700 studentë më pak se viti i kaluar, Xhelaj: Në 15 degë s’ka pasur regjistrime

Nela
epa07228252 Albanian students protest in front of the Albanian Parliament in Tirana, Albania, 13 December 2018. Reports state that the students are demanding lower student fees, an increase in the budget for the public universities and the improvement of the conditions of dormitories.This is the ninth day that the studens havet protested after Prime Minister Edi Rama refused to fulfill their demands. EPA/MALTON DIBRA

Rreth 21 400 maturantë janë regjistruar në Universitet për vitin akademik 2019-2020.

Krahasuar me vitin e kaluar  ku u regjistruan rreth 22 100 maturant ka një rënie me rreth 700 maturantë më pak.

Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj u shpreh se janë 15 degë  ku nuk ka pasur regjistrime.

“Ka një rënie të lehtë në disa programe studimi. Ka disa universitete në rrethe që janë rreth 50%  dhe pak më ulët. Kjo do të bëjë që këto universitete të rishikojnë planin e tyre kurikular, ofertën akademike. Janë rreth 15 degë që nuk kanë regjistrime”- u shpreh Kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar

Në krahasim me vitin e kaluar rritje këtë vit ka pësuar arsimi profesional 2 vjecar.

“Arsimi profesional 2-vjeçar ka arritur  shifrat 7.7% që është dhe kjo një rritje cilësore, gati me rreth 2% krahasuar me vjet. Degët kryesore ato që kanë qenë edhe degët trend le të themi të këtij viti, ku pritet edhe punësim më i madh, janë ezauruar në masën 100%. Degë si për shembull, degët e teknologjisë së informacionit, infermieria, degë të mjekësisë. Edhe mësuesia në total ka një ecje relativisht të mirë”-tha Arjan Xhelaj

Në universitetet në Shqipëri nuk i ofrohet mundësi studentëve të huaj për të kryer studimet, kjo prej faktit që nuk ka asnjë program në gjuhën angleze apo në gjuhë të huaj.

“Një nga problemet që mbase lidhet dhe me gjuhen shqipe që është një gjuhë e  vështirë, dhe oferta akademike e universiteteve është vetëm në gjuhën shqipe  nuk është se kemi program studimi në gjuhë angleze dhe në gjuhë të huaj. Ne kemi student të trojeve, shqiptar të treva shqiptare , Kosovë, Preshevë, Maqedoni, Mal i Zi, ku universitete publike dhe ato private shqiptare përcaktojnë një numër të caktuar kuotash për tu akomoduar ose për të filluar studimet ky grup studentësh”-u shpreh Arjan Xhelaj

Të gjithë studentët e bachelorit e kanë nisur vitin akademik 2019-2020,  pritet që studentët e masterit të nisin procesin mësimor në nëntor.

n.s. / dita

Share This Article
2 Comments
  • Vitin tjeter po keshtu, edhe me pas po keshtu, pra nje progresion zbrites qe ka per ta kandisur Shqiperine e pasur, me nje popullsi qe sipas parashikimeve te atyre qe merren me to, pas 50 vjetesh do perfundoje me numrin 900 mije aq sa popullsia e v.1939. Atehere me te drejte sternipi i Zogut do te kerkoje te vendose kuroren e stergjyshit. Ky do te ishte finalizimi i Demokracise se imponuar ne fillim te viteve 90-te.
    Paksimimi ne rrokopuje i numrit te studenteve eshte fatkeqesi kombetare, pasuese e shume fatkeqesive te tjera qe pesoi Shqiperia, qytetaret e Saj. Por kurre nuk do te dakortesohesha me veprimin e plotesimit te fakulteteve dhe auditoreve me shtimin e “universiteteve” alla HenriCili apo duke u shtuar me kontigjentin e maturanteve me rezultate te dobeta dhe te pamerituara ne mesime. Eshte ky kontigjent te rrinjsh qe politika e mbrapsht e Saliut do te kerkoje ta cfrytezoje per te shtuar rradhet e militanteve ( te rralluar ndjeshem) me gjak te ri.
    Megjithe premtimet djallezore qe po bejne Salinjte, edhe sikur te ringjallin universitetet qe u mbyllen, edhe sikur te mbushin auditoret me ngelsat, perseri numri i studenteve do te vij ne zbritje, sepse ne zbritje eshte edhe nr,i banoreve te Shqiperise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *