“Tërmet” në burgje, ndryshohen të gjithë shefat e Policisë

J L

Ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj ka bërë ndryshime rrënjësore në burgjet në vend.

Burime pranë ministrisë së Drejtësisë bëjnë me dije se Gjonaj ka ndryshuar të gjithë shefat e Policisë së burgjeve.

Mësohet se kjo rrokadë vjen me qëllimin për të rritur sigurinë në burgje dhe shtrëngimin e masave.

Ndërkohë të gjithë të larguarit do zëvendësohen me të tjerë.

Ditë më parë, ministrja Gjonaj u bë protagoniste me emërimin e drejtorit të burgut në Vlorë, Egon Velaj, edhe pse të cilin e kishte shkarkuar nga posti i drejtori të Aluiznit në Vlorë për abuzim me detyrën.

Por kjo nuk zgjati shumë pasi disa ditë më pas, Velaj do të dënohej nga gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me 6 muaj burg.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *