Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Durrës.
Trupi i pajetë i një vajze të re është nxjerrë nga deti.
Shkaku i mbytjes apo identiteti i saj nuk janë bërë të ditur.
E reja është gjetur e mbytur pranë Pistës “Kosova”.
Mësohet se vajza e mbytur është rreth moshës 25-30 vjeç.
Policia kufitare ka bërë të mundur nxjerrjen e trupit të vajzës dhe nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Po punohet për identifikimin e trupit të pajetë.
j.l./ dita
