Një prift kosovar në Zvicër, nën hetim për përdhunim

anazapta

Një 22-vjeçare nga Zvicra, ka denoncuar priftin shqiptar, me origjinë kosovare, për përdhunim.

Ngjarja ka ndodhur më 26 janar të vitit 2009, kur vajza ishte 17-vjeçe. Pas katër vjetësh, Maria tregon fakte nga përdhunimi.

Mediat zvicerane shkruajnë se provë e fortë e prokurorisë është një sasi fotografish, ku protagonistë janë prifti shqiptar me inicialet P.A dhe vajza e mitur Maria K nga Luzern-i i Zvicrës.

Në denoncimin e bërë, vajza thotë se pasi u abuzua seksualisht nga prifti, po përjeton traumë të vazhdueshme nga ajo që ka pësuar.

Maria thotë se e njohu priftin kur ai erdhi në Basel në krye të një misioni kishtar në Zvicër dhe u afrua me të.

“Ai ishte pastor dhe unë kisha besim tek ai. Kurrë nuk e mendoja që do të abuzonte me mua”, -ka thënë Maria për gazetën “Blick”. / Telegrafi

“Prifti qeshi me mua kur ai e kuptoi se unë isha ende e virgjër. Dhe pas përdhunimit, më dha 200 franga në dorë e më tha: ‘Fshije nga mendja këtë që ndodhi’, -ka deklaruar 22-vjeçarja.

Çështja ka kaluar në gjykatën e Baselit në Zvicër dhe po shqyrtohen provat që prokuroria ka grumbulluar për të pandehurin.

Në gjykatë, pastori e ka pranuar pjesërisht akuzën e ngritur ndaj tij dhe është dënuar me gjobë 1700 franga zvicerane.

Share This Article
6 Comments
  • Morali kishtare prej kohesh ka mbaruar.Kjo e detyroi edhe papen ne vatikan te jape dorheqjen. Ket nuk kane fare bese dhe si te tille kete nuk duhet te denohen me gjobe pore me burge te perjetshem. Kjo vajze ka marre guximin dhe ka treguar , pore sa vjaza te tjer do te jen te perdhunuera dhe nuke tregojne.
    E ku eshte besimi teke keta palo prifte.!

    • Askush nuk ka thënë që priftërinjtë janë të shenjtë. Janë njerëz,në fund të fundit. Besimi nuk qëndron tek prifti.
      Nëse në shkollë keni adhuruar mësuesin kur ju ka shpjeguar teorinë e relativitetit, -ky është gabimi juaj.Sepse meritën nuk e ka mësuesi, por Ajnshtajni…

  • ma mire PRIFTI SHQIPTAR qe i ka pipure dikujte sesa HOXHOLLARVE qe po ju HYP TURQIJA e SERBIJA dhe ju grahe si GOMARVE.pra prifti eshte FITUES.

  • Po nuk e kuptoj pse ja fshini fytyren,ai duhet kalbur ne burg,hiqni dore nga kishat dhe xhamijat jane cerdhje maskarenjsh qe duan te jetojne me djersen e fukarenjve.

  • Ky nuk ka ndere,fytyre as dinjitet ky laraman eshte don Mikel Sopi i cili ka sherbye ne kisha te Kosoves,ku nje zot e din mesa femije ka abuzuar,sa minoreneve ua ka shkatrrua jeten.Gabimi me i madh i Kishes katolike eshte perpjekja per ti mbuluar keto krime te ndyra,per ti fshehur keto akte te turpshme.me siguri po te mos kishte qene drtejtesia Zvicrane ky do te kthehej ne
    Kosove a Shqiperi dhe do vazhdonte me veprimet e tija makaber.Nuk gje me te tmerrshme se sa te shkatrrosh jeten femijeve per te knaqe epshet shtazarake aq me teper kur per kete shfrytezon petkun e shenjte te meshtarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *