Janë mësuar emrat e dy shqiptarëve të arrestuar në Greqi gjatë ditës së djeshme me një sasi prej 104 kg kokainë të një cilësie të lartë.
Dy të arrestuarit shqiptarë janë Erjon Metkaj, 40 vjeç dhe Jonid Billa, 33-vjeçar.
Ky i fundit është ish-oficer i Marinës shqiptare.
Në mars 2013, Billa, i diplomuar në Turqi, është liruar nga detyra.
Ai ka vazhduar me aktivitet privat sërish në fushën e marinës.
Po ashtu në këtë operacion u arrestua edhe një kroat i quajtur Anta Bilic.
Arrestimet u kryen në një banesë në Attica.
Kokaina ishte e fshehur në një enë me rërë, në furrën e gatimit dhe poshtë dyshekut.
Po ashtu policia gjeti në apartament një shumë prej 828 mijë euro.
Për këtë operacion ka reaguar edhe ministri Michalis Chrysohoidis i cili ka përgëzuar forcat e policisë për finalizimin e këtij operacioni.
Sipas mediave greke gjatë arrestimit njëri prej shqiptarëve u ka thënë policëve: ‘Bravo më kapët’!
n.s. / dita

O gazetar analfabet , shkruaj shqip.
Emri i ministrit grek shkruhet kështu “Mihalis Hrisohoidhis”
Mjaft e bastarduat gjuhën tonë.