Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca deklaroi sot se e ashtuquajtura “paketë anti shpifje” e qeverisë Rama mund të çojë në efekte negative të lirisë së shprehjes.
“Më lejoni t’ju sjell në vëmendje iniciativat e qeverisë për të ndryshuar legjislacionin e shërbimeve mediatike. BE ka kërkuar që këto iniciativa të jenë në përputhje të plotë me shërbimet mediatike dhe audiovizuale të KE dhe me direktivat për tregtinë elektronike.
Ne shikojmë versione të reja për të trajtuar disa nga këto shqetësime por më lejoni të them që kjo nuk mjafton.
Përpjekja për përputhshmëri të plotë të këtyre ndryshimeve me lirinë e shprehjes duhet të vazhdojë.
KE ndan shqetësimin me organizata të tjera ndërkombëtare lidhur me mungesën e sigurisë ligjore dhe me zgjerimin e gamës së kompetencës dhe përgjegjësive të AMA për të përfshirë rregullimin mediatik online.
Ne jemi të mendimit që mund të çojë në efekte negative të lirisë së shprehjes. Kur vjen puna tek trajtimi i çështjeve si keqinformimi KE rekomandon qasje më pak të ashpra dhe të bazuara tek vetërregullimi i këtyre çështjeve brenda komunitetit të vetë gazetarëve“, tha Soreca gjatë një takimi për mediat.
o.j/dita

Kudo ku nuk ekziston disiplinimi gjendet anarshia.
popullin nuk duhet trazuar.Sepse ruan potencial urogan te cuditshem nese mediet i japni rruge te gabuar.
Nese vendimi iu shqeteson per lirin e mediave.Gazetaret te japin informacion te sakta.Jo genjeshtra per sensacion.Liria demokratike duht te disiplinoje lirin e mediave.E domosdoshme vendosje norme demokratike per informatoret ne media.
Une nuk e kuptoj kete lirine e shprehjes qe permendet vazhdimisht! Pse , te genjesh, disinformosh dhe çpifesh, eshte liri shprehje? Po nga nje genjeshter mund te hedhesh ne lufte dy njerez, apo dhe dy shtete; nga nje çpifje po ashtu, nga nje disinformim, merr rruge tjeter drejtesia. Prandaj mua me duket e qellimshme per te pasur rremuja qe kjo lloj liri eshte çthurje.