Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe sot para shtatores së heroit Zahir Pajaziti në ditëlindjen e tij.
Para mediave, Haradinaj ka folur edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve, ku ka përmendur përsëri përveç presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku.
“Plot zyrtarë të Kosovës që janë rreshtuar pro ndarjes në emër të shkëmbimit të territoreve kanë bërë gabim të madh, qoftë Vlora, presidenti Thaçi, kryeministri Rama dhe të tjerë”, ka thënë Haradinaj.
“Ky gabim nuk ua ndalon atyre që në situata tjera t’i shërbejnë vendit. Nuk është e ndaluar. Por kanë qenë pjesë e kampanjës për ndarje përmes shkëmbimit të territoreve, tha Haradinaj
o.j/dita

Ky po flet andrra provo pa ndihmën e KFOR të ecës shlirë në veri të Kos. ai de fakto mbetet i ndarë edhe juridikisht bile por ma e rrezikshme që ky nuk e thotë janë enklavat brenda Kosove Graqanica 5 km. largë Pr. aty është një Nagorni Karabah kush krijoi enklavat ate ta thotë ky daia nëse vërtetë don me qenë i ndershëm për këto probleme
l