Censusi i popullsisë në 2020, gjoba nëse nuk përgjigjeni

J L

Në vitin 2020 do të fillojë rinumërimi i popullsisë dhe të banesave në vend.

Censusi ri nis tetorin e vitit të ardhshëm dhe do të zgjasë dy muaj me një kosto prej rreth 16 milionë euro.

Drejtoresha e Statistikave Sociale, Majlinda Nesturi tha se do të ketë ndryshime në mënyrën se si do të mblidhen të dhënat dhe ato do të jenë më cilësore.

“Nga mënyra e kryerjes janë të njëjtë, por mënyra se si do të mblidhen të dhënat ndryshon. Në censi e vitin 2011 të dhënat janë mbledhur me pyetësor letër ndërkohë që këtë vit INSTAT për mbledhjen e të dhënave të popullsisë dhe banesave do të përdorë formën elektronike, pra do të përdorim tabletë në mbledhjen e të dhënave. Kjo mënyrë e re e mbledhjes së të dhënave do të na sigurojë një cilësi më të mirë të mbledhjes së informacionit nga anketuesi”, u shpreh Nesturi.

Pyetjet e përgatitura për qytetarët do të zbulojnë jo vetëm lëvizjen demografike të saj, por edhe nivelin arsimor, ekonomik dhe social.

Sipas drejtoreshës Nesturi do të kërkohen të informacionet më të detajuara nga çdo familje dhe shtetas shqiptar ndër to edhe të dhëna personale.

“Pyetjet thelbësore janë të detyrueshme për të qenë në një pyetësor censi sepse ato sigurojnë një krahasueshmëri jo vetëm ndërmjet censeve në një vend por gjithashtu midis vendeve të tjera. Janë mosha është gjinia, është vendlindja, shtetësia, vendbanimi i zakonshëm, statusi martesor, disa çështje të punësimit, pra statusit në punësim, në arsim. Pra këto janë të gjitha karakteristikat bazë që ne i duam për popullsinë. Pra censi ne do të na japë një fotografi të popullsisë banuese në vend dhe në këtë popullsi e duam edhe sipas karakteristikave të tyre bazë, sociale dhe demografike”, tha ajo.

Drejtoresha e Statistikave Sociale ka theksuar po ashtu se pyetjet e ndjeshme si etnia dhe besimi fetar do të jetë me vetëdeklarim, ku qytetarët kanë të drejtë edhe të mos përgjigjen.

“Vetëm këto dy pyetje në pyetësor kanë alternativën preferoj të mos përgjigjen. Ndërkohë të gjitha pyetjet e tjera janë të detyrueshme. Të gjithë individët banorët e zakonshëm në Shqipëri në momentin e censit duhet t’i përgjigjen”, u shpreh drejtoresha.

Ndërkohë mund të zbatohen edhe gjob në rast se refuzohet përgjigjia ndaj pyetjeve të detyrueshme.

Censusi i fundit është zhvilluar në vitin 2011, ku rezultoi se popullsia banuese ishte 2,821,977, me një rënie prej 8%, nga Censusi 2001.

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • Nuk eshte regjistrim i popullsise, se kete fare mire mund ta bejne te gjithe kryepleqte e fshatrave dhe lagjeve ne qytet.
    Eshte inventarizim fizik i njerezve, kafsheve, ndertesave, teknologjise, arsimimit, punesimit, shendetit, i vlerave sociale dhe ekonomike.
    Realizohet cdo 10 vjet.
    Ne Shqiperi eshte realizuar edhe ne kohen e Zogut dhe Enver Hoxhes, por me nje pyetesor te thjeshte ne pershtatje me kohen.

  • Nga gjithe sa thote kjo zonje , piken me te ndjeshme nevralgjike , ate te vetdeklarimit te kombesise , na i paraqet si nje vogelsi pa peshe ! Duket pra se Edi Rama i eshte neneshtruar presionit te hijenave greke , per te cilat “Kali i Trojes” ,kolonel Janullaqisi ka 30 vjet qe po shkrihet si qiriri , per helenizimin e shqiptareve ne mase . Me sa tru ne koke , u lihet njerezve te deklarojne kombesine simbas deshires se tyre ?! Shtetesia dihet , eshte e dokumentuar dhe mund te ndryshohet , por kombesia lind bashke me njeiun dhe e ndjek ate gjithe jeten , pra e pa ndryshueshme . A e mendoni se sa mund te abuzohet ne kete drejtim nga makutet e pa fytyre greke ? Nje prind i pa pergjegjshem , i shitur e blere per nje thes miell , e nen presione te pa numurta nga shteti mesjetar bizantin grek , qe kane thyer k/ministrin , presidentin e kreret partiake , si te mos thyejne nje njeri te thjeshte , ne nje shtet pa shtet , sic jemi ne ?! Po femijet e ketyre te vetdeklaruarve a nuk futen ne thesin absurd te “miellit” te marre falas nga babai ?! Keto jane idjotesira teper te renda te pa ndreqeshme e te pa faleshme , qe u tolerojne hijenave greke , duke u dhene ne dore dokumenta false , per t`i perdorur ne te ardhmen kunder shtetit shqiptar qe po zbehet nga dita ne dite ? Kjo perben nje akt edhe me te rende antikombetar , se sa krimi i vorrezave te ushtareve te vrare greke , por me eshtra te shqiptareve . Politikanet tane , bandite te vertete , po vihen hapur kunder ketij populli e shteti , per intreresat e tyre banale te ruajtjes se pushtetit , qofte edhe 5 dite me shume . Ndaj , per ta eshte fare , fare denim i bute VARJA .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *