Fshihej në një pallat tek “Ali Demi”, arrestohet “i rrezikshmi” i Vlorës

J L

Policia e Tiranës ka arrestuar një person me rrezikshmëri shoqërore, i cili ishte shpallur në kërkim për “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Në pranga ka rënë 29-vjeçari Taulant Manaj, lindur dhe banues në Vlorë.

Ai është kapur nga policia e kryeqytetit, teksa fshihej në një pallat në lagjen “Ali Demi”.

Taulant Manaj, i cili njihet edhe me emrin Taulant Beqiraj, ishte përfshirë në shkurt të 2018-ës në një konflikt me armë mes dy bandave në Vlorë, por ishte lënë i lirë nga gjykata, duke caktuar masën “arrest shtëpie”.

Në qershor të 2018-ës, ai kishte thyer masën e arrestit në shtëpi, ndaj dhe u arrestua nga policia, teksa qarkullonte në Vlorë me armë zjarri pa leje. Edhe pse u arrestua për herë të dytë, ai u la sërish në “arrest shtëpie”.

Ndërkohë, në shtator të vitit 2018, Gjykata e Vlorës vendosi ta rikthejë në burg Taulant Manajn, por i riu arriti t’i arratisej policisë dhe të shpëtonte sërish nga drejtësia.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Ky nuk eshte i rrezikshem fare Me i rrezikshem eshte gjykatesi qe e ka lene te lire. Por me ata nuk merret kush. Me kollaj eshte te shajme Makronin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *