KQZ i heq mandatin kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku

Ornela

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të shkarkojë kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku

Të pestë anëtarët e KQZ kanë votuar në unanimitet për ti hequr mandatin Kajmakut.

Pas vendimit të marrë, kryetari i KQZ, Klement Zguri tha se ky vendim duhet t’i komunikohet mazhorancës dhe më pas të botohet në fletoren zyrtare.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim brenda 45 ditëve në Gjykatën Administrative.

Kajmaku ka përdorur emrin Jorgo Toto në Greqi, me të cilin është arrestuar në Greqi, para se të arratisej nga drejtësia greke në vitin 2004.

Vepra penale për të cilën Kajmaku është akuzuar në Greqi, përdorimi i monedhave të falsifikuara, nuk përfshihet në listën e veprave penale që e ndalojnë një person të garojë për poste publike në Shqipëri, por mosdeklarimi i këtij fakti përbën njëkohësisht arsye për shkarkimin e tij nga detyra dhe vepër penale “falsifikim dokumentesh”.

Kajmaku është kryebashkiaku i dytë i zgjedhjeve të 30 qershorit që kapet nga ligji i Dekriminalizimit.

Më herët, i zgjedhuri si kryebashkiak i Shkodrës, Valdrin Pjetri, u detyrua të tërhiqet nga marrja e mandatit për shkak se iu zbulua një arrestim në Itali për trafik droge.

Para se të tërhiqej, Pjetri e pati konsideruar akuzën si “baltosje”, duke huazuar një term të shumëpërdorur nga të rilindur të tjerë si ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi, i cili u shkarkua gjithashtu si pasojë e ligjit të dekriminalizimit.

Edhe një kryebashkiak i tretë i 30 qershorit, Mark Babani, aludohet se është arrestuar në Sicili për vjedhje makinash.

Babani ka mohuar akuzat duke paralajmëruar edhe një denoncim penal për shpifje.

Fati i qeverisjes së bashkive Shkodër dhe Vorë pas kësaj mbetet i paqartë.

Nën procedura normale, Presidenti i Republikës duhet të shpallë zgjedhje të parakohshme për kryebashkiak.

Por Presidenca nuk njeh si të ligjshme zgjedhjet e 30 qershorit dhe ka deklaruar se nuk ka në plan të shpallë zgjedhje të parakohshme.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • po s´kryiminelet sali rrahma beerisha ilyer rrexhep muti
    e irakiani,
    me pashaport shqiptare dhe hollanndeze al bashah ,

    perse nuk arrestohen per shperdorim te posteve te larta te shtetit ,
    zhduken thesaret e shtetit ,
    vrane shqiptaret ,
    sabotua tee ardhmeen e shqiptareve ,
    degjerua gjithcka shqiptare
    i dhane shoqerise shqiptare syrratin e tyre te peshtire
    prej kafshe shpelle ,

    per kta , perse uk fuxionon Ligji e Shqiperi ?

    Bild shkruajti gjate per korrupsionin po per kryekrimielet islamistee e kriminelet atiDemokratike

    perse nuk tregoj interes ?

    E do Bota dhe Europa Shqiperine me te tille pseudopolitikane

    te korruptuar ,
    kriminnele qe nxisin krimin ne shoqeri,
    me shembujt e tyre Personal ne Politiken Shqiptare ,

    e dua Shqiperine me te tille turinj kasfhesh Diktatoriale ,
    e ee islamiste ????

    Perse kultivo Diktatore e kriminele islamiste ne Shqiperi

    Europa derkohe qe kjo poshtersi njerezore ,bie ndesh
    me Pricipet e Kulturen e qyterimit e vlerave Europiane ?

    c’eshte kjo Politike Europiae me disa Srandarte ?
    Perse kultivohen kriminele e terroriste islamik ga Europa e Shqiperi ?

    dIKUSH DUHET TI BEJE KTO PYETJE JOVETEM GAZETES BILD
    POR EDHE PARLAMENTIT EUROPIANE
    PER TI TREGUAR ATYRE

    SURRATIN EE VERTETE TE KRIMIELEVE TEE L´KSAJ BOTE

    • Tani qe ta marresh vesh mire ti analfabet me siper, Berishes i tha “timonieri” ta gezoje pensionin, ndersa me keta te tjeret do merret ” Drejtesia”. Ka Institucione Shqiperia tha ” lideri global “.Sa per islamiste dhe janulliste, keto pyetje drejtoja ” gjigandit” me gjyshe nga Venedigu dhe shoke te ngushte Erdogan dhe Micotaq.Gazeta Bild nuk merret me Shqiperine, qe pas padise se ” Skenderbeut”. I ka hyre frika deri ne palce.

      • Nga qe ka shume tipa verdalle si puna e atij analfabetit “sh mire” me lart, ky vend do mbetet rrumpalle edhe per nja 100 vite te tjera miku im

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *