet gjete e njome apo e thate ….etjera e tjera pyetje…??????????????????????//

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *