E veshur me të zeza, nëna e Andi Malokut vë kujën në spital: Po jep shpirt për 300 mijë lekë. Polici e nxjerr jashtë prej krahu

Nela

Ky është momenti kur nëna e Andi Malokut, shoferit të prokurorit Arjan Ndoja që mbeti i plagosur në atentatin me armë zjarri te mbikalimi i Shkozetit, mbërrin te spitali i Traumës.

30 vjeçari po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. E ëma e Malokut nuk është lejuar të futet brenda, çka ka sjellë dhe irritim të familjarëve.

Ata thonë se djali i tyre po jep jetën për një rrogë 30.000 si shofer. Pas shumë debateve, nëna e Malokut është lejuar të futet brenda.

Ndërkohë prokurori Ndoja dhe Aleksandër Laho, gjithashtu të plagosur në atentat, po marrin trajtim në spitalin e Durrësit.

Atentati ndodhi pasditen e sotme teksa prokurori Arjan Ndoja  po udhëtonte me dy persona të tjerë në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit.

n.s. / dita

Share This Article
7 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *