“Policia, e implikuar në trafikun e klandestinëve, ka që në 2008, sot është bërë si agjenci turistike”

J L

Gazetari Artan Hoxha deklaroi se grupet e trafikut të klandestinëve drejt Anglisë sot është i organizuar dhe me mbështetje te policia, e cila ka qenë e implikuar aty prej shumë vitesh.

Sipas Hoxhës, para liberalizimit të vizave trafikun e bënte policia e cila ishte 100% e implikuar, ndërsa sot  ajo funksionon si agjencitë turistike.

“Ne deri vonë kemi besuar se më shumë shqiptarë ka në Greqi, por më shumë me dokumente janë në Itali, sot kemi 485 me letra në Itali, 460 mijë në Greqi, vendi i tretë ishte Gjermania, pastaj Britania, ndërsa në Kanada ishin 70 mijë.

Para liberalizimit të vizave në 2008 trafikun e bënte policia, ishte e implikuar 100%. Aktualisht kemi një trafik të organizuar.

Anglia ka një problem shumë të madh, pasi shqiptarët janë me dokumente kosovare. Tani ka filluar një verifikim, ndërsa përfitojnë amnisti vetëm 18-vjeçarët. Megjithatë ka një panik te shqiptarët, pasi edhe mund të dënohesh për mashtrim”, tha Hoxha.

j.l. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *